AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ish-shefi i Prokurorisë, Petrit Fusha çohet në gjyq për fshehje pasurie

Katër vjet pas referimit të KPK-së, Prokuroria e Durrësit njoftoi se kishte përfunduar hetimet për ish-kreun e Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha dhe e kishte dorëzuar çështjen në gjykatë.

BIRNngaBIRN
13:31 | 11/12/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kreu i Prokurorise se Tiranes, Petrit Fusha. Foto: LSA

Prokuroria e Durrësit njoftoi të hënën se përfundoi hetimet ndaj ish-shefit të Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha dhe e dërgoi çështjen për shqyrtim në gjykatë. Fusha akuzohet për veprën penale të “refuzimit për deklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive..”, i parashikuar nga neni 257/a paragrafi 2 i Kodit Penal dhe nëse shpallet fajtor, rrezikon një dënim nga gjobë deri në 3 vjet burg.

Hetimet për Fushën nisën në vitin 2019, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kërkoi hetim lidhur me faktet e dala gjatë procesit të vetingut. Çështja u kalua në Prokurorinë e Durrësit në vitin 2020, ndërsa vendimi për marrjen të pandehur u njoftua pas publikimit të një investigimi të BIRN mbi dënimin e vëllait të ish-prokurorit nga gjykata spanjolle me akuza të trafikut të narkotikëve dhe mungesën e hetimit të pasurive të krijuara në Shqipëri nga ky aktivitet.

Petrit Fusha pati një karrierë të shtrirë në tre dekada si prokuror dhe drejtues i Prokurorisë së Tiranës përpara se të jepte dorëheqjen në vitin 2019, gjatë procesit të vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se dorëheqja e Fushës u bë pasi atij i kishte kaluar barra e provës. Nga raporti i DSIK-së rezultoi se Fusha nuk e kishte deklaruan përfshirjen në veprimtari të krimit të organizuar të vëllait.

Fusha drejton sot studion ligjore “Fusha & Partners” me aktivitet avokatinë dhe konsulencën, por edhe hotelerinë, turizmin dhe administrimin e pronave të familjes.

 

Etiketa: AkuzaAMPBIRNBurgDSIKFshehje pasurieFushaFusha & PartnersGjykataGjykata e Rrethit DurrësGjyqHetimHetimetKodit PenalKomisioni i Pavarur i KualifikimitNarkotiknarkotikëPetrit FushaprokurorProkuroriaProkuroria e DurresitRaportishqipShqipëriTiranëVendimi
I mëparshmi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Arben Agovi– Prokuroria e Tiranës

Tjetri

Prokurori Arben Agovi përballet me vetingun

Tjetri
Prokurori Arben Agovi përballet me vetingun

Prokurori Arben Agovi përballet me vetingun

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.