AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Shqipëria 2024: Pengesa për integrimin në BE, opozita në trazira

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë fqinje mund të pengojnë integrimin e saj në BE në vitin 2024, por ka shpresë për sektorin e drejtësisë.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
2 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis përpara samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Shqipëri, 06 dhjetor 2022. Foto: Nensi Bogdani/BIRN.

Marrëdhëniet me Greqinë, trazirat e vazhdueshme në opozitë dhe më shumë raste korrupsioni të profilit të lartë duket se do të dominojnë vitin 2024 në Shqipëri.

Pas shenjash gatishmërie nga të dyja palët për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre historike, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë u përkeqësuan në vitin 2023 me arrestimin e një kandidati etnik grek për kryetar bashkie në rajonin bregdetar jugor të Himarës, dy ditë përpara zgjedhjeve lokale.

Fredi Beleri e fitoi bashkinë e Himarës, por vazhdon të mbetet në paraburgim i akuzuar për blerje votash.

Greqia ka shprehur zemërimin e saj për këtë dhe ka kërcënuar se do të frenojë bisedimet e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian nëse Beleri nuk lejohet të marrë detyrën ose i mohohet e drejta për një gjykim të drejtë.

Në një deklaratë me shkrim drejtuar BE-së, të parë nga BIRN, Athina tha se “pret që Shqipëria të marrë masa konkrete dhe të menjëhershme për marrjen e detyrës nga Beleri dhe të respektojë të drejtën e tij për një gjykim të drejtë dhe prezumimin e pafajësisë”.

“Përndryshe, ajo nuk do të jetë në gjendje të pajtohet me fazat e ardhshme në procesin e anëtarësimit, duke përfshirë miratimin e Raportit të Vlerësimit të Standardeve të Pazgjidhura.”

Korrespondenti politik shqiptar Lutfi Dervishi e quajti mosmarrëveshejn “absurde” dhe tha se ka të ngjarë që ajo të zgjidhet së shpejti, “por shija e hidhur që la bllokada greke do të mbetet më gjatë”.

Pas muajsh refuzimi për të komentuar çështje gjyqësore, në fund të vitit kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh, duke shkruar në X, ish-Tëitter, se refuzimi për të lejuar Belerin të bënte betimin e tij ishte “pozicioni i duhur ligjor”.

Afrim Krasniqi, kreu i Institutit për Studime Politike me qendër në Tiranë, tha se rasti i Belerit ishte thjesht një shpërqendrim nga problemi i vërtetë – mungesa e kapacitetit të Shqipërisë për të ndërmarrë reformën e kërkuar nga ajo për t’u afruar më shumë me BE-në.

“Edhe nëse zgjidhet çështja me Greqinë – çështja Beleri – problemet do të mbeten, sepse kapacitetet tona për reformat kryesore që janë shënuar në raportin e progresit të Komisionit Evropian, Shqipëria e ka të vështirë t’i përmbushë, përfshirë ato që quhen kritere bazë, për shembull një administratë publike efikase dhe e qëndrueshme.”

Fredi Beleri në Athinë më 8 maj. Foto: Facebook/Fredi Beleri.

Nevojë për reflektim nga ana e opozitës

Viti i kaluar u mbyll në mënyrë dramatike me votimin e parlamentit më 21 dhjetor për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha, një nga liderët kryesorë të opozitës.

Ditë më vonë, Berisha u vu në arrest shtëpie nën dyshimin për korrupsion që rrjedh nga privatizimi i një ish-kompleksi sportiv të shpronësuar në komunizëm. Prokurorët thonë se ai dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, kanë marrë rreth 5.4 milionë euro ryshfete.

Por Berisha nuk është i vetmi lider opozitar me probleme ligjore.

“Ky duhet të jetë një moment që opozita të reflektojë dhe ta ndajë opozitën nga interesat dhe problemet personale”, tha Krasniqi për BIRN.

“Sot, katër liderë të partive opozitare janë nën hetim dhe secili prej tyre duhet të marrë përgjegjësinë dhe ta trajtojë procesin si diçka private, pa përfshirë partinë politike.”

Berisha, një figurë e rëndësishme në politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990, ka kontribuar në një periudhë të zgjatur trazirash në Partinë Demokratike të opozitës, duke u përpjekur të shkatërrojë lidershipin që ai la në vitin 2013 kur Rama dhe Partia e tij Socialiste morën pushtetin.

Paqëndrueshmëria ndikoi edhe në rezultatet e zgjedhjeve lokale vitin e kaluar, në të cilat opozita fitoi vetëm shtatë nga 61 bashki.

“Opozita është në krizë prej vitesh dhe në një krizë që nuk zgjidhet shpejt”, tha Dervishi. “Partia kryesore e opozitës tashmë është e ndarë në anëtarësi, e ndarë në grupin parlamentar, e ndarë në mënyrën se si ata e shohin rolin e opozitës.”

Fund pandëshkueshmërisë?

Godina e SPAK, Tiranë. Foto: SPAK.

Viti i kaluar mund të konsiderohet si viti kur sistemi gjyqësor shqiptar më në fund u forcua, me një numër të konsiderueshëm çështjesh të ngritura ndaj zyrtarësh të nivelit të lartë dhe figurash të rëndësishme të botës së krimit për korrupsion dhe krim të organizuar.

“SPAK mund të jetë i vetmi institucion me standarde, durim, mbështetje dhe më shumë presion”, tha ekspertja e komunikimit Edlira Gjoni, duke iu referuar Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit të Shqipërisë.

“Çdo emër që del nga zyrat e saj është rezultat konkret. Çdo thirrje, dëshmi, e vajtur atje, është një nuancë tjetër që i shtohet forcimit të besimit se po, miti i pandëshkueshmërisë ka filluar të lëkundet. Ata që janë subjekt i SPAK-ut e kanë ndjerë këtë, më shpejt se publiku.”

Krasniqi tha se nëse SPAK-u vazhdon me “sjelljen e saj korrekte, aktive, plotësisht të pavarur dhe efikase”, kjo do të rrëzojë perceptimin e gabuar se më parë ka vepruar vetëm për shkak të presionit dhe ndihmës ndërkombëtare “dhe jo për shkak të nevojës për drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit në Shqipëri”.

Etiketa: Afrim KrasniqianetaresimArrestarrest shtëpieAthinabashkiBashkimin EvropianBEBIRNblerjeEdi RamaEdlira GjoniEuroFacebookFredi BelerigjykimGjyqGreqiaHetimhimarëInstitutit për Studime PolitikeJamarbër MallteziKorrupsionKorrupsioniKrimkryetarLokaleMasambështetjeOpozitaparaburgimPartiaprivatizimiprokurorRamaRefuzimiSali BerishaSHshqipShqipëriShqiperi-GreqiShqipëriashqiptareSPAKtrazira
Tjetri
Gjyqtari Avni Sejdi kundërshton problemet për pasurinë dhe profesionalizmin

KPK shkarkon gjyqtarin Avni Sejdi

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.