AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Udhëzuesi i marrdhënieve të gjykatave me publikun dhe median hyn në fuqi

Udhëzuesi i ri i KLGJ lejon publikimin e të dhënave të zyrtarëve dhe personave që gjykohen nga juridiksioni posaçëm, si dhe të atyre të akuzuar për krime kundër njerëzimit, krime sekusale, për mashtrime dhe që prekin zgjedhjet e lira.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mikrofona të lidhur tek kangjellat e gardhit të Prokurorisë së Përgjithshme, gjatë një proteste të organizuar nga komunitetit i gazetareve. | Foto : LSA

Udhëzuesi Standard i Marrdhënieve të Gjykatave me Publikun dhe Median, i miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ më 6 dhjetor, hyri në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare të datës 16 dhjetor. Udhëzuesi përcakton rregullat dhe procedurat e informimit dhe komunikimit me publikun dhe median, me ose pa interesimin e tyre të drejtpërdrejtë. Transparenca në sistemin e drejtësisë vijon të lërë për të dëshiruar dhe udhëzuesi i ri u hartua pas diskutimeve dhe sygjerimeve nga aktorë të fushës mediatike, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit.

Në udhëzues thuhet se shërbimet për marrëdhëniet me publikun dhe median ushtrohen nga gjyqtari dhe nënpunësi civil i caktuar, që bashkëpunojnë edhe me anëtarin e KLGJ përgjegjës për marrëdhëniet me publikun dhe median, për unifikimin dhe standardizimin e komunikimit.

Veç formave të komunikimit me publikun dhe median, në udhëzues përcaktohen edhe mënyrat e komunikimit në rast të situatave të veçanta kritike, ku si të tilla konsiderohen ato që kërkojnë komunikim të shpejtë; ngjarjet me ndjeshmëri të lartë pubolike; publikimi i informacionit të pasaktë për çështjet në proces; sulmet publike kundër gjykatës dhe ndaj gjyqtarëve, etj..

KLGJ e ka ndarë informacionin në dy formate, atë që vihet në dispozicion pa kërkesë që përfshijnë informacione apo dokumente të cilat nuk ndalohen me ligj të bëhen publike. Vendimet gjyqësore është përcaktuar si rregull të publikohen të anonimizuara duke u fshirë të dhënat personale, që konsiderohen gjeneralitetet e palëve dhe të personave të tretë; numri personal i identifikimit; numri i telefonit; adresa postare dhe elektronike; numri i llogarisë bankare; targa e makinës; si dhe çdo e dhënë ose element tjetër që identifikon subjektin e të dhënave personale; të dhënat e të miturve; si dhe çdo e dhënë që që pretendohet nga pala në gjykim që cenon dinjitetin dhe jetën private të palëve ose të personave të tretë.

Në udhëzim përcaktohet se të dhënat e personave juridikë, personave fizikë tregtarë, si dhe institucioneve dhe organeve publike kur ata janë palë në proces, ose kur janë persona të tretë ose të përmendur gjatë parashtrimit të fakteve në vendimin gjyqësor, nuk janë objekt i anonimizimit. Në rast se pala jep pëlqimin para gjykatës për publikimin e plotë të të dhënave personale, atëherë lejohet publikimi i plotë i tyre.

Udhëzuesi i ri ka përcaktuar publikimin e plotë të të dhënave të personave të akuzuar që shpallen fajtorë për veprat penale që gjykohen nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; kur i akuzuari është zyrtar apo punonjës i administratës publike që ushtron funksione të tjera, i cili shpallet fajtor me vendim gjyqësor për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, si dhe çdo vepër tjetër penale e cila lidhet me funksionin e tij; për krime që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik në zgjedhje; kur i akuzuari shpallet fajtor për krime kundër njerëzimit, për krime seksuale, për mashtrime

Sipas KLGJ, dosjet gjyqësore mund aksesohen në çdo kohë nga palët në proces, përfaqësuesit ligjorë të tyre, gjyqtari apo trupa gjykuese e çështjes, prokurori, si dhe çdo person ose institucion publik tjetër i autorizuar sipas ligjit. Ndërsa personave të interesuar për përdorimin e vendimeve gjyqësore për qëllime studimore, shkencore, statistikore, literature apo gazetarie, i vihet në dispozicion vetëm kopja e vendimit të plotë. Ndërsa dosja e plotë vendoset në dispozicion vetëm me kërkesë të motivuar ku të argumentohet pamundësia e realizimit të qëllimit të aksesit vetëm nëpërmjet konsultimit të vendimit. Por në çdo rast, personi që kërkon akses është i detyruar të ruajë konfidencialitetin e informacionit duke nënshkruar deklaratën përkatëse.

Ndryshe nga më parë, udhëzuesi i ri përcakton lejimin e përfaqësuesit të medias që të raportojë përmes mesazheve telefonike ose kompjuterike, pasi më parë të ketë siguruar autorizimin e kryetarit të seancës. Po ashtu, përcaktohet se seancat gjyqësore mund të regjistrohen dhe transmetohen në media, me kërkesë të mediave ose me nismën e kryesuesit të trupit gjykues. Por, kur seanca gjyqësore regjistrohet me kamera nga vetë gjykata, kamerat e medias elektronike nuk lejohen të filmojnë pasi shpërndahen pamjet flimike ose regjistrimet audio të seancës nga gjykata, ose lejohet transmetimi i plotë nga një mjedis i posaçëm jashtë sallës së gjyqit.

 

Etiketa: adresaDosjadosjegazetaGjykataGjykata e PosaçmeGjykatëGjykatësgjykimGjyqgjyqtaridentifikimKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJKrimKrimekrime seksualekrimiLigjliraMediaMjedisParaProkurProkuroriSeancaSHtargatë miturTransparencaVendimVendimetzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Kaosi i afërt global dhe rikthimi i luftës

Kaosi i afërt global dhe rikthimi i luftës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.