AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata lë në fuqi masat ndaj të akuzuarve për aferën e inceneratorit të Tiranës

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e arrestit me burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion në atë që njihet si afera e inceneratorit të Tiranës. Njësoj u vendos edhe për 11 të akuzuar të tjerë të përfshirë në këtë aferë, megjithatë gjykata zbuti masën nga burg në arrest shtëpie për Jetmir Llapaj punonjës i QKB-së.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Avokatë të të akuzuarve pas seancës në Gjykatën e Posaçme. Foto:LSA

Pas disa orë shqyrtimi dhe pasi dëgjoi palët Gjykata e Posaçme la të hënën në fuqi masën e arrestit me burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion në atë që njihet si afera e inceneratorit të Tiranës.

Masë sigurimi me burg në mungesë u vendos edhe për   dy biznesmenët në arrati, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të akuzuar për “mashtrim” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”. Masë sigurimi me burg u dha edhe për Erjon Murataj, anëtar i Komisioni Prokurimit për Inceneratorin e Tiranës, i cili është shpallur në kërkim për akuzën “shpërdorim detyre”. Në burg u la edhe drejtori i infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës Taulant Tusha, ish-zyrtari i Ministrisë së Energjisë Bledar Karoli dhe Namik Simixhiu, një nga anëtarët e Komisioni të Prokurimit të tre të akuzuar për shpërdorim detyre.

Për 7 të akuzuar të tjerë u caktua masa e sigurimit “arrest shtëpie”. Në këtë grup u përfshinë Jetmir Llapaj punonjës i Qendrës Kombëtare të Biznesit, Pëllumb Abeshi, ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit, Alba Thoma, ish-Drejtoresha Juridike e Ministrisë së Mjedisit, Valbona Ballgjini, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, Sidita Temali, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, Etleva Kondi, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, Silena Tola, punonjëse e Qendrës Kombëtare të Biznesit, të akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Të akuzuarit i kanë mohuar akuzat. Ish-ministri Lefter Koka i dënuar tashmë në dy proceset e mëparshme në lidhje me inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit ka pretenduar se po sulmohej nga rivalët politikë.

Ky është procesi i tretë penal për atë që njihet si afera e koncesionit të inceneratorëve, që ka kushtuar miliona euro.  Hetimet e Prokurorisë së Posaçme për aferën e inceneratorit të Tiranës zgjatën tre vjet dhe identifikuan shtatë shkelje të mëdha ligjore në procedurat e dhënies së bonusit nga Këshilli i Ministrave, përgatitja e dokumenteve të koncesionit, studimi i fizibilitetit me të dhëna fiktive e deri te fshehja e pronësisë përmes një kompanie guackë në Holandë dhe paraqitja e të dhënave të rreme në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Etiketa: Alba ThomaAlqi BllakoArrestArrest me burgarrest shtëpieBiznesmenBledar KaroliBurgErjon MuratajEtleva KondiEuroGJKKOGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe KorrupsionitHetimetInceneratorinceneratoriInceneratori i FieritInceneratori i TiranësIntegrated Energy BV SPVIntegrated Technology ServicesIntegrated Technology Waste Treatment FierIrena GjokaJetmir LlapajKlodian ZotoKorrupsionLefter KokaMASMasamashtrimMiklo ConstruksionMinistria e MjedisitMjedisitNamik SimixhiuPaul WurthPëllumb AbeshiProkuroria e PosaçmeQendrën Kombëtare të BiznesitRaiffeisenShpërdorim detyreSidita TemaliSigurimiSilena TolaTaulant TushaTiranëValbonaValbona Ballgjini
Tjetri
Berisha njofton se është shpallur “non-grata” edhe nga Britania e Madhe

SPAK kërkon autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Berishës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.