AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Prokurori Hektor Mushi përballet me probleme në të tre kriteret e vetingut

Komisioni konstaton se prokurori i Elbasanit, Hektor Mushi gjendet në pamundësi financiare për krijimin e pasurive dhe se duket se ka deklaruar të dhëna të rreme për pronësinë e një apartamenti. Mushi dha shpjegime dhe për një kontakt të papërshtatshëm ndërsa për problemet e evidentuara në kriterin profesional tha se u qëndronte parashtrimeve me shkrim.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në KPK, Lajme, Veting
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori i Elbasanit, Hektor Mushi | Foto: Edmond Hoxhaj

Prokurori i Elbasanit, Hektor Mushi u përball të mërkurën më 13 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për problemet e konstatuara në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Procesi i vetingut për prokurorin Mushi po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.

Hektor Mushi ka punuar fillimisht si oficer i policisë gjyqësore dhe në vitin 1995 është emëruar si prokuror në Elbasan. Në vijim është transferuar në Pograddec dhe në 2007-ën është rikthyer në Elbasan ku dhe e ushtron aktualisht detyrën.

Komisioni konstatoi pamundësi financiare të prokurorit Mushi për blerjen në vitin 2004 të një apartamenti me sipërfaqe 92.3 m2 në Pogradec për çmimin 2 milion lekë, me burim të shënuar në deklaratën “veting” shumën 1.5 milion lekë të dhuruar nga vëllai emigrant në Gjermani dhe 500 mijë lekë nga kursimet.

Relatorja Çiftja bëri me dije se subjekti nuk e ka deklaruar në vitin 2004 burimin e financimit të këtij apartamenti, por pasi ILDKPKI i ka bërë me dije se rezultonte me bilanc negativ, ai ka shpjeguar se i vëllai i ka dhuruar 1.5 milionë lekë.

KPK e ka konsideruar vëllanë si person tjetër të lidhur dhe ka kryer analizën financiare për mundësinë e tij për dhënien e shumës 1.5 milionë lekë, prej nga ka rezultuar se të ardhurat nuk mbulojnë shpenzimet e jetesës.

Ndërkohë, është konstatuar se subjekti ka pasur mundësi për krijimin e shumës 500 mijë lekë.

Në vijim Çiftja konstatoi se vlera 2 milionë lekë e shënuar në kontratën e shitblerjes së kësaj pasurie është më e vogël se vlera e tregut dhe madje edhe më e ulët se kostot e ndërtimit.

Duke e konsideruar çmimin e apartamentit në shumën 4 milionë lekë sipas vlerës së tregut, Komisioni konstaton pamundësi financiare në vlerën 3.5 milionë lekë.

Prokurori Mushi këmbënguli se çmimi i apartamentit në Pogradec që është shënuar në kontratë është real, pasi banesa gjendet në katin e shtatë të objektit pa ashensor, se gjendja e ndërtimit nuk është e mirë se ka lagështirë, si dhe nuk gjendet në zonë të preferuar të qytetit. Ai shtoi se apartamentin e ka marrë në gjendje karabina, pa dyer, pa dritare dhe pa instalimet hidraulike, që pretendoi se i ka kryer me shpenzimet e tij.

Subjekti deklaroi se tjetër arsye për dakordësimin e çmimit 2 milionë lekë ishte edhe njohja me palën shitëse. Sipas tij, kostoja e ndërtimit është rreth 1.5 milionë lekë dhe se shoqëria ndërtuese ka krijuar fitim nga ky transaksion.

Mushi dha shpjegime të detajtuara edhe për të arhdurat e vëllait në Gjermani. Ai deklaroi se vëllai ishte larguar në Gjermani me kontratë pune që prej vitit 1995 dhe se në vijim kishte vijuar studimet atje. Sipas subjektit, analiza e KPK ishte e gabuar, pasi të dhënat për shpenzimet e vëllait ishin përllogaritur sipas atyre të pasqyruara në një faqe internet lidhur me të ardhurat. Ai këmbënguli se vëllai kishte pasur burime të ligjshme për kursimin e shumës 1.5 milionë lekë që i kishte dhuruar e për rrjedhojë edhe vetë rezultonte me bilanc pozitiv.

KPK ka verifikuar edhe një apartament me sipërfaqe 112 m2 në Elbasan, në pronësi të nënës së subjektit dhe në përdorim nga ky i fundit. Për pagesën e një pjese të çmimit të kësaj pasurie, prokurori Hektor Bushi ka marrë një kredi në shumën 2.5 milionë lekë. Ndërkohë, kontrata e furnizimit me ujë të pijshëm figuron në emër të tij dhe jo të prindërve. Po ashtu, ka rezultuar se në këtë banesë ka jetuar gjithmonë subjekti dhe familja e tij, ndërsa prindërit nuk e kanë përdorur. Nëna rezulton t’u jetë bashkuar pasi babai ka ndërruar jetë.

