AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KP

ONM rekomandon apelim të vendimit për prokuroren Suela Salavaçi

Vëzhguesit ndërkombëtarë arsyetojnë se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit sa i përket pasurisë së prokurores Salavaçi është i diskutueshëm dhe nuk është bazuar në një analizë të kënaqshme të provave. Salavaçi u konfirmua me shumicë provash.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
17:56 | 08/11/2023
në KP, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja Suela Salavaçi pas seancës dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.

Vëzhguesit ndërkombëtarë i kërkuan Komisionerit Publik të mërkurën që të ankimonte vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Suela Salavaçi. Në rekomandimin e njoftuar nga Komisioneri Publik, vëzhguesit vënë në dukje se analiza e financave të Salavaçit nuk ishte e plotë dhe se ajo rezultonte me bilance negative, ndërsa s’kishte dhënë argumente bindëse për barrën e provës.

“Vendimi i KPK-së nuk ofron analizë të kënaqshme të çështjeve për të cilat subjektit të rivlerësimit iu kalua barra e provës”, thuhet në rekomandim.

Vëzhguesit ndër të tjera vënë në dukje se analiza financiare e bërë nga KPK sa i përket të ardhurave dhe shpenzimeve të Salavaçit nuk ishte në përputhje me standardet e vendosura nga Kolegji i Apelimit. “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në vendimin e tij përfundimtar dështoi të zbatoj standardet e provave të aplikuara nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për llogaritjen e shpenzimeve të udhëtimit, duke arritur kështu një rezultat më të favorshëm për subjektin”, thuhet në një pjesë të ankimit.

Vëzhguesit kërkojnë një hetim më të detajuar të të ardhurave të përfituara nga prindërit e subjektit, duke theksuar se ndërsa kjo e fundit kishte marrë dhurata nga prindërit vëllai i saj nuk kishte përfituar në të njëjtën mënyrë. “Vëzhguesit ndërkombëtarë vërejnë se kontributet financiare të pretenduara të prindërve për subjektin e rivlerësimit ishin çuditërisht të qëndrueshme, të shpeshta dhe domethënëse. Një pretendim i tillë – që në thelb nënkupton se ajo ka jetuar me të ardhurat prej tyre gjatë gjithë jetës së saj – duhet të peshohet me kujdes më të madh, duke pasur parasysh se prindërit asnjëherë nuk  i kanë bërë të tilla dhurime vëllait të subjektit, në të njëjtën periudhë kohe”, thuhet në rekomandim.

Ata i kërkojnë Komisionerit Publik të vlerësojë nëse prindërit e subjektit kishin burim të ligjshëm të ardhurash.  Vëzhguesit ndërkombëtar shprehen në rekomandim se subjekti do të rezultonte me bilanc negativ domethënës edhe nëse mbaheshin parasysh disa prej pretendimeve të saj. Sipas vëzhguesve minimalisht subjekti rezulton me minus 2.5 milion lekë nëse analiza fianciare bëhet sipas propozimit të saj.

Prokurorja e Tiranës, Suela Salavaçi u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 28 shtator, pasi u përball gjatë një seance dëgjimore që zgjati rreth tre orë e gjysmë me barrat e provës për pasurinë, që kishin të bënin kryesisht me bilancet negative të prindërve për disa pasuri që i kishin dhuruar, si dhe me pamundësitë e konstatuara në vite për investimet dhe shpenzimet e kryera prej saj dhe të bashkëshortit.

Trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Etleda Çiftjan u nda në vendimmarrje. Faskaj dhe Zhegu në shumicë vendosën në favor të konfirmimit të Salavaçit.  “Komisioni arrin në përfundimin se subjekti i rivlerësimit ka mundur të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurisë, nuk rezulton të ketë pasuri më të madhe se dyfishi i pasurisë së ligjshme, ka dorëzuar në kohë deklaratën e pasurisë dhe nuk është përpjekur të fshehë apo të paraqesë në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi të saj”, thuhet në arsyetimin e shumicës.

Në pakicë Etleda Çiftja arsyeton se Salavaçi duhej të ishte shkarkuar, pasi nuk arriti të provonte ligjshmërinë e pasurisë dhe rezulton me bilanc negativ.  “Për këtë arsye, unë, si anëtare në pakicë, bazuar në prova dhe bindjen e brendshme, vlerësoj se shumica nuk duhet të kishte disponuar konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, por shkarkimin e saj nga detyra”, thuhet në mendimin e pakicës.

 

 

Etiketa: Alma FaskajAnaliza financiareApelimEtleda ÇiftjaHetimKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKONMProkuroreProkuroria e Rrethit TiranështatorSuela SalavaçiSuela ZheguSuela ZhegunTiranëVendimiVëzhguesit
I mëparshmi

Qeveria bën një vesh shurdh ndaj shtesës së pagës për institucionet e drejtësisë

Tjetri

Dëshmitari pranon se ka dhënë dëshmi “të ekzagjeruar” kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së

Tjetri
Dëshmitari pranon se ka dhënë dëshmi “të ekzagjeruar” kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së

Dëshmitari pranon se ka dhënë dëshmi “të ekzagjeruar” kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.