AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KAS rikthen për gjykim tek Celibashi mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës

Vlefshmëria e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Kuccovës Kreshnik Hajdari do të rishqyrtohet sërish nga Komisioneri Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS, gjatë një mbledhjeje. Foto: LSA.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi të premten të shfuqizojë vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, në lidhje me vlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut socialist të Kuçovës Kreshnik Hajdari, pasi prokuroria konstatoi se nuk kishte deklaruar një dënim të hershëm në shtetin grek.

Por, KAS nuk mori vendim për ndërprerjen ose jo të mandatit të Hajdarit duke i kërkuar Celibashit që ta rishqyrtojë çështjen dhe të marrë një vendim bazuar edhe në dispozitat e Kodi të Procedurës Administrative.

Partia e Lirisë ankimoi vendimin e datës 14 nëntor të Komisionerit duke kërkuar shpalljen të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Hajdarit.

Sipas vendimit të Celibashit, kryebashkiaku socialist nuk ishte në kushtet për të humbur mandatin edhe pse prokuroria zbuloi se ai kishte një dënim të hershëm të padeklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Pas verifikimit të thelluar të kërkuar nga KQZ-ja Prokuroria e Përgjithshme gjeti se ishte dënuar me 4 muaj burg të konvertuar me gjobë në Greqi për hyrje të paligjshme në territorin grek në vitin 1999.

Hajdari nuk e ka deklaruar këtë fakt në formularin e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, ose siç njihet si “Dekriminalizimi”.

Por, sipas palës paditëse në KAS, vetë veprimi i mosdeklarimit përbën një shkak ligjor për të humbur mandatin.  Duke iu referuar një vendimi të Kuvendit në plotësim të ligjit të dekriminalizimit, avokati Franci Nuri, tha se, “pasqyrimi në formular i të dhënave të rrema të paplota apo të pasakta sjell përjashtimin e menjëhershëm nga funksioni publik”.

“Pak rëndësi ka masa dhe lloji i dënimit që mund të ketë marrë në atë kohë”- tha ai, duke shtuar se, “ajo që ka rëndësi për ligjin është nëse është deklaruar apo jo”.

Përfaqësuesi ligjor i Hajdarit, avokati Theodhori Sollaku mbrojti vendimin e Celibashit dhe tha se pretendimi i palëse paditëse nuk përbën shkak për pozicionin publik të tij.  “Mosdeklarimi mund të jetë objekt i procedurave të tjera, por vendimet e Gjykatës së Lartë nuk thonë se mosdeklarimi është shkak ndalues për ushtrimin e pozicionit publik”- këmbënguli ai.

Në fillim të dhjetorit Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi se ka paraqitur kërkesën për gjykim në ngarkim të Hajdarit, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Hajdari kur ka kandiduar për kreun e Bashkisë Kuçovë në qershor të vitit 2019 dhe sërish në vitin 2023  në formularin e vetëdeklarimit ka fshehur një dënim të formës së prerë të marrë në shtetin grek.

Etiketa: AdministrativeBashkia e KuçovësBurgDekriminalizimiFranci NuriGjykatëGjykatësgjykimGreqiHetimetIlirian CelibashiKASKomisionerit Shtetëror të ZgjedhjeveKomisioni i Ankimeve dhe SanksioneveKomisioni i Ankimimeve dhe SanksioneveKQZKreshnik HajdariKuçMasaPartiaProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSPAKTheodhori SollakuVendimVendimetVendimi
Tjetri
Qeveria urdhëron mosregjistrimin e pronave që pengojnë “investitorët strategjikë”

Ligji i 'Investimeve Strategjike' propozohet të shtyhet për herë të tretë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.