AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata Kushtetuese gjen shkelje në ligjin për hidrocentralin e Skavicës, por e lë në fuqi

Megjithëse Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se në ligjin për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës është shkelur e drejta për informim për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij, e garantuar nga Kushtetuta, ajo nuk e ka hedhur poshtë atë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punimet pergatitore per hidrocentralin e Skavices_Photo_Andrey Ralev

Gjykata Kushtetuese njoftoi të martën më 30 janar vendimmarrjen lidhur me kërkesën e tre organizatave për shfuqizimin e ligjit “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë ‘Betchel International INC.”, për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës” dhe të vendimit të qeverisë “Për miratimin e kontratës së fazës së parë ‘Kontratë për shërbime teknike – projekti hidroenergjetik i Skavicës’ ndërmjet KESH sh.a. dhe Bechtel Limited”.

Në njoftim theksohet se në ligj është konstatuar shkelja e të drejtës për informim për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij, të garantuar nga neni 56 i Kushtetutës, megjithatë në këtë rast Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur të shfuqizojë ligjin apo rekomandojë ndryshime, por ka urdhëruar autoritetet publike për të riparuar shkeljen e konstatuar dhe për të garantuar të drejtën për informim gjatë fazës së parë të zbatimit të ligjit.

Ndërkohë, gjykata ka çmuar se nuk ka juridiksion për të shqyrtuar vendimin e qeverisë duke konsideruar se nuk përbën akt me karakter normativ.

Shoqata “Kundërshtimi ndaj Digës së Skavicës”, “Komiteti Shqiptar i Helsinkit” dhe  shoqata “Për Mbrojtjen e Pronave dhe Mjedisit të Pellgut të Drinit të Zi”, i kërkuan Gjykatës Kushtetuese vitin e kaluar që të shfuqizojë si të papajtueshme me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ligjin për hidrocentralin e Skavicës dhe të vendimit të qeverisë për miratimin e kontratës së fazës së parë të projektimit, me argumentin se shkelin disa ligje kombëtare dhe ndërkombëtare mbi të drejtën e konkurrencës së lirë, të drejtën ekonomike dhe të drejtës për informim.

Gjykata vlerëson se për arsye se ligji e rregullon projektin e Skavicës në dy faza dhe faza e dytë fillon vetëm nëse finalizohet e para, kërkuesit legjitimohen vetëm për pretendimin për cenimin e së drejtës së informimit për çështjet mjedisore.

“Gjykata vlerësoi se ligji nr. 38/2021 ka të bëjë dhe sjell ndikim, ndër të tjera, edhe në çështjet e mjedisit. Gjatë procesit gjyqësor nuk u provua se Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave, para miratimit të ligjit, të kenë zbatuar të drejtën e informimit për gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij, të garantuar nga neni 56 i Kushtetutës. Po kështu, këto subjekte nuk kanë kryer procese konsultative me publikun dhe nuk kanë garantuar pjesëmarrje efektive që në fazën e hershme të hartimit të projektligjit, ku të gjitha alternativat të ishin të hapura dhe komuniteti i zonës (me statusin e publikut të ndikuar) të mund të merrte pjesë sipas detyrimeve të Konventës së Aarhus-it”, citohet në njoftim.

Por, duke qenë se ligji ndodhet akoma në fazën e parë të zbatimit të tij, Gjykata Kushtetuese vlerëson se shkeljet e konstatuara para miratimit të ligjit mund të riparohen ende përmes ndërmarrjes së hapave konkretë për përfshirjen e publikut në informacion dhe vendimmarrje.

Në përfundim, pas konstatimit të shkeljes së të drejtës për informim për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij, gjykata ka urdhëruar autoritetet publike për të riparuar këtë shkelje të konstatuar, si dhe ka detyruar për marrjen parasysh në vijim të rezultateve të procesit të informimit për mbrojtjen e mjedisit, për aq sa është e mundur.

Etiketa: AarhusBechtelGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqHidrocentraletKESHKomiteti Shqiptar i HelsinkitkushtetueseKuvendiLigjMjedisiMjedisitndikimParaSHSkavicaSkavicës
Tjetri
Prokurori Gentian Habazaj jep shpjegime për pasuritë e prindërve

Prokurori Gentian Habazaj jep shpjegime për pasuritë e prindërve

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.