AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Miratohet në një proces të kontestuar afati i ri për investimet strategjike

Kuvendi miratoi të enjten me vetëm 68 vota pro të mazhorancës socialiste zgjatjen e afatit për ligjin e investimeve strategjike, ndërsa opozita kontestoi procesin e votimit si të parregullt dhe akuzoi qeverinë se po e përdor ligjin për klientelizëm.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Seanca plenare e Kuvendit

Procesi i aplikimeve për investimet strategjike do të jetë i vlefshëm deri më 31 dhjetor 2024, pas votimit në seancë plenare të projektligjit që i zgjat afatin e zbatimit një prej ligjeve më të kontestuara të qeverisjes “Rama”.

Procesi i votimit u kontestua nga opozita si i parregullt dhe në mungesë koorumi, pasi verifikuan pjesëmarrjen në votim vetëm 68 deputetë socialistë, ndërsa deputetët opozitarë po vijonin protestën me pankarta dhe zhurmues për të bllokuar seancën.

Kryetari i grupit parlamentar Gazmend Bardhi kontestoi votimin duke thënë se nuk kishte koorumin e nevojshëm, 71 deputetë.

Por, drejtuesja e seancës plenare, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj tha se pjesëmarrja në sallë e deputetëve të opozitës plotëson koorumin e punimeve edhe pse ata nuk morën pjesë në votim.

“Duhet shumicë e thjeshtë, jo shumicë absolute në votim”- tha ajo duke iu drejtuar Bardhit dhe shtoi se, “shërbimet e Kuvendit më thonë që koorumi është.”

Pas seancës, Bardhi këmbënguli se asnjë nga aktet ligjore që kaluan në seancë nuk mund të konsiderohet i miratuar ligjërisht.

Ndërsa për zgjatjen e afatit të ligji ai tha se, “kjo lidhet me interesin e mirëfilltë të një grushti oligarkësh dhe një grushti personash, anëtarë të krimit të organizuar që kanë marrë statusin e investitorëve strategjikë”.

Të lidhur me interesa personale të anëtarëve të qeverisë e cilësoi ligjin edhe deputeti Agron Shehaj. Ai tha para mediave se nga zbatimi i këtij ligji kanë përfituar drejtpërdrejt ministra dhe ish-ministra.

“Kanë vetëm një qëllim, të kapin çdo gjë që ka vlerë në bregdetin e Shqipërisë për të bërë resorte për vete dhe miqtë e tyre “- tha ai.

Ligji i cili u miratua si një masë e përkohshme ligjore në vitin 2015, ka shkaktuar debate dhe kritika për mënyrën e zbatimit si dhe për rrethin e përfituesve.  Sipas ekspertëve të ekonomisë ka favorizuar një grup oligarkësh si dhe ka cenuar pronën private, duke nxitur konflikte sociale.

Vendimet e miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike, që drejtohet nga kryeministri Edi Rama, i kanë ofruar ‘investitorëve strategjikë’ qindra hektarë tokë publike përmes kontratave të qirasë 1 euro, infrastrukturës ndihmëse; si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm dhe përfitime të tjera.

 

Etiketa: Agron ShehajbregdetdebatedeputetEdi RamaErmonela FelajEuroGazmend BardhiInvestimet strategjikeKomiteti i Investimeve StrategjikeKryeministri Edi RamaKuvendLigjMASOligarkëOpozitaParaparlamentProjektligjRamaSHshqipVendimetvotim
Tjetri
Organizatat e medias: Ndal fushatës së shpifjeve ndaj gazetares Ola Xama

Shoqatat shqiptare të gazetarëve kritikojnë sulmet kundër Ola Xamës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.