Nga analiza financiare ka rezultuar pamundësi e prindërve në shumën 1.5 milionë lekë për pagesën e këstit të parë në vitin 2006. Bazuar në këto të dhëna, Komisioni ngre dyshime se subjekti ka deklaruar vetëm të drejtat e përdorimit mbi këtë pasuri, duke deklaruar të dhëna të rreme për pronësinë.

Nga analiza financiare e përgjithshme ka rezultuar bilanc negativ në vlerën totale 5.1 milionë lekë.

Prokuri Mushi e kundërshtoi edhe konstatimin për apartamentin e blerë nga prindërit në Elbasan. Ai pretendoi se prindërit kishin marrë dhe një hua 10 mijë euro për pagesën e këstit të parë dhe shtoi se vëllai kishte pasur të ardhura të mjaftueshme për t’a shlyer. Sipas tij, prindërit rezultojnë me bilanc pozitiv për blerjen e kësaj pasurie.

Figura dhe profesionalizmi

Komisioni konstatoi se subjekti nuk ka pasqyruar në deklaratën e kontrollit të figurës njohjen me një person të proceduar për krim të organizuar nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda. Sipas KPK, procedimi ndaj këtij shtetasi ishte pushuar, por nuk ishte deklaruar i pafajshëm me vendim gjykate dhe për rrjedhojë përbënë kontakt të papërshtatshëm. Çiftja sqaroi se subjekti e ka pranuar njohjen me këtë shtetas.

Prokurori Mushi konfirmoi edhe në seancë njohjen me këtë shtetas. Sipas tij, njohja ka ardhur nga ana e bashkëjetueses pasi ishte i njohur i familjarëve të saj.  subjekti pretendoi se personi në fjalë nuk i përket rrethit të tij shoqëror dhe se nuk kishin pasur ndonjëherë marrëdhënie financiare.

“Ai ka një firmë karburantesh dhe bashkëshortja e tij është kryetare e Këshillit të Qarkut Elbasan”, tha ndër të tjera Mushi dhe shtoi se ndaj personit në fjalë nuk ka pasur asnjë masë shtrënguese.

Subjekti pretendoi se nuk kishte pasur dijeni për çështjen penale në ngarkim të këtij shtetasi tek ish-Krimet e Rënda. Po ashtu, ai këmbënguli se para ndryshimeve ligjore, vendimi i pushimit ti prokurorisë që merrte formë të prerë, ishte i njëjtë me vendimet e gjykatës për pafajësi.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, AKSIK, bazuar në të dhënat e institucioneve ligjzbatuese ku janë ngritur dyshime për përfshirje të subjektit në veprimtari korruptive, ka ndryshuar konstatimin fillestar, nga përshtatshmëri në papërshtatshmëri. Po ashtu, i ka kërkuar Komisionit të verifikojë çështjet për të cilat ngrihen dyshime.

Këto çështje janë analizuar prej KPK në aspektin profesional. Në tre prej këtyre çështjeve është konstatuar se duket se Mushi ka marrë vendime mosfillimi apo ka kërkuar pushimin, pa kryer hetime efektive dhe se ka favorizuar të dyshuarit. Mungesë hetimesh është konstatuar dhe në një një prej pesë dosjeve të shortuara, ndërsa në një vendimarrje pushimi nga tre dosjet e përzgjedhura prej subjektit, ka rezultuar se arsyetimi është i paqartë e nuk bazohet në situatën faktike.

Çiftja pohoi se, bazuar në denoncimet e kryera në medie, ka rezultuar se subjekti ka takuar një denoncues në vend publik duke diskutuar për çështjen, madje duke i sygjeruar dhe të bëjë vetëgjyqësi. Sipas KPK, kjo sjellje është jashtë etikës që duhet të ketë një magjistrat. Ndaj Mushit janë depozituar 4 denoncime nga publiku.

Lidhur me gjetjet në aspektin profesional, Prokurori Mushi tha se u qëndronte parashtrimeve me shkrim.

Në përfundim, prokurori Mushi kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoii se vendimi do të shpallet më dat 15 dhjetor, në orën 09:45.

Etiketa: Analiza financiareAnalizëBrunilda BekteshiDenoncimelbasanEtleda ÇiftjaEuroGjermaniGjykatëGjykatësGjyqHektor MushihetimehuaILDKPKIKontrolliKostot e ndërtimitKPKPKkrediKrimKrimeLDKligjzbatueselulzim hamitajMagjistratMarie TumaMASParaPogradecProcedimiProcesi i vetingutprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria për Krime të RëndaSHVendimVendimetVendimiVeting
Tjetri
KPK konstaton pamundësi financiare të prokurores Zena Lila

KPK konstaton pamundësi financiare të prokurores Zena Lila

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.