AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

BE kërkon parlament funksional, Spiropali i drejtohet opozitës me “qengja”

Parlamenti çel sesionin e ri parlamentar të hënën pasdite në një atmosferë konflikti mes mazhorancës dhe opozitës, ku pritet të votohen dekretet e presidentit për ndryshimet e reja në qeveri.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Silvio Gonzato dhe Elisa Spiropali

Ambasadori i ri i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato apeloi të hënën për bashkëpunim mes forcave politike dhe funksionim normal të parlamentit për reformat e integrimit.

“Siç i thashë ministres Elisa Spiropali gjatë takimit tonë të parë [të premten e kaluar], zbatimi i këtyre reformave do të kërkojë një parlament që funksionon efektivisht… dhe një bashkëpunim të mirëfilltë midis të gjitha institucioneve”- shkruan Gonzato në platformën X (ish-Twitter).

Sipas tij, pas procesit screening, tashmë vendi ka një tablo të qartë për reformat që duhet të kryejë për integrimin. Por, Gonzato thekson se,  “të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku për axhendën e integrimit të vendit në BE”.

Por, ministrja e qeverisë për parlamentin iu drejtohet deputetëve të opozitës me epitetin “qengja’’ duke i fajësuar për mosmiratimin e amnistisë penale, që parashikon lirimin e parakohshëm nga burgu të qindra të burgosurve.

Në një status të gjatë në rrjetin social facebook të dielën ajo zgjedh një gjuhë denigruese në formë ftese për opozitën që të votojë nismën e qeverisë.

“Unë nuk di nëse do të jetë Gazi apo Luli, Albana apo Enkelejdi, Dashi apo “qengja e luanë” të tjerë nga opozita që do të guxojnë të hedhin votën e parë. Të gjithë janë të mirëpritur”- shkruan Spiropali.

Sesioni i ri nis me votimin e dekreteve të presidentit për ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, sipas propozimeve të kryeministrit Edi Rama, i cili krijoi nmë strukturë dy ministri të reja duke sjell në kabinet Blendi Gonxhe si ministër i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Adea Pinderin si ministre shteti për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Konfliki politik mban peng nismat ligjore që kërkojnë 84 vota, si reforma zgjedhore apo ndryshimet në Kodin Penal dhe emërime në institucioneve të pavarura si Avokati i Popullit.

Prej nëntorit pjesa më e madhe opozitës proteston pasi socialistët rrëzuan kërkesat e saj për hetim parlamentar për konçensionet e qeverisë në shëndetësi dhe kërkesën për të pasur përfaqëues në komisionin e reformës zgjedhore.

Sesioni i vjeshtës u mbyll në një situatë të pazakontë ku seancat parlamentare i ngjanin më shumë një sheshi proteste, ku deputetët e opozitës ndiznin tymuese dhe përmbysnin karrtiget, ndërsa deputetët e shumicës ngrinin kartonin për të miratuar ligjet.

Socialistët në mënyrë të njëanshme ndryshuan ligjin për komisionet hetimore dhe rregulloren e Kuvendit, duke parashikuar masa ndëshkimore afatgjata deri në 60 ditë për deputetët që tentojnë prishjen e seancave plenare.

Po ashtu, PS kaloi punën e komisioneve parlamentare online me një vendim të kontestuar të Konferencës së Kryetarëve, i cili u mor pa praninë e opozitës dhe në mungesën e regjistrimit audio.

Etiketa: ASHKAvokati i PopullitBEBlendi GonxheBurgdeputetEdi RamaElisa SpiropaliFacebookHetimIntegrimiKorrupsionKorrupsionikryetarKuvendLuliMasaMatOpozitaparlamentpresidentprotestePSPunëRamaReformaReforma zgjedhoreSHSilvio GonzatoTwitterURAVendimVota
Tjetri
KPA urdhëron Komisioneren Publike të mbaj qëndrim mbi gjetjen e ONM-së

KPA urdhëron Komisioneren Publike të mbaj qëndrim mbi gjetjen e ONM-së

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.