AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Nënshkruhet pakti kundër dhunës ndaj fëmijëve në internet

Ditën e hënë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të organizatave të mbrojtjes së fëmijëve nënshkruan me katër nga ministritë kryesore në vend paktin kombëtar kundër dhunës ndaj fëmijëve, i cili do të rrisë kontributin për një internet më të sigurt.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nënshkrimi i Paktit Kombëtar kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve në internet dhe në jetën e përditshme, që u firmos me 20 Nëntor në Ministrinë e Brendshme. Foto_Nensi Bogdani

Më 20 Nëntor, Qëndra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëvë në Shqipëri (CRCA) së bashku me Linjën Kombëtare të Telefonit për Fëmijët në Shqipëri (ALO 116 111) nënshkuan me katër nga ministritë e linjës paktin kombëtar kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëvë në internet dhe në jetën e përditshme.

Pakti i nënshkruar midis organizatave të mbrojtjes së fëmijëve dhe Ministrive të Shëndetësisë, Arsimit, Ministrisë së Brendshme dhe asaj për Rininë dhe Fëmijët, e ka fokusin kryesor në sferën digjitale, me qëllim parandalimin e dhunës dhe sulmeve në hapësirën online ndaj fëmijëve që përdorin rrjetin e internetit.

“Jemi gjithashtu të ndërgjegjshëm se në internet krijohet mundësia e fshehtësisë, anonimitetit, dhe errësirës që lehtëson kryerjen e aktivteteve të dëmshmë në rrjet ndaj fëmijëve, ndaj lufta ndaj këtij fenomeni është një detyrë morale dhe angazhim politik i yni”, tha Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij.

Sipas ekspertëve të të drejtave të fëmijëve, vetëm gjatë vitit 2022 rezultojnë 77 mijë faqe të raportuara në nivel global, për materiale që përmbajnë dhunë seksuale.

Edhe Ministrja e Shëndetësisë, Albana Ko­çiu pranoi rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve sidomos në hapësirën kibernetike.

“Ne jemi të vetëdijshëm se sa vëmendje merr sot tek fëmijët interneti dhe rrjetet sociale, dhe sa të pambrojtur janë fëmijët aty”, tha Koçiu.

Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile të cilët nënshkruan këtë pakt u shprehën se ka sidomos nevojë për përmirësimin e kuadrit ligjor në sferën online, dhe për kodin e ri penal që pritet të adresojë mungesat e kontrollit ndaj dhunës në internet.

“Mosmbrojtja e fëmijëve dhe mungesa e masave ligjore për mbrojtjen e fëmijëve në internet pa diskutim ekspozon gjithmonë e më shumë viktima”, tha Altin Hazizaj, drejtor i qëndrës CRCA në Shqipëri.

“Është shtuar shumë bullizmi dhe interneti jo i sigurt për fëmijët. Në Linjën Alo 116 111 marrim rreth 350 telefonata në ditë nga fëmijë në lidhje me problematika të ndryshme. Fëmijët kanë nevojë për mekanizma dhe akte nënligjore me buxhet që i merr në konsideratë”, tha Belioza Çoku, drejtuese e Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijët Alo 116 111 në Shqipëri.

Ministri i Brendshëm Balla theksoi se ky realitet i frikshëm i internetit të pasigurt duhet pranuar, dhe se së bashku me Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Arsimit po shihet mundësia e garantimit të internetit të sigurt si pjesë e paketës së sigurisë në shkolla.

Pakti i cili u nënshkrua ditën e hënë përmban 5 fusha prioritare të ndërhyrjes dhe ka gjithashtu si qëllim kryesor luftën kundra çdo forme të dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve, shpërndarjes së substancave të paligjshme ndërmjet fëmijëve, dhe ndikimit që ka krimi i organizuar në këto fenomene.

Etiketa: 111Albana KoçiuAlo 116 111Altin HazizajBelioza ÇokubullizmiCRCADhunëFushaKibernetikekrimiKrimi i organizuarLuftapaktRrjetet socialeSHshkollashqipShqipëriTaulant Ballaviktima
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Elio Mazreku– Prokuroria e Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Elio Mazreku– Prokuroria e Tiranës

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.