AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Fredi Beleri konteston provat e Prokurorisë me dëshmitarë

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri pretendoi në gjykatë se hetimi ndaj tij për korrupsion aktiv në zgjedhje ishte i montuar dhe akuzoi prokurorinë e Vlorës se kishte falsifikuar provat.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:45 | 29/12/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri gjatë një takimi në Athinë. Foto: Facebook.

Pesë dëshmitarë të kërkuar nga kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri u pyetën të premten më 29 dhjetor nga avokatët e tij dhe nga Prokuroria. Pasi gjykata bëri me dije se ishte rrëzuar kërkesa për përjashtimin e dy anëtarëve të trupës, kryesuesit Erjon Çela dhe gjyqtares Irena Gjoka, I pandehuri Beleri parashtroi një deklaratë duke theksuar se kishte lidhje me kërkesat e tij për marrjen e provave dhe pyetjen e dëshmitarëve.

Ai e cilësoi hetimin ndaj tij të montuar dhe pretendoi se Prokuroria e Vlorës ka falsifikuar provat. Po ashtu, Beleri akuzoi gjykatën se po shërbente si mburojë për Prokurorinë.

Në seancën e 19 dhjetorit, aktet e prokurorisë u kontestuan si të paligjshme dhe të papërdorshme nga i pandehuri Beleri dhe mbrojtësit e tij me argumentin se nuk janë siguruar sipas procedurës. Megjithatë, ata nuk kundërshtuan përmbajtjen e tyre.

Ndërkohë të premten, një prej provave të prokurorisë u kundërshtua me anë të deklarimeve të një dëshmitari, duke u pretenduar se në foto me Belerin nuk ishte bashkëpunëtori i prokurorisë, Arsen Rama.

Dëshmitari Thoma Bogdani deklaroi gjatë seancës nën betim, se e ka mik Fredi Belerin dhe se e ka takuar një ditë para arrestimit në Potam. I pyetur nga avokatët lidhur me një foto për të cilën dhe vetë dëshmitari tha se kiste marrë dijeni se qarkullonte prej rreth një muaji në rrjetin e aplikacionit WhatsApp, ai deklaroi se në foto ishte së bashku me Belerin. Dëshmitari Bogdani vërejti se kishte veshur në seancën e të premtes, të njëjtat rroba që ka pasur në atë foto.

Prokurorja Dorina Bejko i drejtoi dëshmitarit një seri pyetjesh për detaje rreth itinerarit që kishte pasur ditën kur është kryer fotoja. Dëshmitari Bogdani deklaroi se Belerin e ka mik dhe atë ditë kur ishte duke u kthyer nga Tirana për në Himarë, e kishte telefonuar dhe ishin takuar.

Pas dëshmisë së Bogdanit, Beleri pohoi se vijohej me falsifikime ndaj tij dhe se duan ta dënojnë në çdo mënyrë. Po ashtu, Beleri u shpreh se ndihej i diskriminuar.

Një tjetër dëshmitar, Edi Ruçi, që tha se ushtron profesionin e gazetarit, sqaroi para gjykatës se kishte intervistuar vëllanë e Arsen Ramës, Avdyl Ramën, të cilin e kishte pyetur nëse familjarët e tij kishin marrë përfitim financiar nga Beleri. Sipas Ruçit, Rama kishte deklaruar në intervistë se nuk kishin marrë para nga Beleri.

Avokatët e Belerit theksuan se intervista e Ramës dhënë për gazetarin tregonte të vërtetën, pasi ishte dhënë në momentet e para. Sipas tyre, nuk qëndronin as pretendimet e mëvonshme se intervista ishte marrë nën trysni. Edhe dëshmitari Ruçi deklaroi se Avdyli kishte shkuar për të dhënë intervistën me kushëririn e tij dhe se kishin qenë të vetëm në breg të detit.

Ruçi sqaroi se fillimisht kur kishte komunikuar me Avdyl Ramën, ai nuk kishte pranuar për intervistë, ndërsa në ditët në vijim e kishte kontaktuar vetë duke i thënë se i kishte rënduar në moral situata, prandaj donte të fliste publikisht. Dëshmitari deklaroi se me Arsen Ramën vetëm ishte shkëmbyer, por nuk kishte pasur komunikime.

Të premten paraqitën dëshminë e tyre edhe dy të afërm të Belerit, të cilët u prezantuan si kushërinj të largët, si dhe një tjetër person që pretendoi se vëllezërit Arsen dhe Avdyl Rama kishin sajuar dy vjet më parë një çështje penale kundër tij, megjithëse ai i kishte ndihmuar në momente të vështira duke u dhënë mundësinë të peshkonin së bashku me skafin e tij.

Gjykata në përfundim pranoi kërkesën e avokatëve të të pandehurve për heqjen dorë nga pyetja e disa dëshmitarëve. Ndërkohë, u rrëzua një kërkesë për ripyetjen e Arsen dhe Avdyl Ramës, kërkesë që është rrëzuar dhe më parë nga gjykata.

Seanca e radhës kur do të pyeten gjashtë dëshmitarë të tjerë të kërkuar nga mbrojtja, u caktua të zhvillohet më datë 10 janar, në orën 11:30.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli. Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi. Ky i fundit nuk është paraqitur në seanca, por ka kërkuar që procesi të vijojë në praninë e avokatit të tij.

 

 

Etiketa: Arsen RamaAvdyl RamaavdylidëshmitarëDorina BejkoEdi RuçiErjon ÇelaEuroFredi BeleriGjokaGjykataGjykatëGjykatëshimarëIrena GjokaKorrupsionKorrupsion aktivkryetarLokaleMbrojtjaPandeli KokaveshiParaProkuroriaProkuroria e VloresPunëRamaSeancaSHshqipShqipëriThoma BogdaniTiranaVlorëzgjedhje
I mëparshmi

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, peng i bllokimit dhe i përplasjeve në Kuvend

Tjetri

Ish-kryeministri Sali Berisha vendoset në “arrest shtëpie”

Tjetri
Ish-kryeministri Sali Berisha vendoset në “arrest shtëpie”

Ish-kryeministri Sali Berisha vendoset në “arrest shtëpie”

zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.