AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit Rajmonda Dashi hetohet si pjesë e një grupi kriminal

Ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi po hetohet nga SPAK si anëtare e një grupi të strukturuar kriminal dhe për pastrim parash, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër kanë pastruar në Shqipëri të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal në Belgjikë i dy vëllezërve, bashkëpunëtorë të tyre.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, si pjesëtare e një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. SPAK njoftoi të enjten më 26 tetor sekuestrimin dhjetwra pasurive tw paluajtshme dhe likujditeteve bankare që dyshohet se janë krijuar me të ardhura të përfituara nga ushtrimi aktiviteteve kriminale në Belgjikë. Si pjesëtarë të këtij grupi kriminal janë proceduar nga SPAK dy vëllezërit Besjan dhe Leonard Rama, të dënuar nga autoritetet e drejtësisë belge për vepra penale të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas prokurorisë, gjatë ushtrimit të këtij aktiviteti dy vëllezërit kanë pasur bashkëpunim të veçantë me personat nën hetim Ardjan Malasi dhe Rajmonda Dashi, të cilët kanë kryer veprime të kundërligjshme sistematike e të vazhdueshme me qëllim pastrimin e të ardhurave që janë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal nw Belgjikw, duke investuar në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.

“Veprimet e tyre kanë konsistuar a) në transferimin e pasurisë me qëllim fshehjen e orgjinës së paligjshme, b) fshehjes ose mbulimit të pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; c) fitimit të pronësisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, citohet në njoftim.

Bazuar në këtë dhënat e siguruara nga hetimi është kërkuar dhe pranuar më 24 tetor nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë caktimi i masës së sigurisë “arrest në burg” për dy vëllezërit Rama si dhe ndaj bashkëpunëtorit Malasi. Ndaj ish-drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në shtëpi”. Procedimi ndaj katwr tw hetuarve është regjistruar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Masat e sigurimit personal për Malasin dhe Dashin janë ekzekutuar të enjten më 26 tetor.

Gjatë hetimit janë identifikuar edhe pasuritë dhe veprimet juridike të kryera mbi këto prona, të cilat janë sekuestruar të hënën më 23 tetor. Konkretisht, janë sekuestruar 12 apartamente në qytetin e Fierit; katër apartamente dhe tre garazhe në Tiranë; 27 llogari bankare; një shoqëri tregtare dhe dy automjete. SPAK bënë me dije se hetimi vazhdon për identifikimin e personave të tjerë të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe të pasurive të tjera.

Etiketa: Agjencia Shteterore e KadastresArrestBesjan RamaBurgFierGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e Shkallës së ParëHetimLeonard RamaMASMasaPasuri të paluajtshmeProcedimiProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarpronaPunëRajmonda DashiRamashqipShqipëriSPAK
Tjetri
Shëndetësia shqiptare lëngon nga eksodi i pandalshëm i mjekëve

Rama dhe Manastirliu spekuluan me ‘studimin e ISHP’ për sterilizimin

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.