AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Qeveria ngre agjenci për mbetjet pa i dhënë zgjidhje kolapsit me inceneratorët

Këshilli i Ministrave miratoi ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve me qëllim ‘kalimin e këtij sektori në ekonomi qarkulluese’, por deputetë të opozitës dhe ekspertë thonë se kjo bëhet për menaxhimin e projekteve të huaja, pa i dhënë zgjidhje problemit të krijuar me mbetjet.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:45 | 07/03/2024
në Analiza, Artikull kryesor
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro. Foto: LSA.

Këshilli i Ministrave vendosi të mërkurën të ngrejë Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve – një strukturë në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me funksion koordinues dhe monitorues në menaxhimin e integruar të mbetjeve përmes ekonomisë qarkulluese, që synon nxitjen e ndarjes në burim dhe riciklimin.

Ngritja e Agjencisë duket se shënon një pikë kthese në strategjinë 10-vjeçare të qeverisë për  menaxhimin e mbetjeve përmes kontratave prej qindra milionë eurosh për ndërtim inceneratorësh, të cilat po hetohen për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme.

Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike i tha BIRN se ngritja e Agjencisë duket se lidhet me fondet e donatorëve gjermanë për ngritjen e disa landfilleve rajonale, me synim riciklimin e mbetjeve urbane.

“Shpresoj që të mos ketë lidhje me inceneratorët,” tha Tabaku, ndërsa shtoi se qeveria duhet të sqarojë gjithashtu se ku shkuan paratë publike që u përdorën për inceneratorët, të cilët nuk janë në punë ose nuk janë ngritur fare si në rastin e Tiranës.

“Krijimi i kësaj agjencie tregon pikërisht këtë; që inceneratorët për të cilët u angazhuan 430 milionë euro dhe janë paguar 160 milionë për 3 inceneratorë që nuk funksiojnë, tashmë janë duke e ndryshuar në një drejtim tjetër,” shtoi Tabaku.

Pas shpërthimit të aferës së inceneratorëve dhe dënimeve ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ish deputetit socialist, Alqi Bllako dhe dhjetra zyrtarëve të tjerë, qeveria ka bërë pingpong me autoritetin përgjegjës për menaxhimin e infrastrukturës së mbetjeve.

Në nëntor të vitit të kaluar, kjo përgjegjësi iu hoq Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës- Kanalizimeve, e cila mbikëqyrte gjithashtu kontratat koncesionare të inceneratorëve.

Për ekpertët e mjedisit, ngritja e kësaj agjencie i shërben menaxhimit të fondeve të huaja që jepen për këtë qëllim, pa i dhënë zgjidhje menaxhimit të mbetjeve dhe pyetjes se çdo të ndodhë me inceneratorët që nuk punojnë.

Ornela Çuçi, eksperte e mjedisit dhe ish-zv.ministre përgjegjëse për këtë sektor i tha BIRN se krijimi i agjencisë, siç është formuluar në VKM, nuk e zgjidh problemin e menaxhimit të mbetjeve. Ajo shpjegoi se sektori i mbetjeve funksionon përmes 5 hallkave, të cilat ende nuk kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën; sistemi i politikave, krijimi i standardeve që lidhet me strategjitë, masterplani, infrastruktura, funksionimi dhe monitorimi.

“Nuk ka një entitet qendror për të menaxhuar situatën e mbetjeve nga A te ZH dhe bëhet një agjenci për të mentoruar disa projekte,” tha Çuçi për BIRN.

“I gjithë sistemi është në prag kolapsi”- shtoi ajo, ndërsa ngriti pyetjen se është ende e paqartë se kush do t’i menaxhojë objektet fundore të menaxhimit të mbetjeve, të cilat njihen si objekte të rëndësisë kombëtare bazuar në masterplanin kombëtar.

Edhe eksperti i mjedisit, Rodion Gjoka, i tha BIRN se duket se ngritja e agjencisë ka të bëjë me ndonjë kërkesë nga programe donatorësh që merr mbështetje financiare ministria e Mjedisit.

“Bën këto manovra për të justifikuar paratë,” tha ai, duke e konsideruar menaxhimin e mbetjeve një çështje të pazgjidhur.

Etiketa: Afera e inceneratoreveAgjencia Kombëtare e Ekonomisë së MbetjeveAgjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së MbetejeveAlqi BllakoBIRNdeputeteEuroGjokaInceneratorinfrastrukturaJorida TabakuKeshilli i MinistraveKorrupsionLefter KokambështetjeMinistria e MjedisitMjedisitMonitorimiOrnela ÇuçiPartisë DemokratikePastrim parashProkuroriaProkuroria e PosaçmeQeveriaRodion GjokaSHTiranëUjësjellësVKM
I mëparshmi

KPA dëgjon parashtrimet në çështjen ndaj prokurorit Erion Pano

Tjetri

Vdekja e dy punëtorëve, prokuroria e Fierit ngre akuzë ndaj deputetit Bujar Çela

Tjetri
Arrestohet sipërmarrësi i punimeve, pas aksidentit që vrau dy punëtorë në Lushnje

Vdekja e dy punëtorëve, prokuroria e Fierit ngre akuzë ndaj deputetit Bujar Çela

nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Nga bulevardi në rrjetet sociale: Fuqia e memeve të protestës

07:24 | 11/06/2026
protesta 10 qershor 202t6

Shqipëria përjeton protestën më të madhe në dekada

01:01 | 11/06/2026
veliaj ndreca

Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt

17:00 | 10/06/2026
rama balluku ne fier

‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve

13:25 | 10/06/2026
photo 2026 06 06 20 33 25

Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mikonos’

09:41 | 10/06/2026
mbledhje e klgj

KLGJ refuzon emërimin e Komisionerëve Publikë si gjyqtarë

19:05 | 09/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.