AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Seanca maratonë ndaj Berishës mbyllet me lënien në fuqi të masës së sigurisë

Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të lërë në fuqi masën e detyrimit për paraqitje dhe ndalimit të daljes jashtë vendit në mungesë të Berishës dhe në prani të një avokateje të caktuar nga gjykata – pasi u rrëzua kërkesa për përjashtimin e saj nga procesi.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:59 | 26/10/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sali berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha është nën hetim për korrupsion nga SPAK. Foto: LSA.

Pas tre ditësh shtyrje, seanca maratonë për verifikimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha u përmbyll mbrëmjen e së enjtes në Gjykatën e Posaçme, në mungesë të Berishës dhe në prani të një avokateje të caktuar kryesisht.

Gjyqtarja Irena Gjoka, pasi shqyrtoi kërkimet e prokurorëve Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai si dhe parashtrimet e avokates Valentina Todoresku, vendosi të lërë në fuqi masën e detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore. Gjykata e urdhëron Berishën që të paraqitet dy herë në muaj para oficeres së policisë gjyqësore, Adelajda Metaj, pranë SPAK. Po ashtu, Berisha urdhërohet që të mos largohet nga Shqipëria pa autorizimin e gjykatës, si dhe i ndalohet përdorimi i pasaportës dhe i dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit.

Ndërsa për të akuzuarit si bashkëpunëtorë të ish-kryeministrit në aferën korruptive të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, bashkëshortin e vajzës së tij, Jarmarbër Malltezi i arrestuar dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi që po hetohet në gjendje të lirë, u realizuan të hënën seancat e verifikimit të masave të sigurisë që u lanë në fuqi, për Berishën kjo u bë e pamundur prej të martës.

Masat e sigurisë për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin, që akuzon respektivisht për korrupsion pasiv dhe korrupsion aktiv si dhe pastrim të produkteve të veprës penale u ekzekutuan që të hënën. Ndërsa seanca e 24 tetorit e caktuar për Berishën dështoi, pasi ai nuk u paraqit për t’u pyetur në cilësinë e personit nën hetim.

Avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me aktet. Edhe seanca e të mërkurës u shty pas largimit të avokatëve të zgjedhur nga Berisha dhe caktimit të një mbrojtësi kryesisht.

Avokatët e Berishës, Gjokutaj dhe Mëngjesi kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka dhe deklaruan për gazetarët se ishin larguar pasi ‘nuk mund të realizonin një mbrojtje efektive”.

Gjykata vendosi të caktojë kryesisht avokatin Artan Simoni dhe seanca u shty për të enjten për t’i dhënë atij kohë për t’u njohur me aktet. Por me kërkesë të prokurorisë, gjykata zëvendësoi mbrëmjen e së mëkurës Simonin me avokatet Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia.

Këto avokate nuk morën përsipër mbrojtjen, pasi u njohën me vendimin e rrëzimit të kërkesës së Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, si të pabazuar në prova dhe në ligj.

Në vijim, referuar listës së avokatëve kryesisht, është caktuar të mbrojë interesat e Berishës avokatja Valentina Todoresku. Gjykata bëri me dije se kësaj avokateje i ishte lënë koha e nevojshme për t’u njohur me aktet e dosjes.

Në vijim, u komunikua përmbledhje e dispozitivit të vendimit të gjykatës për vijimin e masës së sigurisë të caktuar ndajh Berishës, “detyrim për t’u paraqitur…”, si dhe urdhërimet e ndalimet e tjera.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Berishën se ndërmori ndryshime ligjore dhe vendime të Këshillit të Ministrave për të favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi në marrjen e pronës që i hapi rrugën ndërtimit të një kompleksi prej 17 pallatesh në zonën ku më parë ndodhej klubi sportive “Partizani”.

Berisha i ka mohuar akuzat dhe e ka cilësuar hetimin kundër tij si të orkestruar politikisht nga kryeministri Edi Rama.

Etiketa: Arben KrajaArtan SimoniavokatedetyrimEdi RamaEnkeleda MillonaiFatmir BektashigazetarGenc GjokutajGjokaGjykataGjykatëGjykatësGjyqHetimIrena GjokaJalldiz KastratiJamarbër MallteziKastratiKëshillit të MinistraveKorrupsionKorrupsion aktivkorrupsion pasivKryeministri Edi RamaLigjMASmbrojtjendryshime ligjoreParaPartizaniprokurorProkuroriaProkuroria e PosaçmePunëPunëtorRabije CenaliaRamaSali BerishaSeancaSHshqipShqipëriaShtyrjeSokol MengjesiSPAKValentina Todoresku
I mëparshmi

KPA largon përfundimisht gjyqtarin Tomorr Kullolli

Tjetri

KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Alma Hicka

Tjetri
Konflikti i interesit: Ish-Avokatja e Shtetit dhe bashkëshorti të pandarë në gjykatë

KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Alma Hicka

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.