AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK mbyll hetimin për skemën e mashtrimit me call-center, 17 persona në gjykim

Prokuroria e Posaçme njoftoi përfundimin e hetimeve ndaj një grupi me 17 persona të akuzuar për mashtrim financiar përmes një call-centeri me fitime prej 4.7 milion eurosh.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim i një call center.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri të ditur të hënën se ka përfunduar hetimet paraprake për 17 persona të përfshirë në një skemë mashtrimi të qytetarëve italianë nga një call-center në lagjen “Don Bosko” në Tiranë.

SPAK nisi procedimin penal në vitin 2021 për veprat penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për veprën penale të “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, pas një hetimi kishte nisur nga drejtësia italiane.

SPAK, bën të ditur se, hetimi u u shtri në të dy shtetet pasi u krijua një ‘Skuadër e Përbashkët Hetimore’ me Prokurorinë italiane të Pordenones.

Pas përfundimit të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq në ngarkim të të pandehurve Bruno Çobo, Elisa Caci, Gilbert Pushani dhe Valbona Abedinaj, Rezarta Ibrahimi, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Antoneta Pepkolaj; Gjin Shelnishta, Hamit Dobi, Erion Kastrati, Olta Toçi, Orland Cani, Greta Pepa, Silvana Veliu, Mojsi Zuna dhe Florjan Bregu.

Sipas hetimeve shtetasi Bruno Çobo akuzohet për “Krijim grupi të strukturuar kriminal” dhe “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunimin. Ndërsa personat e tjerë akuzohen për veprat penale të “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal” dhe “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim në dëm të disa personave, në formën e grupit të strukturuar kriminal

Në njoftimin për mbylljen e hetimeve dhe nxjerrjen para gjykatës të personave të dyshuar SPAK zbardh dhe skemën e mashtrimit të kryer nga zotëruesit dhe operatorët e call center.

“Personat kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja on line e aksioneve “Amazon” me premtimin e pa vërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta. Në momentin që klienti në dijeni pranonte nënshkrimin e investimeve, i dërgohej një e-mail që përmbante një link nëpërmjet të cilit lidheshin për të filluar blerjen e titujve. Në këtë kontekst, viktima shkarkonte sipas udhëzimeve te telefonuesit aplikacionin “AnyDesk”, faktikisht duke i lejuar mashtruesit që të futej si i jashtëm në kompjuterin e tij dhe të marrë kodet e sigurisë të bankës, duke e lejuar për tu futur direkt në numrat e llogarive bankare”- thuhet në njoftimin e SPAK.

Sipas hetimeve, skema parashikonte që të merrte dhe më shumë para duke i bërë viktimat të besonin se duhej të paguan një lloj komisioni bankar për të marrë në zotërim shumat që ‘fitonin’ nga investimi.

Për të humbur gjurmët, sipas hetimeve,  grupi e kryente lidhjen “AnyDesk” në kompjuterat personal të viktimave duke përdorur një server italian të provider-it Aruba, që, sipas SPAK, “garantonte në fakt fshehjen reale të adresës IP nga ku kishte kryer komunikimi, duke bërë serverin si nyje të vetme për të gjitha komunikimet”.

Hetimi nisi nga autoritetet italiane në shtator 2020 pas kallëzimit të një shtetasi italian, i cili kishte rënë pre e mashtrimit duke ‘investuar’ në këtë skemë 700.000 euro.

Sipas SPAK hetimet paraprake kanë evidentuar ekzistencën e grupit të strukturuar kriminal ndërkombëtar me qëllim mashtrimin financiar nëpërmjet “trading on line” në dëm të personave me banim në Itali.

“Hetimet kanë bërë të mundur konstatimin dhe atribuimin grupit kriminal, të episodeve të shumta mashtrimi të kryera ndaj personave me banim në të gjithë territorin e Italisë, të cilat i kanë dhënë grupit kriminal një fitim total prej rreth 4.7 milionë euro, që dyshohet se është vetëm një pjesë e vogël e shumës së përfituar nga grupi si rezultat i kësaj veprimtarie kriminale”- njofton SPAK.

Etiketa: Aldo PaskuAmazonAntoneta Pepkolaj; Gjin ShelnishtaBruno ÇoboBruno GjikaCall centerDrejtësiaElisa CaciErion KastratiEuroGilbert Pushani dhe Valbona AbedinajGjurmëtGjykatëGjykatësgjykimGjyqGreta PepaHamit DobiHetimetItaliKastratimashtrimMashtrim KompjuterikMojsi Zuna dhe Florjan BreguOlta ToçiOrland CaniParaProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarRezarta IbrahimishtatorSilvana VeliuSPAKValbonaviktima
Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar – Gentian Habazaj – Prokuroria e Beratit

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.