Prokurorja Anila Bebeci e Prokurorisë së Durrësit u përball të hënën më 23 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Firdes Shuli dhe Olsi Komici.
Anila Bebeci e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Durrës.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për Prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurores Anila Bebeci nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF]
Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurorja Anila Bebeci deklaronte pasuri me vlerë 1.5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 12 milionë lekëve.
Ajo zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 5 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 5.9 milionë lekë, kursime në cash prej 600 mijë lekësh dhe automjet me vlerë 500 mijë lekë.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë rreth 33.5 milionë lekë, nga të cilat 59% kanë si burim pagën e subjektit, gati 37% pagat e familjarëve dhe 2.7% të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq' që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.
Kontrolli aritmetik dhe logjik i deklarimit të vitit 2011 rezulon me balancë negative, pasi subjekti nuk justifikon me burimet e deklaruara një depozitë bankare në emër të bashkëshortit në shumën 2,000,000 lekë. Shuma e pajustifikuar është 87,894 lekë, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet e konsumit familjar vjetor.
Në vitin 2007, subjekti deklaron blerje apartament 2+1 në shumën 5,000,000 lekë, me burim shitjen e shtëpisë ekzistuese 1,900,000 lekë, kursimet familjare 800,000 lekë dhe huamarrje në shumat 10,000 euro dhe 500,000 lekë nga të afërmit. Te dy shumat e marra hua janë shlyer plotësisht deri në vitin 2009.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Deklarata e pasurisë së vitit 2019
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al