AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare nderohet me çmimin më të lartë të Francës

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare, një disident në epokën komuniste, u nderua me çmimin Oficer i Lartë i Legjionit të Nderit nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili e vlerësoi atë si "lajmëtar të lirisë".

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti francez Emmanuel Macron duke i dhënë Ismail Kadaresë çmimin në Tiranë. Foto: Screenshot nga video e Edi Ramës.

Emmanuel Macron i dha Ismail Kadares, romancierit dhe poetit më të njohur ndërkombëtarisht të Shqipërisë, çmimin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” të hënën gjatë një vizite të presidentit francez në Shqipëri.

Kadare, tani 87 vjeç, ishte një shkrimtar disident kur Shqipëria ishte nën sundimin komunist. Pas lëshimit të deklaratave që kërkonin demokratizimin e Shqipërisë dhe fundin e qeverisjes njëpartiake, ai kërkoi azil politik në Francë pak para rënies së regjimit represiv në vitin 1990.

Macron e përshkroi atë si “një poet të Ballkanit” dhe “një lajmëtar të lirisë”.

“Për këtë lidhje që mishëroni mes Shqipërisë dhe Francës, kam sot nderin t’ju ngre në gradën e oficerit të lartë të Legjionit të Nderit”, tha Macron.

Kadare u lind në vitin 1936 në qytetin jugor të Gjirokastrës, pranë kufirit Shqipëri-Greqi. Gjatë një gjysmë shekulli të sundimit stalinist në Shqipëri, veprat e tij sulmuan totalitarizmin dhe doktrinat e realizmit socialist me alegori delikate.

Romani i tij i parë, Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, i botuar për herë të parë në vitin 1963, i dha atij famë ndërkombëtare. Që atëherë, romanet dhe shkrimet e tij të tjera janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë dhe ai ka fituar çmime të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë çmimin Man Booker në 2005.

Ai është propozuar shpesh për çmimin Nobel për letërsinë, por deri më tani i ka shpëtuar.

Kadareja, i cili u vu në shënjestër të policisë sekrete, e përshkroi jetën nën regjimin e mëparshëm si “ferr”.

“Ferri i komunizmit, si çdo ferr tjetër, ishte mbytës në kuptimin më të keq të fjalës. Por letërsia e transformoi atë në një forcë jete, një forcë që të ndihmonte të mbijetoje, të mbaje kokën lart dhe të fitoje mbi diktaturën”, tha ai për agjencinë franceze të lajmeve AFP në një intervistë pasi iu dha medalja.

Ai tha për AFP se letërsia është “dashuria e tij e madhe dhe e vetme”.

“Ajo i ka dhënë kuptim jetës sime, më ka dhënë kurajë për të rezistuar, lumturi dhe shpresë për të kapërcyer gjithçka”, tha ai.

Etiketa: azilEmmanuel MacronGreqiMacronParaSHshqipShqipëriShqipëria
Tjetri
Macron vë në diskutim liberalizimin e vizave për Kosovën

Macron vë në diskutim liberalizimin e vizave për Kosovën

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.