AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

Gjyqtari Avni Sejdi kundërshton problemet për pasurinë dhe profesionalizmin

Komisioni konstaton mungesë bashkëpunimi të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Avni Sejdi, pamundësi për të justifikuar pasuritë e shpenzimet dhe deklarime për përmirësimin e situatës, gjykimin e çështjeve në konflikt interesi, cënim të etikës dhe i besimit të publikut me shprehje fyese e kërcënuese, si dhe një seri gjykimesh të gabuara – gjetje që u kundërshtuan nga subjekti i cili kërkoi konfirmimin në detyrë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në KPK, Lajme, Veting
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Avni Sejdi pas seancës në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Gjyqtari Avni Sejdi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, u përball të hënën më 15 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegimet për pamundësitë financiare në krijimin e pasurive, si dhe për probleme në kriterin profesional. Ndërkohë, ai u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e fugurës.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Sejdi po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.

Avni Sejdi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si ndihmësgjyqtar në vitin 1996 dhe në 2000-in u emërua si gjyqtar në Gjykatën e Mirditës. Në vitin 2007, Sejdi u transferua në Gjykatën e Pukës dhe prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Relatorja Bungo evientoi në fillim të seancës dëgjimore se subjekti nuk kishte qenë plotësisht bashkëpunues me Komisionin, pasi nuk kishte vendosur në dispozicion dokumentet e kërkuara.

Mungesat financiare

Për një apartament në Tiranë të porositur në vitin 2004 kundrejt çmimit 4 milionë e 720 mijë lekë, gjyqtari Sejdi ka deklaruar si burim pagat, dy kredi, një hua, dhurime nga vëllezërit dhe të ardhurat nga shitja e një automjeti.

Nga analiza financiare paraprake ka rezultuar se subjekti duket se nuk ka pasur mundësi për krijimin e një gjendje cash në shumën 300 mijë lekë në vitin 2003, kur ka rezultuar me pamundësi në shumën 1 milion e 198 mijë lekë. Për rrjedhojë këto kursime nuk janë konsideruar në analizën financiare.

Për pagesat e kryera me anë të kredive në shumat 400 mijë lekë në vitin 2005 dhe 700 mijë lekë në 2007-ën, nuk janë gjetur probleme. Ndërkohë, është konstatuar pamundësi për shlyerjen e tyre në vitin 2009.

Situatë e ngjashme është konstatuar dhe për marrdhënien e huasë, ku huadhënësi ka rezultuar me mundësi financiare, por është vërjetur pamundësi e subjektit për ta kthyer.

Për dhurimet nga vëllezërit në vlerën totale 27 mijë euro, subjekti ka deklaruar se i ka marrë dorazi. Bungo tha se nga hetimet e KPK për hyrje-daljet e vëllezërve në Shqipëri kanë rezultuar mospërputhje dhe për rrjedhojë gjyqtari Sejdi ka ndryshuar qëndrim pas këtij konstatimi të KPK.

Sipas relatores, subjekti ka kryer deklarim të pasaktë që duket se e ka bërë për të përmirësuar situatën e tij.

Në vijim u evidentua se Sejdi ka dorëzuar dhe një deklaratë noteriale lidhur me transaksionet që kishin të bënin me burimet e apartamentit, në të cilën gjendeshin të dhëna të pavërteta të shënuara me qëllim përmirësimin e situatës financiare.

Po ashtu, u konstatua se Sejdi i ka dërguar vëllait një vlerë që më pas është rikthyer, me qëllim justifikimin e burimeve financiare në vitin 2007.

KPK konstaton se dhurimet duket se janë deklaruar vetëm kur subjekti ka kryer pagesat dhe kur nuk ka zotëruar të ardhura të mjaftueshme.

Relatorja Bungo theksoi se Sejdi nuk ka vendosur në dispozicion të KPK dokumente për të provuar deklarimet e tij dhe duket se ka vepruar kështu për të arritur një rezultat pozitiv.

Sipas Komisionit, subjekti nuk ka arritur të vërtetojë ligjshmërinë e të ardhurave të pretenduara se janë përfituar nga shfrytëzimi tokës bujqësore në fshat.

Nga analiza financiare e kryer për apartamentin, ka rezultuar bilanc negativ në shumën 1 milion e 399 mijë lekë në vitin 2004 dhe 348 mijë lekë në 2007-ën.

