AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Adoleshentët dhe të rinjtë, të shqetësuar nga pasojat e ndryshimeve klimatike

Një anketim i organizatës World Vision në Shqipëri tregon se fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike dhe pasojave, kryesisht në jetën e grupeve vulnerabël.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
16:43 | 14/10/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pasojat e ndryshimeve klimatike ndikojnë në biodiversitet dhe në jetën e përditshme të njerëzve. Foto: Nensi Bogdani.

Në një studim të kryer nga World Vision Albania me 315 fëmijë, adoleshentë dhe të rinj të moshave 8-24 vjeç nga gjashtë zona të Shqipërisë ku operon kjo organizatë, u evidentuan perceptimet e grupeve të intervistuara mbi fenomenin e ndryshimeve klimatike dhe njohuritë mbi shkaqet dhe pasojat e mundshme në jetën e përditshme e deri tek fatkeqësitë natyrore.

Gjetjet e studimit tregojnë se fëmijët kanë më pak njohuri dhe janë më pak të ndërgjegjësuar mbi pasojat e ndryshimeve klimatike, ndërsa adoleshentët dhe të rinjtë shprehen të alarmuar.

“34% e fëmijëve shprehen të shqetësuar për ndryshimet klimatike, teksa 50% e adoleshentëve dhe 52% e të rinjve shprehen të alarmuar mbi pasojat që ndryshimet klimatike mund të kenë në jetën e tyre të përditshme,” thuhet në studim.

Shqipëria është një nga vendet e rajonit të Ballkanit që rrezikon të preket më shumë nga ndryshimet klimatike dhe që pesëmbëdhjetë vitet e fundit ka patur një rritje të temperaturave mesatare vjetore me 1°C, si edhe shtim të zjarreve, përmbytjeve dhe stuhive.

Të gjitha grupet, si fëmijët, adoleshentët ashtu edhe të rinjtë i pranojnë pasojat shkatërrimtare në sferën sociale dhe mjedisore të ndryshimeve klimatike, duke identifikuar si pasoja kryesore sëmundjet, kequshqyerjen, shëndetin mendor dhe prishjen e tokës.

“Temperaturat e larta, valët e të nxehtit ekstrem dhe rritja e temperaturave të natës ndikojnë në shëndetin e grupeve vulnerabël”, citon raporti mbi pasojat në shëndet.

Me rritjen e moshës ndryshon edhe kompleksiteti i perceptimit të fëmijëve e adoleshentëve mbi katalizatorët e ndryshimeve klimatike.

Pjesa më e madhe e fëmijëve identifikojnë incenerimin e mbetjeve dhe nxehtësinë (82.6%) si shkaqet kryesore që çojnë në ndryshimet klimatike, ndërsa adoleshentët (91.6%) dhe të rinjtë (92.2%) shohin sektorin industrial si kontribuesin kryesor në këtë fenomen.

“Njerëzit po e lëndojnë natyrën duke mos ditur se ku i hedhin plehrat”, u shpreh një prej 11-vjeçarëve të intervistuar gjatë kryerjes së studimit.

Edhe pse në vitin 2020 Shqipëria nxori një ligj mbi ndryshimet klimatike ku një ndër objektivat ishte reduktimi i gazrave serrë, nivelet e ndotjes mbeten akoma shqetësuese.

Të treja grupet – fëmijë, adoleshentë, e të rinj – pranojnë rëndësinë e hapave që mund të ndihmojnë në uljen e impaktit mbi ndryshimet klimatike, të tilla si riciklimi, konsumi i moderuar i ujit, reduktimi i përdorimit të plastikës, ecja/çiklizmi, etj.

Studimi i World Vision gjithashtu thekson se pasojat e ndryshimeve klimatike nuk mbeten vetëm në sferën ekologjike, por ato prekin edhe dimensionin psikologjik. Nga gjetjet duket se adoleshentët dhe të rinjtë mendojnë se organizatat jo-fitimprurëse janë thelbësore në adresimin e ndryshimeve klimatike, duke i parë ato si ura lidhëse me politikat që duhet të ndërmarrë qeveria në lidhje me parandalimin e pasojave shkatërruese që sjellin këto ndryshime.

 

Etiketa: adoleshentëKonsumiLigjNdryshimet klimatikepasojaQeveriaRaportiSHshqipShqipëriaURAWorld Vision Albania
I mëparshmi

Konfiskohen pasuritë e të akuzuarit për krim të organizuar në Çeki

Tjetri

Xhiroja e Evropës dhe procesi i zgjerimit

Tjetri
Xhiroja e Evropës dhe procesi i zgjerimit

Xhiroja e Evropës dhe procesi i zgjerimit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.