AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Deputetët pranojnë se ka ‘gabime’ në nismën për Zonat e Mbrojtura

Partia Socialiste ka bërë një hap pas duke pranuar se ka formulime gabim në propozimet e tyre për ndryshimin e ligjit për “Zonat e Mbrojtura”, pas kundërshtimit të draftit nga organizatat e mbrojtjes së mjedisit. Ndërkohë deputetja Jorida Tabaku kërkoi ndërhyrjen e BE me pretendimin se ndryshimet bien ndesh rekomandimet e progres-raportit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Laguna e Karavastasë në Divjakë | Foto nga : Loreta Cuka

Deputeti nismëtar i projektligjit për “Zonat e Mbrojtura”, Fadil Nasufi, pranoi të mërkurën se ka pasur gabime në formulimet e  propozimeve dhe se do të kërkohet ekspertizë ligjore për ta përpunuar atë.

Deklarata e Nasufit u bë gjatë seancës së dytë të dëgjesave me përfaqësues të organizatave të Mjedisit në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

“Drafti ka gabime në aspektin e procedurës legjislative, jemi të hapur të kalojë në ekspertizë”- tha Nasufi duke shtuar se, tek propozimet e dorëzuara në Kuvend,  “më shumë është dhënë koncepti i mesazhit sesa formulimi i saktë ligjor”.

“Jemi dakord të reflektojmë dhe të bëjmë gjënë e duhur”- shtoi ai.

Në seancat dëgjimore të martën dhe të mërkurën përfaqësuesit e organizatave mjedisore kundërshtuan e forcë këto ndryshime si një tentativë për t’i hapur rrugë shkatërrimit të Zonave të Mbrojtura dhe kërkuan tërheqjen e propozimeve.

Edhe kryetari i këtij komisioni, Arben Pëllumbi, pranoi se drafti që po diskutohej do të ndryshonte duke marrë parasysh, sipas tij, komentet e qeverisë dhe të organizatave.

“Do shohim çfarë produkti do kemi, duke marrë parasysh mendimin e Këshillit të Ministrave dhe propozimet tuaja”- u tha ai aktivistëve të mjedisit gjatë mbledhjes.

Por, Pëllumbi nuk dha një përgjigje të qartë për aktivistët nëse drafti final do të futet në proces të ri konsultimi me aktorët e shoqërisë civile dhe publikun.

Në seancën dëgjimore shprehën qëndrimet për projektligjin Aleksandër Trajçe drejtori i Qendrës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror (PPNEA) dhe Olsi Nika drejtor ekzekutiv i Qendrës për Ruajtjen e Ekosistemeve Natyrore.

Trajçe u tha deputetëve se pretendimet mbi të cilat janë ngritur propozimet e tyre “janë të pasakta dhe të pavërteta”.

“Të gjitha problematikat që identifikohen si penguese zgjidhen nëpërmjet mekanizmave që ligji aktual ka”- theksoi ai, duke shtuar se, ndryshimet mund të kërkohen vetëm pasi të jetë zbatuar më mirë ligji në fuqi dhe të jenë evidentuar problematikat e tij.

Edhe Olsi Nika mbrojti qëndrimin se ligji në fuqi nuk ka nevojë për ndryshim dhe se propozimet binin në kundërshtim me qëllimin e tij.

“Arsyet e shpallura nga nismëtarët për këto ndryshime janë arsye që ligji nuk i ka anashkaluar”- tha ai. Sipas tij,  formulimet e neneve të projektligjit binin në kundërshtim me njëri-tjetrin dhe se drafti do të duhej të kalonte në një proces të gjerë konsultimi me teknicienët e fushës.

Projektligji është kundërshtuar dhe nga opozita dhe deputetja Jorida Tabaku, me anë të një letre drejtuar institucioneve të Bashkimit Europian e quan urgjente ndërhyrjen e tyre për ta ndaluar tentativën ligjore të shumicës parlamentare.

“Propozimet për amendimin e ligjit të zonave të mbrojtura bien në kundërshti me Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit dhe Progres-raportin e Komisionit Europian”- shkruajti ajo në platformën X, ku bëri publike letrat drejtuar komisionerëve të KE-së për Zgjerimin dhe Mjedisin dhe komitetit të jashtëm në Parlamentin Europian.

“Komisioni posedon ekspertizën dhe ndikimin e nevojshëm për të trajtuar dhe kontribuar në mënyrë efektive drejt zgjidhjes së kësaj çështjeje urgjente”- shkruan Tabaku duke e cilësuar nismën një hap pas në përpjekjet e vendit për integrimin.

Nisma u depozitua në nëntor në Kuvend nga një grup deputetësh socialistë 3 javë pasi 16 kryebashkiakë të PS-së i kërkuan Kuvendit që ligji t’u jepte atyre mundës të merrnin pjesë në administrimin e këtyre zonave në territoret e bashkive të tyre.

Por, ndryshimet e reja përveç dhëniës në administrim të 20 përqind të territorit për bashkitë, parashikojnë lejimin e investimeve dhe aktivitetit industrial në Zonat e Mbrojtura natyrore duke ulur nivelin e mbrojtjes së tyre.

Etiketa: aktivistAktivistëAleksandër TrajçeArben PëllumbiBashkimit EuropiandeputetFadil NasufiFinalJorida TabakuKEKëshillit të MinistravekomisionerKryebashkiakKuvendMjedisiMjedisitnismaOlsi NikaOpozitaPPNEAprogresProjektligjiPSSeancaSHZonat e Mbrojtura
Tjetri
‘Investim i zgjuar’, familja e ish-ministrit Saimir Tahiri futet në sektorin e ndërtimit

‘Investim i zgjuar’, familja e ish-ministrit Saimir Tahiri futet në sektorin e ndërtimit

veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
flamingo

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

11:37 | 19/06/2026
zig zag

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

07:56 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.