AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Prokurori Bedini jep shpjegime për bilancet negative të depozitave bankare

Komisioni konstatoi pamundësi të prokurorit të Elbasanit, Durim Bedini dhe të bashkëshortes së tij notere për krijimin e disa depozitave, por subjekti këmbënguli se kishte provuar se të ardhurat e tyre janë në vlera më të larta se shpenzimet dhe se situata është krijuar si pasojë e mosdeklarimit të gjendjes cash nga ana e tij.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
21:02 | 18/10/2023
në KPK, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Durim Bedini pas seances degjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.

Prokurori i Elbasanit, Durim Bedini u përball të mërkurën më 18 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime më së shumti për bilancet negative në krijimin e disa depozitave, duke pretenduar se kjo situatë ishte krijuar për shkak të mosdeklarimit të gjendjes cash. Bedini mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe paraqiti qëndrimet e tij për disa gjetje në kriterin profesional.

Procesi i vetingut për prokurorin Durim Bedini po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Durim Bedini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si prokuror në vitin 1995. Në vitin 2008 ai u transferua nga Elbasani në Kavajë, ku ka mbajtur dhe pozicionin e drejtuesit. Pas miratimit të hartës së re gjyqësore dhe bashkimit të Prokurorisë së Kavajës me atë të Durrësit, Bedini u rikthye sërish në Elbasan ku dhe e vijon detyrën.

Komisioni nuk ka gjetur probleme për një apartament në Elbasan në bashkëpronësi të bashkëshortes dhe nënës së saj. bashkëshortja e ka fituar pjesën e saj takuese me trashëgimi ligjore pasi babai ka ndërruar jetë në vitin 1994. Nga hetimi ka rezultuar se familja e bashkëshortes e ka përfituar këtë pasuri nëpërmjet privatizimit dhe për rrjedhojë nuk janë konstatuar probleme për burimin e krijimit.

Po ashtu, nuk gjatë gjetur probleme dhe për një apartament tjetër në Elbasan, të privatizuar nga subjekti dhe bashkëshortja në vitin 1993, që e kanë shitur në 97-ën.

Komici relatoi se Bedini ka pasur burime të ligjshme dhe për blerjen e një automjeti të llojit “Daimler Chrysler” në vitin 2013 për vlerën 1 milion lekë. Megjithëse subjekti dhe bashkëshortja kanë pasur mundësi që me të ardhurat nga puna të blinin këtë pasuri, për arsye se ai ka deklaruar si burim dhe të ardhurat nga shitja e tre automjeteve, KPK ka hetuar edhe për ato transaksione. Sipas Komicit, edhe nga analiza e këtyre tre mjeteve nuk janë gjetur probleme në lidhje me dokumentacionin, ligjshmërinë e burimit të të ardhurave apo edhe të ndonjë situate konflikti interesi me shitësit e blerësit e tyre.

Komisioni konstaton se është kryer deklarim i saktë për një automjet të blerë nga bashkëshortja e subjektit për vlerën 6300 euro + 180 mijë lekë për zhdoganim, si dhe për burimin e krijimit të kësaj pasurie.

Ndërkohë, nga analiza financiare paraprake e kryer nga Komisioni kanë rezultuar pamundësi financiare për krijimin e disa depozitave.

Konkretisht, është konstatuar balancë negative në shumën rreth 12 mijë euro për krijimin e një depizte në vlerën 65 mijë e 349 euro në emër të bashkëshortes e cila ushtron profesionin e noteres, me burim të deklaruar të ardhurat nga puna në vite.

Të njëjtin burim ka deklaruar bashkëshortja e subjektit dhe për një depozitë në shumën 2318 USD, për të cilën është konstatuar pamundësi në masën 4500 USD.

Një tjetër depozitë në vlerën 5.7 milionë lekë është krijuar nga depozitimi i shumave cash 3.5 milionë lekë dhe 500 mijë lekë në korik të vitit 2004. Në vitin 2007 është depozituar po cash shuma 728 mijë lekë.

Komici pohoi se nga analiza financiare paraprake për shumat e depozituara cash ka rezultuar pamundësi në vlerën 3.2 milionë lekë.

Ndërkohë, konstatohet se bashkëshortët Bedini kanë pasur mundësi për investimin e një shume 1 milion e 174 mijë lekë në një depozitë tjetër në vitin 2011.

Nga analiza e deklarimeve të gjendjes cash të kryer nga vetë subjekti, KPK ka gjetur pamundësi në vitin 2007 në shumën 667 moijë lekë dhe në 2008-ën 893 mijë lekë.

Relatori Komici sqaroi në seancë se bashkëshortja e subjektit është regjistruar si Notere që prej vitit 2002 dhe se ka deklaruar të arhdura neto në shumë 18 milionë lekë. Bazuar në përgjigjet e institucioneve kopetente, KPK ka konsideruar si marzhe të fitimit 63% të të ardhurave, ndërsa për vitet kur bashkëshortja e subjektit ka deklaruar vlera më të ulëta fitimi nga sa rezulton në përgjigjet e institucioneve, janë përfshirë në analizë ato çfarë ajo ka shënuar.

Në seancë u evidentua edhe se subjekti dhe bashkëshotja nuk kanë deklaruar në vite fondet e pensionit të investuara pranë një banke.

Nga analiza financiare e përgjithshme paraprake ka rezultuar pamundësi gjatë periudhës 2003-2016 në vlerën 4.5 milionë lekë.

