AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Peshkopi i lartë i Kishës Rumune përballet me akuza për korrupsion

Prokurorët po shqyrtojnë pamjet e filmuara fshehurazi të një kryepeshkopi, i cili duket se i ofroi një biznesmeni të rremë një ryshfet të madh për sigurimin e fondeve për kryepeshkopatën e tij.

Madalin NecsutungaMadalin Necsutu
2 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryepeshkopi i Tomisit në një meshë në Konstancë, Rumani. Foto: Faqja e Kryepeshkopatës së Tomisit në Facebook

Drejtoria Kombëtare Antikorrupsion e Rumanisë njoftoi fillimin e një hetimi penal ndaj një kleriku të lartë të Kishës Ortodokse Rumune, Kryepeshkopit Teodosie të Tomisit.

Më 21 nëntor, portali Recorder publikoi imazhe nga një kamerë e fshehtë e filmuar nga një prift që pretendonte se ishte biznesmen dhe që i propozoi kryepeshkopit një mënyrë për të marrë 800,000 lei financim për kryepeshkopatën nga Sekretariati Shtetëror për Kultet.

Në këmbim, ai kërkon një komision prej 20 për qind të shumës së përfituar.

Teodosie shfaqet në pamje për të pranuar marrëveshjen dhe thotë: “Për ne është një dhuratë nga Perëndia.” Më pas Teodosie e vë në kontakt biznesmenin e rremë me këshilltarin e tij për të diskutuar detajet, duke përfshirë mënyrën se si mund të paguhet ky komision prej 20 për qind.

Sipas prokurorëve të Drejtorisë Kombëtare Antokorrupsion, në korrik 2023, “I dyshuari Petrescu Teodosie (Kryepeshkop i Tomisit) dyshohet se i ka premtuar 160,000 lei (32,000 euro) një biznesmeni që është dëshmitar në këtë rast. Shuma përfaqësonte një përqindje prej 20 për qind të shumës prej 800,000 lei (160,000 euro), që biznesmeni duhej të merrte për Kryepeshkopatën e Tomisit.”

Përveç Teodosie, një këshilltar nga kryepeshkopata po ndiqet penalisht.

Përfaqësuesit e kryepeshkopatës thanë se kur ta shohin dosjen do ta kthejnë me informacione të reja.

Patriarkana e Kishës Ortodokse Rumune tha se autoritetet gjyqësore dhe ato të kishës janë të interesuara në zbulimin e korrupsionit të vërtetë dhe luftimi i kësaj plage shoqërore është një detyrë morale.

Më 2 dhjetor, Sinodi i Shenjtë drejtues i Kishës lëshoi një komunikatë zyrtare ku prezantonte masat dhe sanksionet kanonike të zbatueshme në Kishë kundër korrupsionit.

Çdo vit, shteti rumun ndan dhjetëra milionë euro për kishat përmes Sekretariatit Shtetëror për Kultet. Shpërndarja dhe shpenzimi i këtyre parave gjithmonë ka ngritur dyshime për korrupsion.

Nga ana tjetër, Sekretariati i Shtetit tha se i vuri menjëherë të gjitha dokumentet e kërkuara në dispozicion të hetuesve dhe shtoi: “Ne kemi besim se ata do të mund të kontriubojnë për të përmbushur detyrën e tyre, në interes të ligjit.”

Kryepeshkopi Teodosie është një nga prelatët më të zëshëm në Kishën Rumune në lidhje me teoritë e konspiracionit. Ai ra në sy gjatë pandemisë COVID-19 ndërsa refuzonte të kufizonte meshat për të mbrojtur famullitarët. Ai njihet edhe për qëndrimet e tij euroskeptike dhe anti-NATO.

Teodosie ka qenë aktivë edhe në politikë. Në shtator, ai mori pjesë në hapjen e një dege të Partisë Republikane Rumune në Konstancë. Partia deklaroi se synon të bëjë aleancë me Aleancën e ekstremit të djathtë për Bashkimin e Rumunëve, AUR, për zgjedhjet e vitit 2024.

Teodosie ka një marrëdhënie të ngushtë me George Simion, bashkë-kryetar i AUR. Më 27 gusht 2022, ai kreu shërbesën në dasmën e tij.

Etiketa: AkuzabesimBiznesmenCOVIDCOVID-19EurofinancimGjyqKisha RumuneKishëKomisionKorrupsionkryetarNATOPartiaPeshkopiprokurorrepublikaneSHshërbesështatorTeodosieZgjedhjet
Tjetri
‘Asfalti elektoral’ mbetet rrugëve pas zgjedhjeve të 14 majit

‘Asfalti elektoral’ mbetet rrugëve pas zgjedhjeve të 14 majit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.