AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pasi i mbajti peng 4 muaj, KLGJ u jep magjistratëve 24 orë afat për preferencat

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi 40 vende vakante për magjistratët e rinj, duke lënë jashtë gjykatat e karrierës së Tiranës dhe Durrësit. Magjistratët kanë vetëm 24 orë kohë të aplikojnë për vendet e punës dhe plotësojnë formularët e papajtueshmërisë ambjentale.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
12:44 | 18/10/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Magjistratë
Gjyqtarë të rinj gjatë një ceremonie të organizuar me rastin e 25 vjetorin e Shkolles së Magjistraturës. | Foto: LSA

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi të mërkurën 40 vende vakante për magjistratët e diplomuar në verë të këtij viti. Në mbledhjen që drejtohej nga zëvendëskryetari Ilir Rusi, në mungesë të kryetares Naureda Llagami, KLGJ listoi vendet e lira që përfshinin Gjykatat e Juridiskionit të Përgjithshëm, Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër, Elbasan, Fier, Korçë, Berat, Gjirokastër, Vlorë dhe Sarandë. Ndërkohë dy vende të lira u njoftuan në Gjykatën Administrative të Lushnjes. Në gjykatat e karrierës Tiranë dhe Durrës nuk u njoftuan vende vakante për magjistratët e rinj.

Relatori i projekt vendimit, anëtari i KLGJ-së, Klodian Kurushi tha në fjalën e tij se të 40 magjistratët e diplomuar dhe emëruar, do të caktohen në  pozicionet e përhershme “në vendet e paraqitura nga komisioni si pjesë përbërëse e këtij projekt vendimi”.

Por Kurushi pranoi se KLGJ nuk ishte në afate. “Nuk jemi në afatin e duhur kohor”, tha ai duke iu referuar vonesës me gati katër muaj për caktimin e këtyre magjistratëve në detyrë. Kandidatët për magjistratë duhej të ishin caktuar në vendet e tyre që në korrik të këtij viti, siç ndodhi me kolegët e diplomuar si prokurorë. Në shtator, KLGJ u justifikua se para se të caktonte këto vende të lira, duhej të mbyllte procedurat e transferimit të gjyqtarëve aktualisht në detyrë, edhe pse nuk dha një bazë ligjore mbi të cilën bazohej vonesa.

Kurushi tha se për shkak të vonesës së deritanishme, KLGJ duhej të nxitonte me procedurat në vijim. Për këtë arsye, ai propozoi që magjistratëve t’u jepej vetëm 24 orë për të zgjedhur preferencat mes vendeve bosh të caktuara nga KLGJ. Sipas vendimit që u miratua unanimisht,  magjistratët duhet të rendisin preferencat për vendet e lira deri të enjten në orën 12.00 të mesditës. Kurushi tha se pas kësaj do të përgatitej relacioni dhe më pas do të procedohej me betimin e magjistratëve të rinj.

40 magjistratët e rinj ishin planifikuar tre vjet më parë si një mundësi për të lehtësuar sadopak sistemin e mbingarkuar gjyqësor në vend që llogaritet se ka 120 mijë dosje stok për shkak të gjyqtarëve të shkarkuar nga vetingu, por ndryshe nga sa pritej, procedurat e emërimit të tyre u zvarritën.

 

Etiketa: AdministrativeBeratdosjeDurrëselbasanFierGjykatëGjyqgjyqtarIlir RusikandidatëtKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJKlodian KurushiliraMagjistratMagjistratëtMagjistratet e rinjNaureda LlagamiParaprokurorRusiShkodërshtatorVendimiVetingu
I mëparshmi

Skeda e pasurisë së deklaruar – Durim Bedini– Prokuroria e Elbasanit

Tjetri

Ndërsa SHBA kthehet nga Lindja e Mesme, Kosova duket më e cenueshme

Tjetri
Marrëveshjes Kosovë-Serbi i duhet presion ndërkombëtar që të mbijetojë

Ndërsa SHBA kthehet nga Lindja e Mesme, Kosova duket më e cenueshme

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.