AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Intervista

Sfidat e ruajtjes së gjuhës arbëreshe dhe standardi

Ndërhyrja e qeverisë shqiptare në fushën kulturore nuk i ka dhënë autonominë e nevojshme institucioneve kulturore, duke krijuar një lëmsh në qasjen se si duhet t’i mësohet gjuha brezit të ri, thekson profesor Giuseppe Chiaramonte.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
3 years më parë
në Artikull kryesor, Intervista
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Giuseppe Chiaramonte | Foto nga : G. Kabashi

“Dita e Arbëreshëve” që do të organizohet në Tiranë më 23 nëntor është një mundësi e mirë për të trajtuar problematikat e vëllezërve tanë përtej detit, por specialistët arbëreshë janë kritikë lidhur me këndvështrimet e ndryshme të institucioneve shqiptare.

Ata venë theksin në ruajtjen e të folurës të gjuhës arbëreshe në qytezat e ndryshme të Italisë ku banojnë arbëreshë. 

Studiuesi arbëresh, Giuseppe (Zef) Chiaramonte, tha për BIRN se “Dita e Arbëreshëve” që do të zhvillohet më 23 nëntor, “tashmë është bërë lëmsh nga këndvështrimet e ndryshme të dy institucioneve kulturore shqiptare, Akademia e Shkencave dhe QSPA (Qendra e Studimeve dhe Botimeve për Arbëreshët).  

“Një krijesë e re, kjo e fundit, në fushëveprim të ish-Ministrisë së Diasporës, po tashti si brinjë e Ministrisë së Punëve të Jashtëme – sqaron më tej prof. Chiaramonte, duke e vlerësuar rëndësinë e këtij institucioni shtetëror, për sa i përket botës arbëreshe.

Sipas prof. Chiaramontes ndërhyrja e qeverisë në fushën kulturore nuk i ka dhënë autonominë e nevojshme këtyre institucioneve.

“Kjo ndodh kur qeveria ndërhyn në mënyre masive te fusha kulturore, së cilës ose nuk i jep autonominë e nevojshme, ose e ve në kondita të pavolitëshme – shton studiuesi.  

“Ja se si dy institucionet e lartpërmendura kanë evidentuar dy mënyra të ndryshme se si duhet vepruar ndër arbëreshë:  me arbërishten apo me standardin? – argumenton Chiaramonte”

“Duket se Akademia e Shkencave (AShSh), e shtyrë edhe nga dy antarët e saj arbereshë, anon nga gjuha shqipe standarde.  Ndërhyn Kryeministria e pa një, pa dy, miraton këtë zgjidhje – thotë studiuesi arbëresh, duke shtuar:

Në të kundërt, QSPA sheh të natyrshëm mësimin e arbërishtes. Dmth, të mësohet shkrimi i arbërishtes lokale, duke përdorur alfabetin e Manastirit dhe rregullat drejtshkrimore të standardit”. 

QSPA (Qendra e Studimeve dhe Botimeve për Arbëreshët), ku bëjnë pjesë gjithashtu dy përfaqësues arbëreshë, dhe që mban lidhje me nje mori intelektualësh në Itali e sheh të udhës këtë zgjidhje si më e përshtatshmja.

Po çfarë ndodh aktualisht në qytezat arbëreshe për mësimin e gjuhës?

“Këto të folme arbëreshe ndryshojne nga pak vendbanim për vendbanim, por, të gjitha, përdoren vetëm gojarisht, pasi nuk e kemi zakon ta shkruajmë e ta lexojmë – sqaron prof. Chiaramonte.

Sipas studiuesit, që e zhvillon veprimtarinë e tij në Palermo dhe rrethina, përjashtim bën Mesha, Liturgjia hyjnore e Shën Jan Gojartit, kënduar arbërisht, e cila që nga viti 1968 zëvendëson greqishten. 

Sipas prof Zef Chiaramontes – “Ky tekst, në  përkthimin e tij zyrtar, është normë për priftërinjtë, dhe si doracak për besimtarët. Përpjekje të tjera drejt leximit arbërisht bëjnë disa revista tonat, siç janë: “Mondo Albanese”, “Kamastra”, “Jeta Arbëreshe”, “Katundi Ynë”, …

Në fund, vjen shkolla, ku me ligjin italian të vitit 1999 për ruajtjen e 12 pakicave gjuhësore, edhe arbërishtja ka të drejt të mësohet – ndalet veçmas Chiaramonte:

Sipas tij, nuk janë të pakët ata që e kanë marrë përsipër, pothuajse vullnetarisht, barrën e mesimit nëpër shkolla dhe në kurse për alfabetizim dhe kulturë arbereshe dhe shqiptare. 

Por mësuesit sipas studiuesit arbëresh duhet të kenë njohuri të thella të së folmes lokale dhe të njohin rregullat drejtshkrimore të standardit gjuhësor, me anë të të cilave do të “normojnë” shkrimin e çdo të folmeje arbëreshe. Në këtë mënyrë, frika e arbërishtfolësve, kinse “do na ndrojën gjuhën, nuk ka më arsye të përsëritet, kurse normimi e bën shkrimin të lexueshëm nga kushdo – thotë prof. Chiaramonte.

Profesori shtron pyetjen: “Përse shteti shqiptar nuk ndërhyn te shteti italian duke i kërkuar kurse përditisimi për mësuesit tanë? 

Këto kurse, për të patur vlerë zyrtare, duhen shpallur enkas nga Ministria Italiane e Arsimit. Për këto kurse do të shfrytëzoheshin katedrat e gjuhës shqipe që janë të pranishme te disa universitete italiane, si, p.sh.: Palermo, Kosenca, Roma, Napoli dhe Bari.

Nga raporti mes dy vendeve mund të kërkohet edhe që t’u jipet përparësi mësuesve arbëreshë në listën e mesimdhënësve në vendbanimet arbëreshe”. – shprehet Chiaramonte.

“Dita e Arbëreshëve duhej të ishte, me të vërtetë, një mundësi që na jipet neve, jo më për të shqyrtuar probleme që janë shqyrtuar e rishqyrtuar kahmoti, por për të punuar për ruajtjen e të folmeve tona – përfundon prof. Giuseppe Chiaramonte.

Etiketa: Akademia e ShkencavealermoarbërishtjabesimtarëBIRNFushaGiuseppe ChiaramonteItaliJeta ArbëresheKamstraKatundi YnëKosencaKryeministriaLokaleMASMinistria Italiane e ArsimitMondo AlbaneseNapoliNapoli dhe BariPalermoPunëQendra e Studimeve dhe Botimeve për ArbëreshëtQeveriaRaportiRomaSHshkollashqiptare
Tjetri
Prokurorja Rovena Zoto konfirmohet në detyrë

Prokurorja Rovena Zoto konfirmohet në detyrë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.