AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ministrja e Arsimit vë në dyshim rezultatet e PISA, por këmbëngul që ka plan masash

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu pretendoi se MAS kishte një plan masash për të përmirësuar rezultatet e nxënësve në testet ndërkombëtare, por vuri në dyshim rezultatet e nxënësve të Shqipërisë sipas PISA duke aluduar se ato nuk ishin “pasqyrë reale”.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
3 years më parë
në Arsimi, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ogerta Manastirliu | Foto: LSA

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastiliu reagoi të enjten, më shumë se 1 muaj pas publikimit të rezultateteve të testimit PISA, që vuri në dukje një rënie drastike të nivelit të nxënësve të Shqipërisë, duke ngritur dyshime mbi gjetjet dhe këmbëngulur se kishte një plan masash që do të vihej menjëherë në zbatim.

Duke folur për rezultatet Manastirliu fillimisht tha se të dhënat ishin analizuar në detaje, por më pas aludoi se rezulatat e këqija ishin si pasojë e mungesës së angazhimit dhe nuk pasqyronin gjendjen reale të arsimit parauniversitar në vend.

“Ato aspekte ku puna duhet të përmirësohet dhe ritmi duhet të shpejtohet dhe arritjet duhet të nxiten akoma me shumë, për të mundësuar që vlerësimet edhe ato ndërkombëtare sikurse është PISA, të mundet që të tregojnë dhe të na japin një pasqyrë dhe një panoramë reale, të cilat të mos penalizohen nga mungesa e angazhimit për shembull”, tha Manastirliu.

Ajo tha se kishte një plan për të ndryshuar këtë situatë, duke përfshirë trajnim të mësuesve, teste modele të ngjashme dhe kontroll në vijim të nxënësve. “Ne kemi hartuar një plan ambicioz me synim përmirësimin e rezultateve të Shqipërisë në testim e ardhshëm”, tha Manastirliu.

Raporti i PISA për testimin e zhvilluar në vitin 2022 , u publikua në fillim të dhjetorit të vitit që shkoi, dhe vuri në dukje se rënia e rezultateve të Shqipërisë krahasimisht me rezulatet e arritura në vitin 2018 ishte “një anomalitet negativ”.

Përtej faktit që Shqipëria renditej ndër vendet e fundit mes 80 vendeve në të cilat bëhet testimi PISA, rezultatet e testimit të radhës tregojnë përkeqësim në krahasim me veten. Prej vitit 2009 deri në vitin 2018, Shqipëria njohu vetëm rritje në rezultate, pavarësisht se renditja e saj krahasimisht me vende të tjera mbeti e keqe. Por të dhënat e testimit të fundit tregojnë se shumë nga ajo që ishte fituar në testimet paraardhëse u humb.

Bazuar në grafikët e raportit, rezultatet e Shqipërisë në matematikë dhe shkencë ranë poshtë atyre të arritura në vitin 2009. Në të dyja degët nxënësit kanë shënuar pak mbi nivelin e 350 pikëve. Rënia në shkencë është edhe më e madhe, pasi këtu rezultatet në vitin 2009 kanë qenë afër 400 pikëve. Rezultatet në lexim po ashtu nuk ishin më të mira, edhe pse në këtë degë rezultate ishin ende mbi nivelin e pikëve të marra në vitin 2009.

Për ekspertë të arsimit kjo është tregues i mungesës së vëmendjes së qeverisë ndaj arsimimit dhe financimin e dobët publik për shkollim.

Testi PISA është një nismë mbarëbotërore nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD, për të matur aftësinë e nxënësve 15-vjeçarë për të përdorur njohuritë e tyre në matematikë, shkencë dhe lexim.

Testet eksplorojnë se sa mirë nxënësit mund të zgjidhin probleme komplekse, të mendojnë në mënyrë kritike dhe të komunikojnë në mënyrë efektive, duke dhënë një pasqyrë se sa mirë sistemet arsimore të vendeve të tyre i përgatitin ata për sfidat e jetës reale.

Etiketa: ArsimiOECDOgerta ManastiliuOrganizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim EkonomikPISAPunaRaportiSHshqipShqipëriaTestimetzhvillimzhvillim ekonomik
Tjetri
rbër Berexha

Prokurori Arbër Berexha konfirmohet në detyrë

Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.