Sejdi ka rezultuar me balancë negative në shumën 150 mijë lekë për blerjen e një automjeti në vitin 2012 për çmimin 300 mijë lekë, me burim të ardhurat nga puna.

Në vijim, Bungo konstatoi se subjekti ka nënshkruar një kontratë fiktive për një hua, pasi vetë ka shpjeguar se i ka shitur huamarrësit një makinë, por për shkak se ai nuk mundej të shlyente vlerën, kanë rënë dakord të nënshkruanin kontratën e huasë në shumën 5000 euro. Sipas KPK, gjyqtari Sejdi nuk ka shënuar në deklaratën “veting” shitjen e këtij mjeti dhe duket se veprimet fiktive nuk përputhen me etikën e magjistratit.

Dyshime për veprime fiktive u ngritën nga KPK edhe për një hua të deklaruar nga subjekti si të marrë nga i vëllai, për të mbuluar shpenzimet e trajtimit mjekësor të bashkëshortes në Francë. Sipas KPK, duket se i vëllai nuk ka pasur mundësi financiare për dhënien e huasë dhe po ashtu, edhe subjekti nuk ka pasur mundësi ta shlyente.

Nga hetimi financiar ka rezultuar se një avokat i ka kthyer subjektit në vitin 2010 një hua të marrë një vit më parë në shumën 40 mijë lekë, ndërkohë që ka rezultuar se ka shqyrtuar 40 çështje me këtë avokat. Sipas Bungos, tre prej çështjeve janë gjykuar në periudhën kur ka egzistuar marrëdhënia e huadhënies dhe për rrjedhojë subjekti ka qenë në kushtet e konfliktit të interesit.

Nga analiza financiare e përgjithshme paraprake, ka rezultuar një bilanc negativ total në vlerën 3.9 milionë lekë.

Gjyqtari Avni Sejdi deklaroi në fillim të shpjegimeve të tij, se e gjithë pasuria që zotëron përbëhet nga një apartament në shumën 4.7 milionë lekë dhe një autoveturë 300 mijë lekëshe. Ai shtoi se kishte pasur më parë dhe një automjet tjetër që e kishte shitur.

Për tokën bujqësore shpjegoi se e kishte përfituar nga ligji “Për tokën” dhe një ngastër tjetër e kishte trashëguar nga babai.

“Është një pasuri modeste për kontributin tim nga viti 1996”, deklaroi Sejdi.

Ai e cilësoi analizën financiare të Komisionit me mungesë logjike ekonomike, duke sjellë në vëmendje se vetëm të ardhurat e tij nga pagat kanë qenë në masën 16 milionë lekë.

Subjekti kërkoi ndryshimin e analizës financiare duke këmbëngulur që të konsiderohen të ardhurat nga toka bujqësore, prej vitit 1993 e në vijim. Ai pretendoi se përfshirja e këtyre të ardhurave do të ulte ndjeshëm në vite zërin e shpenzimeve jetike.

Sejdi kërkoi të konsideroheshin pensionet e prindërve, me argumentin se kishin jetuar së bashku deri në vitin 2000.

Po ashtu, kërkoi që në analizë të konsiderohen dietat dhe të ardhurat nga orët shtesë si ndihmës gjyqtar dhe gjyqtar, si dhe të ulen shpenzimet e udhëtimit për të mbërritur në punë gjatë viteve 2007-2013. Sipas subjektit, nuk qëndronte përllogaritja e kryer për pesë ditë çdo javë vajtje – ardhje. Ai pohoi se kishte përdorur zyrën për strehim, pasi ishte distancë e largët dhe nuk mund të udhëtonte çdo ditë.

“Kërkoj korrigjimin e analizës financiare dhe dal me bilanc pozitiv dhe jo negativ”, përfundoi Sejdi parashtrimet e tij për pasurinë.

Profesionalizmi

Relatorja Bungo konstatoi se subjekti është pyetur lidhur me vonesa në arsyetimin e vendimeve. Nga verifikimi të dhënave arkivore është konstatuar se një qytetar ka kryer ankesë pranë ish-KLD-së për komunikim të gjyqtarit me fjalë të ulëta. Sipas Bungos, duket se subjekti ka përdorur fjalor fyes dhe kërcënues duke cënuar besimin e publikut.