Prokurori Bedini dha shpjegime të përmbledhura lidhur me bilancet negative. Ai theksoi se kishte shpjeguar se si burim për krijimin e pasurive janë të arhdurat e tij nga puna si prokuror dhe të arhdurat nga puna e bashkëshortes, për të cilat evidentoi se janë më të larta. Subjekti tha se ka jetuar me vjehrrin mjek e vjehrrën ekonomiste dhe se të katërt kishin qenë me rrogë. Bedini vërejti se e vetmja e ardhur jashtë pagave ishte ajo e përfituar nga shitja e apartamentit në vitin 1997.

Ai këmbënguli se të ardhurat e familjes së tij janë më të larta se shpenzimet. “Është vetëm një gabim i mosshënimit të fjalës cash, mospërputhjet”, pohoi Bedini dhe në përgjigje të pyetjtes së relatorit në fund të seancës ritheksoi se bilancet negative kishin ardhur si pasojë e mosdeklarimit të cash-it. Ai shpjegoi se kjo kishte ndodhur për arsye të mënyrës së kuptimit të deklarimit të gjendjes cash.

Subjekti dha shpjegime edhe për një automjet të dhuruar nga kushëriri i bashkëshortes në vitin 2001, pasuri që e ka shitur në 2006-ën kundrejt shumës 400 mijë lekë. Sipas Komicit, subjekti ka kryer deklarime kontradiktore, pasi në pyetësor ka shënuar se makina i është dhuruar nga shtetasi A.Z, ndërsa në kontratën e dhurimit figuron emri A.L.. Sipas Komicit, nga hetimet e kryera për të dy këta shtetas nuk janë gjetur të dhëna për përfshirje të tyre në krim të organizuar.

Sipas prokuorit Bedini, kushëriri i bashkëshortes jetonte dhe punonte në Itali në atë kohë dhe kur kthehej për pushime në Shqipëri, jetonte në shtëpinë e tyre pasi prindërit i  kishte në një tjetër shtet. Ai pohoi se kur kushëriri bashkëshortes, A.Z. po plotësonte dokumentacionin për të emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shenjë mirënjohje që kishte qëndruar në familjen e tyre, u kishte dhuruar makinën.

Ai e cilësoi si një lapsus të noteres shënimin e emrin A.L. në aktin noterial të dhurimit. Medini pohoi se aktualisht e ka të pamundur ta gjejë kushëririn e bashkëshortes që të japë dëshmi, por theksoi se mjeti nuk kishte pasur asnjë problem, fakt që sipas tij ishte verifikuar nga institucionet përkatëse gjatë transaksioneve të kryera.

Prokurori Durim Bedini mori vlerësim pozitiv për figurën. Po ashtu, nuk janë gjetur probleme në tre dosjet e dorëzuara prej tij dhe në katër prej pesë çështjeve të hetuara prej tij, të përzgjedhura me short për t’u verifiuar në kuadër të procesit të vetingut.

Ndërsa në një vendim pushimi është konstatuar se nuk janë kryer veprime të thelluara hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale për të arritur në konkluzionin e vendimit të pushimit të procedimit penal.

Komici konstatoi se subjekti është vlerësuar “mirë” nga Prokurori i Përgjithshëm në vitin 2014 dhe “mjaftueshëm” në 2016-ën.

Subjekti i cilësoi të pabazuara dhe si personale këto vlerësime të Llallës. “është vlerësim personal i Adriatik Llallës, se ‘zoti’ e ka shumë”, tha Bedini dhe shtoi se nuk e dinte përse ishte bërë ky vlerësim nga ish-eprori.

Lidhur me mosankimin e këtyre vlerësimeve, subjekti pohoi se ishte njoftuar me vonesë, megjithse kishin mbërritur në sekterari dhe për rrjedhojë kishte kaluar afati.

Ndaj Bedinit janë kryer dy kallëzime penale, ku në një rast është vendosur mosfillim i hetimeve, ndërsa për tjetrin ku janë denoncuar dhe katër prokurorë të tjerë është regjistruar procedimi penal, por që është pushuar.

Komici pohoi se ndaj subjektit janë depozituar pesë denoncime nga publiku, në katër prej të cilëve nuk janë gjetur probleme. Në një prej këtyre çështjeve, është konstatuar se vendimi i pezullimit të hetimeve nuk është marrë nga subjekti në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

Prokurori Bedini deklaroi se ishte praktikë që në rastet kur pritej letër-porosia për një kohë të gjatë, kryhej pezullimi i çështjes, megjithëse nuk bazohet në Kodin e Procedurës Penale. Ai theksoi se veprimet e tij ishin legjitimuar më vonë nga gjykata që kishte pranuar kërkesën e tij për deklarimin fajtor të të pandehurit. Lidhur me moskomunikimin e vendimit të pezullimit, ai tha se është detyrë e sekretarisë.

Në përfundim prokurori Durim bedini kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se seanca e radhës do të zhvillohet më 20 tetor, në orën 09:45.

 

 

Etiketa: AdriatikAnaliza financiareDurim BedinielbasanEmriEuroFirdes ShuliGjykataGjyqHetimetItaliKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKKrimMakinaMASMjekOlsi KomiciOlsi KomicinProcedimiProcesi i vetingutprokurorProkuroreProkuroriProkurori i PërgjithshëmProkuroria e Rrethit ElbasanPunapushimeSeancaSHshqipShqipëriShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësTHeo JacobsValbonaValbona SanxhaktariVendimVendimiVëzhguesit
I mëparshmi

Dhjetë dëshmi për tragjedinë e Gërdecit në çështjen kundër Fatmir Mediut

Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar – Herila Çela– Gjykata e Vlorës

Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Herila Çela– Gjykata e Vlorës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Herila Çela– Gjykata e Vlorës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.