AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Ornitologët promovojnë aftësitë terapeutike të ‘këngës’ së zogjve

Në festivalin e zogjëve në Durrës, anëtarët e Federatës së Ornitologëve Shqiptarë, trumbetuan pasionin e tyre edhe vlerën shëruese të zogjëve këngëtarë për fëmijët që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
2 years më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pepino Vitti, 83 vjeç nga Bari, gjyqtar në Festivalian e Zogjve në Durrës | Foto: Gëzim Kabashi

Konkursi i zogjve solli në Durrës afro një mijë kanarina, të cilat konkuruan sipas llojeve për ngjyrën, për këngën, qëndrimin, etj.

Por numri i vizitorëve të Festivalit ishte shumë më i vogël se sa i zogjve që u paraqiten nga Federata e Ornitologëve Shqiptarë.

“Duhet të kishim një marrëveshje me bashkinë e qytetit për publicitetin e veprimtarisë – tha për BIRN  Edmond Berdaku, një durrsak i pasionuar me të gjithë “puplat”, siç i quan ai zogjtë e kafazit në përgjithësi.

Sipas Berdakut, në këtë Festival duheshin paraqitur  të gjithë zogjtë, si bilbilat, gardelinat, kanarinat, edhe zogj të tjerë.

Në pallatin e sportit, ku u paraqitën zogj të shumtë, për fat të keq munguan fëmijët, të cilët bashkë me prindët e tyre mbeten vizitorët më të afërt të zogjve.

Në stendat e kafazëve afrohen ndonjëherë edhe fëmijë me probleme shëndetësore, të shoqëruar nga prindërit.

Nuk janë të pakta rastet, kur zogjtë shërbejnë si terapi për pacientët e vegjël, dhe prindët janë mjaft të interesuar.

Pepino Vitti, 83 vjeç nga Bari, tha për BIRN, se një grup të pasionuarish të rajonit të tij, kujdesen për fëmijët me probleme, dhe organizojnë në spitale shfaqje me kanarina apo gardelina.

Me anë të pet-terapisë ata kanë arritur rezultate mjaft të mira edhe me fëmijët handikap, leuçemikët, apo të moshuarit – shton Pepino, me një pasion 50-vjeçar për zogjtë.

Vitti dhe një grup miqsh italianë, kanë ardhur në Durrës si pjesë e gjyqtarisë ndërkombëtare të konkursit, ndërsa e kanë ndjekur që nga fillimi ecurinë e formimit të Federatës.

Edhe Federata shqiptare bën pjesë në Organizatën botërore të  Ornitologisë, por seleksionimi sipas standarteve duhet të jetë më i plotë –nënvizon Vitti.

Gjithçka mbështetet mbi pasionin e rritësve të zogjvve, dhe shkëmbimeve me njeri tjetrin.

Eduard Cara, nën/kryetar i FOSH, thotë për BIRN se Federata ka paraqitur dëshirën dhe mundësitë e saj pranë Institucioneve shëndetsore, në mënyrë që të kontribuojë së bashku me zogjtë, veçanërisht pranë reparteve spitalore  pediatrike.

“Ne kemi përvojën italiane, që na shërben si shembull për terapinë ndaj fëmijëve me probleme shëndetsore – shton Cara, i cili jeton në Bari dhe Kavajë.”

E themeluar në vitin 2016, Federata e Ornitologjisë po hedh hapat e parë për të shfrytëzuar Pet-terapinë.

Eduard Cara përfiton të dëshmojë shqetësimin e tij për zogjtë e egër dhe që më pas shiten në treg.

“Jo më larg se disa qindra metra prej këtu shiten kanarina të kapura, të cilat shiten në treg. Askush nuk e prish terezinë për këtë fenomen – shprehet  nënkryetari i Federatës.

Pallati i Sportit është mbushur me cicërimat e zogjve.

Pranë kafazëve kanë nisur konkurimet, me përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Italia dhe Greqia.

Zogjtë kanë matrikullin përkatës dhe konkurimi është shumëplanësh, ku dallohen këngëtarët, ngjyrat, qëndrimi, etj.

Kanarinat këngëtare i nënshtrohen një konkursi të veçantë, në një sallë të mbyllur, ku ata dëgjohen njëri pas tjetrit.

Ndërkohë që gjyqtaria është angazhuar në punë,  në mjediset e pallatit bie në sy Fatjoni, i cili mban  në shpatull një papagall jo të vogël.

Të rinjtë kërkojnë të fotografohen me Arensin, siç e ka emrin zogu me përmasa mbi normalen.

Ed Berdaku na tregon edhe dy-tre raste të tjera të pacientëve të kuruar në Durrës me pet-terapi. Është mrekulli të shohësh një pacient që është khtyer në një kujdestar të zogjve këngëtarë – tha Ed Berdaku.

Eduard Cara tha për BIRN, se ky i Durrësit është konkursi i pestë që organizohet në shkallë vendi dhe ka 110 pjesmarrës. Tre të parët kanë patur si stacion Tiranën, ndërsa para një viti konkursi u organizua në Tiranë.

Ai shton se vitin e ardhshëm konkurimi do të zhvillohet në Kavajë.

“Kam lindur atje dhe ëndërroj që konkursi i radhës të zhvillohet atje – përfundoi Cara.

Etiketa: BIRNDurrësEd BerdakuEduard CaraFederata e Ornitologëve ShqiptarëFederata e OrnitologjisëFOSHGreqiaItaliaKosovakryetarMaqedoniaMaqedonia e VeriutmarrëveshjeMjaftmrekulliOrnitologParaPepino VittiSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTiranëTregzogj
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Arbër Berexha – Prokuroria e Elbasanit

Skeda e pasurisë së deklaruar – Arbër Berexha - Prokuroria e Elbasanit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.