AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Organizata denoncon mbajtjen në robëri të kafshëve të egra në Shqipëri

Organizata ndërkombëtare e mirëqënies së kafshëve, “Four Paws” ngriti alarmin për rastet në rritje të shfrytëzimit të paligjshëm dhe mbajtjes në robëri të kafshëve të egra në Shqipëri, duke fajësuar për neglizhencë Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
13:28 | 06/02/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Stafi i organizatës “Four Paws” në përpjekje për të shpëtuar kafshët e egra. Foto: Nensi Bogdani.

Organizata ndërkombëtare e mbrojtjes së të drejtave të kafshëve, “Four Paws”, ngriti alarmin se në Shqipëri vazhdon shfrytëzimi i kafshëve të egra si arinjtë, macet e egra apo këlyshët e luanëve, ndërsa i bëri thirrje Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit që të merrte masa.

“Më shumë se 27 raste të dokumentuara gjatë 2023-2024 zbulojnë shfrytëzimin e maceve të egra, këlyshëve të luanëve, si edhe kafshëve të tjera të egra për qëllime komerciale,” shkruan Four Paws, duke i cilësuar këto si të dhëna alarmante për abuzimin me kafshët.

“Four Paws” është një organizatë ndërkombëtare në mbrojtje të kafshëve, të cilat mbahen në kushte të papërshtatshme për mirëqënien e tyre. Në dhjetor të vitit 2022 ata shpëtuan ariun Mark, i cili prej vitesh mbahej në robëri në një prej restoranteve në periferi të Tiranës.

Së fundmi kjo organizatë zbuloi një rast tjetër ku dy këlyshë arinjsh të murrmë mbaheshin në mënyrë të paligjshme në një hotel dhe restorant privat në Parkun Kombëtar të Tomorrit.

Aktivistët theksojnë se prej shtatorit 2023, kur ata u vunë në dijeni të rastit, komunikuan me autoritetet vendase për të reaguar dhe për të shpëtuar arinjtë, por ata u zhdukën përpara se të mund të shpëtoheshin.

“Four Paws ishte gati të mbështeste dhe të shpëtonte këlyshët e arinjve të murrmë, që janë specie të mbrojtura, por Ministra e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri nuk u reagoi në kohë dhe nuk zbatoi ligjin,” thuhet në deklaratën e organizatës.

Sipas aktivistëve, mosreagimi i duhur i ministrisë ka bërë që kafshët të zhduken nga subjektet ku ndodheshin, dhe tashmë vendodhja e tyre mbetet e panjohur.

“Pavarësisht se autoritetet na siguruan se do të gjehej një zgjidhje për arinjtë, zhdukja e tyre e papritur pas muajve të tërë pa marrë masa është zhgënjyese”, tha Barbara van Genne, drejtoreshë pranë Departamentit për Kafshët e Egra në organizatën Four Paws.

Van Genne tha se përgjegjëse e vetme për këtë incident që mund të shmangej, ishte pikërisht Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

“Është përgjegjësi e shtetit shqiptar për të siguruar ruajtjen dhe mbrojtjen e arinjve dhe kafshëve të egra nga abuzimet e paligjshme,” theksoi ajo.

Sipas përllogaritjeve të Four Paws janë gjithashtu rreth 60-80 mace të egra që mbahen në mënyrë të paligjshme në robëri nga bizneset private në Shqipëri.

“Kafshët e egra po përdoren për reklamim në rrjetet sociale dhe në platformat online, në videot muzikore, ose po abuzohen duke u përdorur si argëtim për vizitorët e restoranteve dhe hoteleve,” thuhet në deklaratë.

Drejtoresha e Departamentit të Kafshëve të Egra në Four Paws u bëri thirrje autoriteteve përgjegjëse për të marrë masat e nevojshme për zbatimin e ligjit lidhur me mbrotjen e kafshëve të egra.

“I bëjmë thirrje autoriteteve vendase të ndërtojnë sa më shpejt një strehëz për kafshët e egra, në mënyrë që të zbatohet ligji dhe të bëhet i mundur akomodimi i kafshëve të egra që konfiskohen nga bizneset që i mbajnë në mënyrë të paligjshme,” përfundoi Barbara Van Genne.

 

Etiketa: aktivistAktivistëAriu i murrmëBarbara van GenneFour PawsLuanëMacet e egraMasambrojtjeMinistria e TurizmitMinistria e Turizmit dhe MjedisitMjedisitRrjetet socialeshqipShqipëriTe drejtat e kafsheveTiranë
I mëparshmi

Nga arratia në Zvicër, Ahmetaj hap thesin për të lobuar në SHBA

Tjetri

Pas vendimit të Strasburgut, KPA pranon rishikimin e vendimit për Antoneta Sevdarin

Tjetri
Besnik Muci

Pas vendimit të Strasburgut, KPA pranon rishikimin e vendimit për Antoneta Sevdarin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.