AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rezerva dhe kritika për investimet strategjike, por afati zgjatet me 1 vit

Komisionet parlamentare miratuan të martën zgjatjen me një vit të efekteve të ligjit për investimet strategjike, ndërsa deputetë të opozitës dhe ai socialist, Erion Braçe shprehën rezerva për zbatimin e deritanishëm në ligjit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një punonjës po lundron në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta. Foto: Nensi Bogdani.

Nisma ligjore erdhi nga deputeti Eduard Shalsi, i cili kërkoi fillimisht shtyrjen e këtij afati deri në dhjetor 2027 dhe disa ndryshime të tjera që kishin të bënin me procedurat e dhënies së statusit “investitor trategjik” e rritjes së vlerës së investimeve.

Komisioni për Ekonominë dhe Financat dhe ai për Veprimtarinë Prodhuese dhe Mjedisin ndoqën rekomandimin e Komisionin të Ligjeve duke rrëzuar të gjitha propozimet e Shalsit dhe duke votuar vetëm zgjatjen deri në fund të këtij viti të afatit të ligjit, i cili i ka përfunduar efektet e tij më 31 dhjetor 2023.  Edhe Këshilli i Ministrave nuk i mbështeti ndryshimet e kërkuara nga Shalsi, përveç zgjatjes së afatit, sipas një opinioni të sjellë me shkrim në Kuvend.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke kundërshtuar zgjatjen e afatit në Komisionin e Ekonomisë tha se zbatimi i këtij ligji nuk ka qenë transparent dhe se ai ishte një ligj abuziv dhe klientelist.

“Nga të gjitha investimet e miratuara, 75 për qind janë për fshatra turistikë,” tha Tabaku, duke ripërsëritur kërkesën për një analizë se çfarë kanë sjellë këto investime në ekonomi,  punësim dhe si kanë ndikuar në stokun e investimeve.

Tabaku shprehu gjithashtu shqetësimin se zbatimi i këtij ligji ka krijuar problematikën e marrjes së pronës, duke iu referuar dhe ngritjes së këtij shqetësimi në progresraportet e Komisionit Europian.

Edhe deputeti tjetër opozitar, Dashamir Shehi e cilësoi ligjin të panevojshëm dhe në shërbim të një grushti njerëzish.

“Vetë fjala duket e madhe, duke menduar se do ketë investime në sektorin industrial, të naftës apo energjetikës, të cilët janë sektorë strategjikë, por ça ndodhi? U bënë hotele, restorante e vila buzë detit, që s’kanë asgjë strategjike,” tha Shehi gjatë diskutimit në komision.

Ai kërkoi gjithashtu që qeveria të mos e zvarriste më hartimin e ligjit integral për investimet, i premtuar prej vitesh.

Deputeti socialist, Erion Braçe shprehu gjithashtu rezerva për zbatimin e ligjit për investimet strategjike dhe shtoi se zgjatja me 1 vit e afatit ishte e mjaftueshme.

“S’ka më nevojë për  ligje që favorizojnë përtej procedurave të zakonshme në këto sektorë,” tha Braçe.

Në komisionin e Veprimtarive Prodhuese dhe Mjedisit nuk pati shumë debat mbi projektligjin, ku u rrëzuan të gjitha propozimet e Shalsit përveç zgjatjes së afatit të tij deri në 31 dhjetor 2024.

Vetë Shalsi si nismëtar abstenoi, duke argumentuar se ishte më e rëndësishme që ky ligj të përfundonte efektet e tij dhe një ligj i ri për investimet të bëhej gati deri në fund të këtij viti.

Ligji integral për investimet po premtohet nga qeveria “Rama” prej afro 10 vitesh, një proces që sipas Tabakut ka thyer çdo rekord kohor që mund të marrë hartimi i një legjislacioni.

Etiketa: Dashamir ShehiEduard ShalsiekonomiErion BraçeFinancatHoteleinvestimeInvestime strategjikeInvestimet strategjikeJorida TabakuKomisionKomisioni i LigjeveKomisioni i Veprimtarisë ProdhueseKuvendLigjMinistria e MjedisitMjedisitnismaPartisë DemokratikePunëQeveriaRamaSH
Tjetri
Arrestohet sipërmarrësi i punimeve, pas aksidentit që vrau dy punëtorë në Lushnje

Arrestohet sipërmarrësi i punimeve, pas aksidentit që vrau dy punëtorë në Lushnje

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.