AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Komisioni i Ligjeve vendos zgjatjen me një vit për Investimet strategjike

Komisioni parlamentar i Ligjeve vendosi të henën që afati i ligjit për investimet strategjike të shtyhet deri në 31 dhjetor 2024, duke rrëzuar propozimin e deputetit Eduard Shalsi për shtyrjen e këtij afati deri në dhjetor 2027.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetja Klotilda Bushka gjatë një seance të Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, | Foto: LSA

Po ashtu ky komision rrëzoi të gjitha propozimet e tjera të deputetit socialist që sipas tij synonin përmirësimin e këtij ligji dhe procedurat e dhënies së statusit “investitor strategjik”, me arsyetimin se qeveria po përgatit ligjin e ri për investimet.

Propozimi që komisioni të vendoste vetëm për zgjatjen e efekteve të ligjit u bë nga relatorja e projektligjit, Klotilda Bushka, e cila drejton komisionin e ligjeve.

“Kemi komunikuar dhe me Këshillin e Ministrave dhe ka ecur përpara drafti për ligjin e investimeve, ndaj propozojmë që të adresojmë afatin, po ndërkohë të gjitha sugjerimet e vlefshme t’i adresojmë në qeveri që të merren parasysh për kuadrin legjislativ të plotë”- tha ajo.

Bushka tha se dukej një afat i arsyeshëm shtyrja deri në fund të këtij viti.

Ndryshimet ligjore të propozuara nga Shalsi parashikonin të rrisin vlerën e investimeve deri në 100 milionë euro për ato investime që do të marrin statusin “investitor strategjik me procedurë të veçantë”, dhe t’i japin më shumë rol në vendimmarje ministrive të linjës për të përgatitur studimet dhe kontratat.

Por propozimet e tij u rrëzuan edhe nga Këshilli i Ministrave, i cili me anë të një dokumenti të emërtuar “dhënie mendimi” dha dakordësi vetëm për shtyrjen e afatit.

Edhe vetë nismëtari pranoi të hënën propozimin e kolegëve socialistë për të votuar vetëm shtyrjen e afatit dhe afrimin e tij deri në fundin e këtij viti dhe shtoi se edhe ai shihte të rëndësishme hartimin sa më parë të ligjit të ri për investimet.

Por, opozita e kundërshtoi shtyrjen e afatit duke rikthyer kritikat që kanë shoqëruar zbatimin e këtij ligji ndër vite.

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj e quajti ligjin “klientelist” dhe “korruptiv”. “Ligj me 40 emra bashkëngjitur”- tha ai, duke iu referuar numrit të investitorëve strategjikë të miratuar nga 2016 deri tani.

“Ia shtyni jetën një regjimi juridik të cilin as ju nuk e besoni më”- shtoi Alibeaj.

Ligji i cili u miratua si një masë e përkohshme ligjore në vitin 2015, ka shkaktuar debate dhe kritika për mënyrën e zbatimit si dhe për rrethin e përfituesve.  Sipas ekspertëve të ekonomisë ka favorizuar një grup oligarkësh si dhe ka cenuar pronën private, duke nxitur konflikte sociale.

Vendimet e miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike, që drejtohet nga kryeministri Edi Rama, i kanë ofruar ‘investitorëve strategjikë’ qindra hektarë tokë publike përmes kontratave të qirasë 1 euro, infrastrukturës ndihmëse; si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm dhe përfitime të tjera.

 

Etiketa: debatedeputetEdi RamaEduard ShalsiEnkelejd AlibeajEuroinvestimeInvestimet strategjikeInvestitor strategjikKlotilda BushkaKomisionKomisioni i LigjeveKomiteti i Investimeve StrategjikeKryeministri Edi RamaLigjMASOligarkëOpozitaPDQeveriaRamaSHVendimet
Tjetri
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Kreshnik Omari

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e Kreshnik Omarit për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.