AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Organizatat për të drejtat e njeriut i kërkojnë qeverisë tërheqjen nga marrëveshja për refugjatët me Italinë

Një grup prej 29 organizatash të fokusuara ndër të tjera te të drejtat e njeriut i janë drejtuar qeverisë shqiptare në një letër të hapur ku kërkojnë tërheqje të Shqipërisë nga marrëveshja me Italinë për refugjatët, ndërsa ngrenë shqetësimin se marrëveshja sjell shkelje së të drejtave të njeriu dhe burgosje të padrejtë.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni gjatë firmosjes së marrëveshjes për emigrantët. Foto: Screenshot nga videoja e shpërndarë nga kryeministria.

Një grup prej 29 organizatash të fokusuara ndër të tjera te të drejtat e njeriut i janë drejtuar të mërkurën qeverisë shqiptare në një letër të hapur ku kërkojnë tërheqje të Shqipërisë nga marrëveshja me Italinë për refugjatët.

Në letër organizatat shprehin shqetësimin se protokolli, që parashikon përdorimin e territorit shqiptar për krijimin e zonave të destinuara për pritjen dhe mbajtjen e refugjatëve azilkërkues, rrit rrezikun e heqjes së padrejtë të lirisë dhe se është nënshkruar në mungesë të transparencës dhe në kundërshtim me legjislacionin e BE dhe po ashtu me Kartën Evropiane të të Drejtave Themelore.

“Duke patur në konsideratë të dhënat se Italia shqyrton kërkesat për azil në afate shumë të gjata (6 muaj deri në 1 vit), kjo mund të rezultojë në heqje të padrejtë të lirisë së lëvizjes për azilkërkuesit, duke cenuar parimin ndërkombëtar të “moskthimit të azilkërkuesit” me pasoja potencialisht ligjore për shtetin shqiptar”, thuhet në letrën e hapur.

Protokolli në fajalë u nënshkruan nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni disa ditë më parë. Marrëveshja u prezantua në publik vetëm gjatë nënshkrimit dhe u bë publike po ashtu pas këtij nënshkrimi. Organizatat që kanë firmosur letrën e hapur ngrenë shqetësimin për mungesën e transaprencës dhe konsultimit me publikun në arritjen e kësaj marrëveshje.

“Mungesa e transparencës apo e konsultimit publik të marrëveshjes, si dhe për të informuar zyrtarisht si institucionet më të larta të vendit (Presidentin dhe Kuvendin), institucionet vendore të përfshira, ashtu edhe komunitetin lokal dhe publikun e gjerë, përbëjnë një zhvillim shqetësues dhe devijim negativ nga praktika dhe standardet e vendeve demokratike, të cilat janë të detyrueshme për një vend si Shqipëria”, thuhet në letër.

Marrëveshja është kritikuar më herët nga organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si Amnesty International dhe po ashtu edhe nga Këshilli i Europës.

Duke iu referuar historisë së shqiptarëve me emigracionin organizatat i kanë kërkuar qeverisë të tërhiqet nga protokolli.  “Për sa më sipër, duke marrë parasysh kompleksitetin e imigracionit në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut dhe të detyrimeve ndërkombëtare mbi mbrojtjen e personave në nevojë (Konventa e Gjenevës e 28 korrikut 1951 dhe Protokolli i 31 janarit 1967) dhe duke shpresuar se historia e dhimbshme e emigracionit shqiptar të tre dekadave të fundit të shërbejë si mësim, kërkojmë tërheqjen e Shqipërisë nga ky protokoll”, thuhet në letër.

Etiketa: Albanian Legal and Territorial Research Institute/ Qendra A.L.T.R.IAmnesty InternationalazilazilkërkuesAzilkërkuesitBEBIRNEdi RamaGiorgia MeloniGjenevëInstituti i Kultures Rome në ShqipëriInstituti i Studimeve PolitikeInstituti për Aktivizëm dhe Ndryshim ShoqërorInstituti për Demokraci dhe NdërmjetesimItaliaKëshilli i EuropësKomiteti Shqiptar i HelsinkitKryeministri Edi RamaLëvizja Rinore Egjyptiane RomeMarrëveshjamarrëveshjeMbrojtësit e të Drejtave të NjeriutMeloniObservatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të RinjveOrganizata Drejtësi SocialeOrganizata Together for LifePartnerët për Ndryshim dhe Zhvillim ShqipëripasojaQendra 'ACT for SOCIETY"Qendra për Drejtësi Gjinore në ShqipëriQendra për Nisma Ligjore dhe QytetareQendra për të Drejtat e Gruas RomeQendra për Zhvillim Komunitar " Sot për të Ardhmen"Qendra Platforma Kombëtare për GratëQendra Psiko – Sociale VATRAQendra TREJAQëndresa QytetareRamaRoma Versitas AlbaniaRrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN)Rrjeti për Demokraci i Gruas ShqipëriSHShërbimi Ligjor FalasShoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA)shqipShqipëriShqipëri (Civil Rights Defenders)ShqipëriashqiptareTiranëVoice of Roma në ShqipëriYouth Voice Networkzhvillim
Tjetri
KPK e gjen të pabazë kërkesën e ish-gjyqtarit për t’iu nënshtruar vetingut

KPK mbyll pa vendim çështjen për Besnik Mahon

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.