AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Evropa dhe bota kanë nevojë që Ukraina të fitojë

Ukrainasit, evropianët dhe të tjerët në mbarë botën kanë të gjithë interes që ta kundërshtojnë llojin e luftës që Rusia nisi dy vjet më parë. Dështimi për të mbështetur Ukrainën tani do të sillte një kthim në të kaluarën e errët të agresionit ushtarak, imperializmit dhe kolonializmit – dhe jo vetëm në Evropë.

Josep BorrellDmytro KulebangaJosep BorrelldheDmytro Kuleba
2 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Wikimedia Commons.

Data 24 shkurt 2022, kur Rusia marshoi me qindra mijëra trupa në Ukrainë, shënoi fillimin e një tërmeti të madh gjeopolitik. Për dy vjet, Evropa ka jetuar me realitetin e zymtë të luftës më të madhe të agresionit të kontinentit që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, dhe me mizori të përhapura e të tmerrshme.

Ajo që po bën Rusia është një shembull klasik agresioni perandorak dhe kolonial të stilit të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ukraina po përballon atë që shumë vende të tjera e kanë vuajtur mizorisht në të kaluarën. Për Rusinë, kjo luftë nuk ka qenë kurrë për neutralitetin e Ukrainës, zgjerimin e NATO-s, mbrojtjen e rusishtfolësve apo ndonjë pretekst tjetër të sajuar.

Presidenti rus Vladimir Putin ka pohuar vazhdimisht se Ukraina nuk ekziston si komb dhe se identiteti ukrainas është artificial. Lufta ka të bëjë vetëm me asgjësimin e një vendi të pavarur, pushtimin e tokës dhe rivendosjen e dominimit mbi një popull që vendosi të ishte zotërues i fatit të tij. Ambicia perandorake e Rusisë është pa dyshim e njohur për shumë kombe anembanë botës që më parë ishin subjekt i sundimit dhe shtypjes koloniale.

Pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës janë ndjerë shumë përtej Evropës. Lufta ka ndikuar në sigurinë e ushqimit dhe çmimet e energjisë, dhe është shoqëruar me dezinformime masive dhe fushata destabilizimi politik. Këto valë tronditëse kanë qenë vërtet globale. Putini po prezanton një botë gjithnjë e më transaksionale. Ai ka pozicionuar grupin Ëagner në Afrikë, destabilizoi vendet e tjera përmes grushteve të shtetit dhe shkaktoi probleme ekonomike përmes kërcënimit të urisë – duke ofruar drithë që ai vetë e bëri të pakët duke djegur sistematikisht fushat në Ukrainë, duke shënjestruar infrastrukturën e magazinimit dhe duke bllokuar rrugë të rëndësishme eksporti detar.

Prandaj, lufta dhe pasojat e saj shqetësojnë çdo vend. Nëse Rusia mbizotëron, kjo do të përcillte një mesazh shumë të rrezikshëm të “ligjit të më të fortit”. Çdo fuqi agresive në mbarë botën do të tundohej të ndiqte gjurmët e Rusisë. Nëse agresioni përfundimisht shpërblehet, pse të gjithë ata që kanë pretendime territoriale ndaj fqinjëve të tyre të mos vepronin kundër tyre? Kjo është arsyeja pse është në interesin e shumë vendeve aziatike, afrikane dhe të Amerikës Latine që Ukraina ta fitojë luftën.

Në fund të fundit, kjo luftë nuk ka të bëjë me “Perëndimin kundër pjesës tjetër”. Mbështetja e Ukrainës nuk është “pro-perëndimore”. Bëhet fjalë për refuzimin e luftës dhe terrorit. Bëhet fjalë për mbrojtjen e parimit të marrëdhënieve ndërkombëtare të bazuara në respektin reciprok dhe në mbështetjen e të drejtës së ukrainasve për siguri dhe liri. Ukraina dhe Bashkimi Evropian ndajnë një pikëpamje marrëdhëniesh ndërkombëtare në shekullin e njëzet e një që është shumë ndryshe me atë të Rusisë së Putinit. Vizioni ynë bazohet në të drejtën ndërkombëtare, respektin dhe përfitimin reciprok, në vend të shtrëngimit, ryshfetit dhe frikës.

Askush nuk ka një interes më të madh sesa ne për t’i dhënë fund me shpejtësi kësaj lufte dhe për të rikthyer paqen në kontinentin tonë. Për ta arritur këtë, Ukraina ka propozuar një formulë paqeje me dhjetë pika – të cilën BE-ja e mbështet plotësisht – që jo vetëm parashikon fundin e armiqësive, por përfshin gjithashtu propozime për të forcuar sigurinë ushqimore, sigurinë bërthamore, mbrojtjen e mjedisit, sigurinë e energjisë, drejtësinë ndërkombëtare, të drejtat e njeriut dhe respektimin e Kartës së OKB-së.

Kjo formulë është i vetmi propozim serioz për paqen në tryezë dhe ne po u bëjmë thirrje të gjitha vendeve të përkushtuara për paqen që të bashkohen me ne për ta vënë atë në veprim. Liderë nga e gjithë bota do të punojnë drejt një marrëveshjeje mbi një vizion të përbashkët për një paqe të drejtë në Ukrainë bazuar në Kartën e OKB-së. Rusisë më pas do t’i prezantohet ky pozicion i konsoliduar që përfaqëson shumicën globale, duke mos i lënë asaj zgjidhje tjetër veçse të impenjohet në mirëbesim.

Ndërsa lufta hyri në vitin e saj të tretë, mesazhi ynë është ai i qëndrueshmërisë përballë agresionit dhe terrorit. Ne nuk mundet dhe nuk do të lejojmë që në shekullin e njëzet e një agresioni të shpërblehet; në vend të kësaj, ne do të mobilizohemi kundër tij. Mënyra e vetme për të arritur një paqe të drejtë është dyfishimi i mbështetjes për Ukrainën. BE-ja ka bërë pikërisht këtë muajt e fundit dhe është vendosur ta rrisë edhe më tej ndihmën në vitin 2024.

Qëllimi ynë i përbashkët është të garantojmë që Ukraina të mund ta kthejë rrjedhën e luftës në favor të saj, në mënyrë që të arrihet një paqe e drejtë sa më shpejt të jetë e mundur. Mbështetja e botës është thelbësore për arritjen e këtij rezultati. Është në interesin e të gjithëve që të respektohet e drejta ndërkombëtare dhe se bashkëpunimi është përparësia më e lartë. Nuk duhet të ketë një kthim në të kaluarën e errët të agresionit ushtarak, imperializmit dhe kolonializmit – as në Evropë dhe as në ndonjë rajon tjetër.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate.  Europe and the World Need Ukraine to Prevail

Etiketa: Bashkimi EvropianBEbesimEvropafushataGjurmëtLuftaLufta Rusi-UkraineLufteMjedisitNATOOKBpaqeProject SyndicatePutinrajonRusiaSHUkrainaUkrainëVladimir Putin
Tjetri

‘Digjen afatet’, Vangjush Dako lirohet nga qelia

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.