AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pezullohet me një vit gjykimi i Arben Ahmetajt për shpërdorim detyre

Gjykata e Posaçme pezulloi për një vit gjykimin e kërkesës së SPAK për kalimin për shqyrtim të çështjes penale në ngarkim të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, lidhur me privatizimin e një parcele toke me çmimet e vitit 1994 në zonën e 5 Majit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:50 | 16/02/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto arkivë: Deputeti Arben Ahmetaj dhe avokati Henrik Ligori pas një seancës së pyetjeve në SPAK. Foto: LSA.

Gjykata e Posaçme vendosi të premten më 16 shkurt të pezullojë për një vit gjykimin e kërkesës së prokurorisë për dërgimin për gjykim të çështjes penale nga ngarkim të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i akuzuar për “shpërdorim detyre” lidhur me privatizimin e një parcele toke me çmimet e vitit 1994 duke injoruar një vendim gjykate.

Vendimi i pezullimit të gjykimit paraprak është marrë nga gjyqtari Erjon Çela. Sipas gjykatës, është detyrim njoftimi personalisht i të pandehurit, i cili sipas dokumenteve të Interpolit është në kërkim ndërkombëtar dhe nuk është gjendur. Një prokurorë e paraqitur nga avokati i Ahmetajt është vlerësuar se nuk i referohet këtij lloj gjykimi dhe për rrjedhojë është vendosur të pezullohet gjykimi për 1 vit, si dhe janë urdhëruar shërbimet policore që të vijojnë kërkimin.

Çeshtja penale lidhet me një parcelë toke me sipërfaqe 6370 metra në pronësinë e familjes Myderizi në rrugën 5 Maji në Tiranë, e cila sipas SPAK u privatizua duke përdorur çmimet e vitit 1994 në kundërshtim me një vendim gjykate të formës së prerë. Kjo është një akuzë e shtuar për Ahmetajn, i cili është në arrati për akuza të korrupsionit në lidhje me biznesmenët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Ahmetaj pati një karrierë të gjatë në Partinë Socialiste dhe shërbeu si ministër i Ekonomisë, i Financave, i Rindërtimit dhe si zëvendëskryeministër në qeverinë e drejtuar nga Edi Rama. Emri i tij u përfshi në hetimet për dhënien nga qeveria të 3 kontratave qindra-milionë euro për ndërtimin e incineratorëve, një hetim që ka çuar pas hekurave disa zyrtarë të tjerë të lartë, një ish-ministër dhe një ish-deputet të PS-së.

Prokuroria e Posaçme, SPAK kërkoi arrestimin e tij dhe Kuvendi miratoi kërkesën më 14 korrik 2022, por Ahemtaj iu shmang përballjes me drejtësinë dhe ndodhet jashtë Shqipërisë.  Një kontratë lobimi me vlerë 150 mijë dollarë e nënshkruar nga Ahmetaj zbuloi se ish-zëvendëskryeministri banon aktualisht në Lugano të Zvicrës, qyteza piktoreske e njohur si rezidencë për banka dhe për biznesmenë, në brigjet e liqenit me të njëjtin emër në kufi me Italinë.

Etiketa: 5 MajiAhmetajAkuzaArben AhmetajBiznesmendeputetdetyrimEdi RamaEmriErjon ÇelaEuroFamilja MyderiziGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëGjykatësgjykimHetimHetimetInceneratorIncineratorKlodian ZotoKufiKuvendiLobimiLuganoMirel MertiriprokurorProkuroriaProkuroria e PosaçmePSQeveriaRamaSHShpërdorim detyreshqipSPAKVendimVendimi
I mëparshmi

Organizatat mjedisore: Drafti i qeverisë shkatërron Zonat e Mbrojtura

Tjetri

Kolegji dëgjon konkluzionet përfundimtare për prokurorin Urim Buci

Tjetri
KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurorit Urim Buci

Kolegji dëgjon konkluzionet përfundimtare për prokurorin Urim Buci

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.