AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK sekuestron 1 milion euro pasuri të ish-drejtorit të Forcës Operacionale

Hetimi pasuror ndaj ish-drejtorit të Forcës Operacionale, Oltian Bistri i ndaluar si pjesë e një një organizate kriminale të akuzuar për dhjetëra vepra penale të rënda, ka zbuluar 1 milion euro pasuri të paluajtshme në emër të tij dhe të familjarëve, ndërkohë që vetingu i kryer nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore u shmang me një vendimmarrje pa vendim përfundimtar të marrë në datën kur u njoftua arrestimi i tij.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të mërkurën më 31 janar sekuestrimin e rreth 1 milion eurove pasuri të Oltian Bistrit, ish-shefit të Drejtorisë së Forcës Operacionale, i akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se është përfshirë në trafik, vrasje, pengamrrje e korrupsion. Bistri u arrestua në fund të muajit korrik 2023 gjatë operacionit të koduar me emrin “Metamorfoza”, të nisur falë informacioneve të sjella nga drejtësia franceze që solli edhe arrestimin e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i shpallur nga qeveria “Rama” si investitor strategjik, të prokurorit të Kukësit Xhevahir Lita dhe punonjësit të policisë Ardit Hasanbega, si dhe të 11 personave të tjerë.

Sipas SPAK, nga verifikimet e kryera gjatë këtij hetimi është evidentuar se që nga viti 2015 e në vijim, i hetuari Oltian Bistri dhe familjarët e afërm të tij kanë kryer disa transaksione të dyshimta në lidhje me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshme në një vlerë totale rreth 1 milion euro.

Prokuroria ka vendosur të sekuestrojë tre apartamente në Tiranë, dy me sipërfaqe nga 400 m2 në Tiranë dhe me çmim nga 200 mijë euro secili dhe i treti me sipërfaqe 110.6 m2 me çmim rreth 50 mijë euro, si dhe dy dyqane po në Tiranë, një me sipërfaqe 125 me me çmim 300 mijë euro dhe tjetri me sipërfaqe 95 m2 me vlerë 230 mijë euro.

Pasuritë e Oltian Bistrit kanë qenë objekt hetimi edhe në procesin administrativ të kryer nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, kur i është nënshtruar rivlerësimit kalimtar në cilësinë e drejtorit të Forcës së Posaçme Operacionale. Por, pak ditë para se të arrestohej si pjesë e një organizate kriminale, Bistri u transferua me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në detyrën e specialistit në sektorin për Krimet në Volum.

Më 28 korrik 2023, kur SPAK njoftoi rezultatet e operacionit ndaj organizatës kriminale ku bënte pjesë dhe Bistri, trupa e vlerësimit e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, e kryesuar nga Erjana Pjetri, me relatore Ersa Karaj dhe anëtar Klevis Dhigoi, vendosi të ndëpresë vetingun e Bistrit pa vendim përfundimtar, duke e shmangur dhe nga verifikimi pasuror me argumentin se pozicioni ku ai ishte transferuar para pak ditësh, ishte jashtë fushës së veprimtarisë së vlerësimit kalimtar.

Etiketa: Ardit HasanbegaDrejtësiaEuroGjokaHasanbegaInvestitor strategjikKorrupsionKorrupsioniMetamorfozaOltian BistriParaPëllumb GjokaPjetriProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarQeveriaRamaSHSPAKTrafikVendimVetinguvrasjeXhevahir Lita
Tjetri
Prokurori Dritan Nushi konfirmohet në detyrë

Prokurori Dritan Nushi konfirmohet në detyrë

Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.