AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Posaçme konfirmon arrestin për Behar Bajrin

Behar Bajri, i akuzuar për vrasje, planifikim atentatesh dhe korruptim të funksionarëve të drejtësisë, lihet në burg pas ekstradimit nga Franca.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:55 | 17/11/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Behar Bajri pas ekstradimit në Shqipëri nga Franca. Foto: Policia e Shtetit.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë konfirmoi të premten më 17 nëntor masën e sigurimit personal “arrest në burg” ndaj 43-vjeçarit Behar Bajri, i cili akuzohet për një sërë veprash të rënda penale – si bashkëpunëtor i të dyshuarve të tjerë në çështjen e koduar “Metamorfoza”.

Një dosje hetimore e ardhur nga Franca në drejtësinë shqiptare, bëri që Pëllumb Gjoka, pronar hotelesh në Shkodër e në Tiranë, i shpallur nga qeveria e kryeministrit Edi Rama si “investitor strategjik” me një projekt që planifikonte investimin e 52 milionë eurove në një të zonë të virgjër në plazhin e Velipojës në Shkodër, të arrestohej si figurë kyçe e një grupi të krimit të organizuar, përgjegjës për vrasje dhe porositje atentatesh si dhe për korrupsion aktiv të zyrtarëve publikë.

Policia e Shtetit njoftoi të enjten realizimin e ekstradimit nga Franca të një prej të dyshuarve si pjesë e këtij grupi kriminal, 43-vjeçarin Behar Bajri, nga Shkodra. “Shtetasi B.B. dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka vrarë shtetsin Gj.B.9N), më datë 09.08.2020, në SHkodër. Gjithashtu, dyshohet se ka organizuar dhe koordinuar bashkëpunëtorët e tij, iu ka dhënë informacione mbi vendnndodhjen e kundërshtarëve, për të organizuar prita me qëllim vrasjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë ku shtohet se ka dyshime të bazuar në prova, se Bajri ka bërë të mundur lirimin para kohe nga burgu, kundrejt vlerave monetare të dhëna funksionarëve të drejtësisë.

Behar Bajri akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”; “Grup i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”; “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”; si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, vepra penale të kryera në bashkëpunim dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë njoftoi pasditen e të premtes se gjyqtarja Atalanta Zeqiri, pasi zhvilloi seancën gjyqësore të marrjes në pyetje të Behar Bajrit në prani të mbrojtësit të tij dhe pasi dëgjoi kërkimet përfundimtare të palëve, vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj këtij të ndaluari.

Gjatë operacionit të zhvilluar në fund të muajit korrik përfunduan në pranga dy zyrtarë policie, Oltion Bistri, ish-shefi i Drejtorisë së Forcës Operacionale dhe Ardit Hasanbega, ish-punonjës policie. Edhe prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita u arrestua pasi të dhënat e hetimit zbuluan bashkëpunim të tij me Gjokën.

Në total, SPAK ka marrë autorizim nga gjykata për 15 arrestime, por vetëm gjashtë persona përfunduan në pranga dhe Bajri u ndalua së fundmi në Francë, ndërkohë që tetë të tjerë janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Etiketa: Ardit HasanbegaArmëArrestarrestimeAtalanta ZeqirajBajriBehar BajriBurgdosjeEdi RamaFrancaGjokaGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe KorrupsionitGjyqHasanbegaInvestitor strategjikKorrupsionKorrupsion aktivMASMetamorfozaOltion BistriOrganizata kriminaleParaPëllumb GjokaPoliciaPolicia e ShtetitprodhimProkuroriPunëPunëtorPunëtorëQeveriaRamaShkodërshqiptareSigurimiSPAKVelipojëvrasjeXhevahir Lita
I mëparshmi

Prokurorja Rovena Zoto jep shpjegime për të ardhurat e bashkëshortit në emigracion

Tjetri

Aksionet në kompaninë e transportit të naftës sollën shkarkimin e Sokol Malajt

Tjetri
Biznesi i Sokol Malajt në transportin e naftës vë në pikëpyetje karrierën si prokuror

Aksionet në kompaninë e transportit të naftës sollën shkarkimin e Sokol Malajt

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.