AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata Kushtetuese i hap rrugë ratifikimit të marrëveshjes me Italinë për emigrantët

Gjykata Kushtetuese nuk e gjeti antikushtetuese marrëveshjen mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni, pavarësisht kundërshtive ndaj saj në lidhje me të drejtat e njeriut.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Foto kortezi: Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese vendosi të hënën që protokolli ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj Italiane për ngritjen e një kampi emigrantësh në territorin shqiptar është “në pajtim me Kushtetutën” duke i hapur rrugë kështu ratifikimit të tij nga parlamenti.

Ratifikimi i protokollit nga parlamenti u pezullua me vendim të kësaj gjykate në dhjetor, vetëm disa orë para votimit në seancë plenare, pasi shumica socialiste e shqyrtoi dhe miratoi dokumentin e qeverisë brenda ditës në komisionet parlamentare, në mbledhje online dhe pa prezencën e opozitës.

Por, sipas gjykatës, masa e pezullimit bie automatikisht kur vendimi i saj përfundimtar të publikohet në Fletoren Zyrtare.

Marrëveshja për një qendër procesimi emigrantësh në Gjadër u firmos në fillim të nëntorit në Romë nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, pa transparencë dhe pa konsultim me Bashkimin Europian.

Sipas tekstit të marrëveshjes, pala shqiptare është angazhuar që të vendosë në dispozicion të qeverisë italiane territorin e vet për të ngritur kampe të ngjashme me burgjet si dhe të presë mijëra emigrantë nga vendet e treta për të paktën një periudhë 5-vjeçare.

Deputetët e opozitës i kërkuan kësaj gjykate anulimin e marrëveshjes si antikushtetuese dhe shkel të drejtat e njeriut.

Organizata ‘Qendresa Qytetare” e cilësoi vendimin e së hënës si jo transparent dhe një noterizim të kthimit të Shqipërisë në vend-parkim të tepricave të emigrantëve të Italisë.

“Precedenti në raport me eksterritorialiteti po shihet me shqetësim edhe në Itali dhe Bashkimin Evropian, teksa u shpërfillën dy hallka të rëndësishme siç janë siguria dhe ekonomia”- thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Po ashtu, organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Amnesty International, e ka cilësuar këtë marrëveshje të paligjshme dhe të pazbatueshme.

Një grup prej 29 organizatash të tjera, të fokusuara ndër të tjera te të drejtat e njeriut, iu drejtuan qeverisë shqiptare në një letër të hapur duke kërkuar tërheqjen nga kjo marrëveshje, pasi sjell shkelje të këtyre të drejtave dhe ‘burgosje të padrejtë’.

Etiketa: Amnesty InternationalBashkimin EvropianburgosjedeputetEdi RamaEkonomiaGiorgia MeloniGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësItaliKomisionet parlamentareKryeministri Edi RamakushtetueseMarrëveshjamarrëveshjeMasaMbledhjembledhje onlineMelonipaktParaRamaraportromSHshqipShqipërishqiptareSiguriaVendimVendimi
Tjetri
Prokurori Dritan Nushi jep shpjegime për pasuritë e vjehrrit dhe profesionalizmin

Prokurori Dritan Nushi jep shpjegime për pasuritë e vjehrrit dhe profesionalizmin

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.