Nga 22 denoncime që janë depozituar në KPK nga publiku, për 9 prej tyre i është kaluar Sejdit  barrë prove. Relatorja Bungo renditi gjetjet për këto denoncime, duke evidentuar se subjekti dukej se ka gjykuar në kushtet e konfliktit të interesit; se nuk ka analizuar dhe arsyetuar vendimet duke cënuar të drejtat e pronës së palëve; nuk është shprehur për një pjesë të padive duke mos argumentuar vendimet; si dhe se nuk ka respektuar afatin e gjykimit.

Nga verifikimi dy denoncimeve publike, në një rast është konstatuar se duket se vendimi i subjektit është i paargumentuar dhe i pabazuar në prova, ndërsa tjetri duket i paqartë dhe i paplotë, pasi janë paraqitur qëndrime kontradiktore.

Sipas Bungos, egzistenca e një serie gjykimesh të gabuara e bëjnë subjektin të papërshtatshëm në aspektin profesional. Ajo shtoi, se shprehjet fyese dhe kërcënuese duket se cënojnë etikën që duhet të ketë një magjistrat.

“Për profesionalizmin nuk mendoja se do të vihej në dyshim integriteti im”, deklaroi gjyqtari Sejdi.

Ai theksoi se kishte gjykuar brenda afatit ligjor. Sipas tij, afatet janë të përcaktuara në ligj dhe jo në vendimet e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, KLD dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ.

Ndërsa për dorëzimin e arsyetimeve të vendimeve ai tha se kjo kishte ndodhur si pasojë e ngarkesës së lartë në punë. Subjekti pohoi se kishte shqyrtuar çështje sa dyfishi i normës.

Në vijim, gjyqtari Sejdi solli në vëmendje kompetencat e Komisionit për kryerjen e rivlerësimit të magjistratëve. Sipas tij, institucionet e vetingut nuk mund të vlerësojmë mbi gjykimin e themelit të kryer nga ana e subjekteve. Ai pohoi, se KPK duhet të merret me aspektin procedural dhe formën e vendimit, pa zëvendësuar gjykimin e çështjes. “Analizimi përmbajtësor bie ndesh me legjislacionin dhe është kompetencë e gjykatave më të larta”, pohoi ai.

Sejdi kundërshtoi konstatimin për gjendjen në kushtet e konfliktit të interesit në gjykimin e çështjeve me avokat mikun e tij, të cilit i kishte dhënë hua. Sipas tij, kur ka egzistuar marrdhënia e huasë, nuk ka shqyrtuar asnjë çështje me atë avokat.

“Kur nuk është përcaktuar data e saktë e dhënies së huasë, nuk mund të aludohet”, pohoi ai dhe argumentoi se nuk mund të kishte interes, pasi ishte në rolin e huadhënësit. “Se nuk ka sens ta favorizoja për paratë e mia. Ndryshe të isha huamarrës”, pohoi Sejdi dhe shtoi se për shkak të detyrës që ushtron ka miqësi me prokurorë e avokatë, por se kjo nuk do t’i pengonte të ishin pjesë e proceseve gjyqësore.

Sipas subjektit, Komisioni nuk ka analizuar nëse kishte favorizuar ndonjë prej palëve të përfaqësuara nga ky avokat e për rrjedhojë nuk mund të arrihej në përfundimin se kishte qenë në konflikt interesi.

Gjyqtari Sejdi solli në vëmendje se periudha e rivlerësimit të profesionalizmit është për vitet 2013 – 2016, por Bungo konstatoi se ky kufizim kohor nuk përfshinte denoncimet.

Në përfundim gjyqtari Sejdi deklaroi se çdo kush ja bën gjyqin vetes para se t’ia bëjnë të tjetrët dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

KPK njoftoi se vendimi do shpallet më datë 17 janar, në orën 09:50.

 

 

Etiketa: AdministrativeAnaliza financiareAnalizëAvni SejdiEuroGenta Tafa BungoGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarHetimethuaKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJkonfliktkonflikt interesiKPKkrediLigjMagjistratMarie TumaMASMirditëMjekmjekëPagatParapasuriapensionetProcesi i vetingutprokurorPukëPunaRoland IliaSHshqipShqipëriSuela ZheguSuela ZhegunTokaVendimetVendimiVetingVetingu
Tjetri
Bizneset shqiptare të shqetësuara për sigurinë kibernetike

Bizneset shqiptare të shqetësuara për sigurinë kibernetike

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.