AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Debate mes kallzuesit dhe ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë

Kallëzuesi i ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi u thirr si dëshmitar dhe u pyet nëse kishte pasur ndonjëherë mosmarrveshje me të pandehurin, por ai deklaroi se ishte hera e parë që e shikonte në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Selimi deklaroi se kishte gjykuar dy çështje në ngarkim të dëshmitarit dhe pretendoi se këto rrethana, si dhe një ekspertim i pabazuar për pasurinë e tij, vërtetojnë se çështja është e montuar për ta përndjekur.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, gjatë një seance të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK | LSA

Seanca gjyqësore e zhvilluar të pemten më 22 dhjetor në Gjykatën e Posaçme të Shkallë së Parë lidhur me çështjen penale në ngarkim të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi vijoi me pyetjen e dëshmitarit të kërkuar prej të pandehurit, avokatit Fran Dashi, i cili është njëkohësisht edhe kallëzuesi. Disa herë pati diskutime e debate mes dëshmitarit, të pandehurit dhe përfaqësuesve ligjorë të tij, situata për të cilat gjyqtarja Rudina Palloj u tërhoqi vëmendjen.

Përfaqësuesi i Selimit, avokati Ylli Manjani e pyeti Dashin nëse kishte qenë i dënuar ndonjë herë. Dëshmitari tha se kjo nuk kishte lidhje me objektin e çështjes, megjithatë pohoi se kishte qenë dënuar pesë herë. Pas përfundimit të dëshmisë, Selimi paraqiti deklarime, ku ndër të tjera vërejti se kishte gjykuar dy çështje në ngarkim të Dashit dhe se ai e kishte kryer kallëzimin për hakmarrje.

Dëshmitari Dashi u pyet në vijim se çfarë provash kishte dorëzuar bashkëngjitur kallëzimit dhe ai deklaroi se kishte vendosur vendimet e institucioneve të vetingut. Për disa pyetje Dashi tha se nuk kishte përgjigje.

I pyetur nga Gjykata nëse kishte pasur ndonjëherë konflikte apo mosmarrveshje personale me të pandehurin, dëshmitari Dashi tha se ishte hera e parë që e shikonte në mënyrë të drejtëpërdrejtë Selimin dhe se nuk ishte përshëndetur ndonjëherë me të.

Bazuar në këtë dëshmi, si dhe një ekspertim për të cilin ekspertja ka pranuar në seancat e mëparshme se ka kryer përllogaritjen gabim, Selimi ngriti pretendimet se procesi ndaj tij është përndjekës. Megjithatë, prokurorja Doloreza Musabelliu ka deklaruar në seancat e mëparshme se kërkesa për gjykim nuk është bazuar në atë akt ekspertimi.

Avokati Manjani deklaroi se nuk kishte asnjë fakt ndaj të përfaqësuarit prej tij, se dëshmitari duhet të procedohet për kallëzim të rremë dhe u shpreh se kjo çështje duhet pushuar, me argumentin se nuk ekziston.

Sipas tij, dëshmitari duhet të merret i pandehur edhe për fyerje ndaj gjykatës, pasi nën betim refuzoi të përgjigjej.

Në vijim, gjykata administroi akte të të pandehurit dhe me kërkesë të prokurores e cila tha se kishte nevojë të largohej për shkak të angazhimve në hetimin e një çështjeje, e shtyu seancën për më datë 12 janar, në orën 13:00 kur pritet të parashtrohen gjithë provat.

Shkëlzen Selimi punoi për dy dekada në sistemin e drejtësisë, përpara se të shkarkohej në vitin 2018 nga vetingu për fshehjen e kontakteve me persona të përfshirë në krim të organizuar. Edhe bashkëshortja e tij, ish-gjyqtarja e Apelit Administrativ, Rilinda Selimi u sharkua nga Kolegji për shkak të kontakteve të papërshtatshme, ndërkohë që shumica e trupit gjykues nuk gjeti probleme shkarkuese për pasurinë.

Procedimi penal për Selimin dhe disa gjyqtarë të tjerë u regjistrua nga SPAK tre vjet më parë për veprën penale të “deklarimit të rremë të pasurisë”. Në prill 2021, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestro preventive mbi pasuritë në zotërim të Selimit dhe familjarëve të tij; një pikë karburanti në lungomaren e Vlorës si dhe një truall me sipërfaqe 2400 m2 në Jonufër të Vlorës.

 

Etiketa: debateDoloreza MusabelliuFran DashiGjykataGjykata e PosaçmeGjykatëGjykatësgjykimGjyqgjyqtarKarburantKolegjiKrimLungomareProcedimiRilinda SelimiRudina PallojSeancasekuestro preventiveShkëlzen SelimiSPAKVendimetVetingVetinguVlorëYlli Manjani
Tjetri
Mungesa e aftësive digjitale mban peng revolucionin e shërbimeve qeveritare

Mungesa e aftësive digjitale mban peng revolucionin e shërbimeve qeveritare

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.