AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Greqia kërcënon të bllokojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE për shkak të Fredi Belerit

Duke e vënën nën presion Tiranën, Athina thotë se do të bllokojë rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nëse Shqipëria nuk lejon që kryebashkiaku i zgjedhur etnik grek i arrestuar i Himarës, Fredi Beleri, të marrë detyrën.

Eleni StamatoukoungaEleni Stamatoukou
3 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe homologu i tij shqiptar Edi Rama

Greqia të mërkurën paralajmëroi një takim të Këshillit të Përfaqësuesve të Përhershëm të BE-së, COREPER, se është gati të bllokojë bisedimet e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nëse ajo nuk respekton të drejtat e kryebashkiakut etnik grek të burgosur të Himarës, Fredi Beleri.

Në deklaratën me shkrim, të cilën BIRN e ka parë, Greqia tha se “pret që Shqipëria të marrë masa konkrete dhe të menjëhershme për marrjen e detyrës nga Beleri dhe të respektojë të drejtën e tij për një gjykim të drejtë dhe prezumim të pafajësisë”.

“Përndryshe, ajo nuk do të jetë në gjendje të pajtohet me fazat e ardhshme në procesin e anëtarësimit, duke përfshirë miratimin e Raportit të Vlerësimit të Standardeve të Pazgjidhura”, shtoi deklarata.

Beleri – Beleris në greqisht – u arrestua nga autoritetet shqiptare dy ditë përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit me akuzën e blerjes së votave. Që atëherë ai ka qenë pas hekurave dhe i është mohuar e drejta për të marrë detyrën e kryebashkiakut në Himarë, pavarësisht se është zgjedhur si i tillë.

Mbështetësit e tij thonë se ai është një dëm kolateral në një luftë midis autoriteteve dhe pakicës greke të vendit për tokën shumë të lakmuar të Himarës. Prokurorët thonë se çështjet pronësore nuk kanë asnjë lidhje me çështjen ndaj Belerit.

BIRN, në një investigim të mëparshëm, raportoi se anëtarët e pakicës greke të vendit thonë se po detyrohen të shesin tokën e tyre me çmime të ulëta tek investitorët strategjikë, si pjesë e një programi për të zhvilluar potencialin turistik të zonës.

Nën sundimin komunist, e gjithë prona në Shqipëri iu kalua shtetit. Që atëherë, si shqiptarët ashtu edhe anëtarët e komuniteteve të pakicave etnike po përpiqen të rimarrin pronësinë e pronës së tyre të nacionalizuar.

Shqipëria thotë se çështja është shumë komplekse. Aty ku grekët shohin diskriminim, autoritetet shqiptare thonë se ligji po zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë – edhe pse ngadalë.

Etiketa: anetaresimAthinaBashkia HimarëBEBIRNdiskriminimFredi BelerigjykimGreqiahimarëInvestigimLokaleMasaprokurorpronashqipShqipëriShqipëriashqiptare
Tjetri
Gjyqtari Markelian Koça përballet me vetingun

KLGJ rihap pas 10 vjetësh procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit Markelian Koça

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.