AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kuvendi ratifikon marrëveshjen e emigrantëve me Italinë

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten me 77 vota pro ratifikimin e protokollit ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj Italiane për ngritjen e një kampi emigrantësh në territorin shqiptar pasi kjo marrëveshje kaloi filtrin e Gjykatës Kushtetuese.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministrja e Italise, Georgia Meloni gjate ceremonise zyrtare te pritjes para Samitit BE-Ballkan Perendimor, organizuar ne Tirane, ne sheshin Italia. Kreret e Shteteve te BE jane mbledhur ne Tirane per disktuar mbi luften ne Ukraine, emigracionin ilegal dhe luften kunder terririzmit e krimit te organizuar.
Kjo eshte hera e pare qe nje samit i kesaj rendesie organizohet ne nje shtet te Ballkanit./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Prime Minister of Italy, Georgia Meloni during the official reception ceremony before the EU-Western Balkans Summit, organized in Tirana, in the "Italia"" Square. The EU heads of state have gathered in Tirana to discuss the war in Ukraine, illegal emigration and the fight against terrorism and organized crime.
This is the first time that a summit of this importance is organized in a Balkan country.

Sipas këtij protokolli, Shqipëria pranon të vendosë në dispozicion të qeverisë italiane territorin e vet për të ngritur kampe të ngjashme me burgjet si dhe të presë mijëra emigrantë nga vendet e treta për të paktën një periudhë 5-vjeçare.

Votave të mazhorancës socialiste iu bashkuan dhe ato të një partie të vogël opozitare, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, ndërsa pjesa tjetër e opozitës e kundërshtoi.

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, u shpreh se të gjithë duhet të kishim votuar pro, pasi Italia është një vend mik.

“Ne mund të ndihmojmë për një problematike të tyre, dhe duhet të jemi në krah të tyre”, tha ajo duke shpjeguar votën pro.

Ndërsa kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha pas seancës se “kjo marrëveshje tejkalon pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, dëmton interesin publik dhe cenon sigurinë kombëtare”.

Kryeministri Edi Rama nuk e fshehu gëzimin për miratimin e marrëveshjes së inicuar prej tij me kryeministren italiane Giorgia Meloni, dhe pse marrëveshja u kritikua nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe nga Bashkimi Europian.

“Shqipëria mbështet Italinë dhe vepron si një vend anëtar i BE-së, duke rënë dakord të ndajë një barrë që Evropa duhet ta përballojë e bashkuar si një familje, përballë një sfide që kapërcen ndarjet tradicionale të majta dhe të djathta”- shkruajti ai në një reagim pas votimit.

Asnjë vend nuk mund ta zgjidhë një sfidë të tillë i vetëm, – shtoi ai duke i quajtur kritikat ndaj marrëveshjes si “demode”.

“Asnjë lavdi e vjetër apo mënyrë demode e të menduarit nuk mund të na shpëtojë nga përballja me atë që po vjen në të gjitha frontet”- shkruan ai duke iu referuar BE-së.

Marrëveshja u firmos në nëntor, por ratifikimi nga parlamenti u pezullua nga Gjykata Kushtetuese me kërkesë të një grupimi deputetësh të Partisë Demokratike. Në janar kjo gjykatë vendosi me shumicë votash se ajo ishte “në pajtim me Kushtetutën”.

Etiketa: Bashkimi EuropianBEdeputetEdi RamaEvropaFamiljeGazment BardhiGiorgia MeloniGjykataGjykata KushtetueseIntegrim dhe UnitetItaliItaliaKryeministri Edi RamakushtetueseKuvendiMarrëveshjamarrëveshjeMeloniMesila DodapaktPartiaPartia për DrejtësiPartisë DemokratikePDPDIURamaSHShpëtim IdrizishqipShqipëria
Tjetri
KPK ngre pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

KPA rikthen në detyrë prokuroren Daniela Sulaj

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.