AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vdekja e dy punëtorëve, prokuroria e Fierit ngre akuzë ndaj deputetit Bujar Çela

Deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela akuzohet nga prokuroria e Fierit për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, “ndërtim të paligjshëm”, dhe “shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”. Çështja ndaj Çelës iu transferua për kompetencë Prokurorisë së Posaçme.

Valbona DavidhingaValbona Davidhi
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vendi i ngjarjes. Foro:Valbona Davidhi

Deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela do të hetohet nga SPAK për tre vepra penale, pas aksidentit në punë në magazinën në pronësi të tij, që i mori jetën 2 punëtorëve babë e bir dhe solli plagosjen e 7 të tjerëve.

Në një njoftim për shtyp Prokuroria e Rrethit Fier bëri me dije të enjten se pas hetimeve mbi aksidentin e rëndë, emri i Çelës ishte regjistruar si person që i atribuohet vepra penale, sëbashku me 6 persona të tjerë përfshi zyrtarë lokalë. Ai akuzohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, “ndërtim të paligjshëm”, dhe “shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Ndërsa çështja ndaj personave të tjerë do të vijojë të hetohet në Fier, ajo për Çelën është transferuar pranë SPAk për arsye të kompetencave. “Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, bazuar në nenet 28 pika 1, 75/a, gërma “c” e 84 të Kodit të Procedurës Penale, ka shpallur moskompetencën lëndore dhe i ka dërguar aktet e çështjes penale Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, si prokuroria kompetente për shkak të subjektit, për të vijuar hetimet ndaj shtetasi B.Ç, deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë sipërmarresi i punimeve në magazinën e shërbimeve të deputetit të Lushnjes Bujar Çela, i arrestuar më parë për të njëjtin aksident është lënë me masë sigurimi burg nga Gjykata e Fierit.

Leonard Gjini, është personi i vetëm i arrestuar, pas shpërthimit të bombulës së oksigjenit, nga shpërthimi i të cilës u vrarë babë e bir Roland dhe Elidon Hoxha dhe u plagosën 7 të tjerë. Mes të lënduarve ishte edhe vetë deputeti socialist Bujar Çela.

Në gjykatën e Fierit, në seancën e masës së sigurisë me gjyqtare Dorina Alushi, 32-vjeçari Gjini i ka mohuar akuzat e prokurorisë që përfaqësohej nga Elona Gixhari dhe Lorena Salillari.

Ai tha në gjykatë  se kishte lidhur kontratë të rregullt me deputetin Çela për  të ndërtuar magazinën, por kompania e tij nuk e nisi kurrë punën dhe  punëtorët që ishin të pranishëm në  objekt ditën e shpërthimit nuk njiheshin prej tij dhe nuk ishin të kompanisë së ndërtimit që ai ka. Megjithatë Gjykata e Fierit vendosi caktimin e tij me masë sigurimi arresti në burg.

Ndërkohë po për këtë hetim prokuroria bëri me dije se kishte marrë masa ndalimi, si pezullim nga detyra dhe ndalim largimi nga vendi për 5 persona të tjerë kryesish funksionarë të Bashkisë Lushnje. Ndër personat me masa kufizuese është R.K, me detyrën e kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Lushnjë, M.P, E.S., K.S, inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit po në këtë bashki dhe I.U, me detyrën e inspektorit të përgjithshëm të Njësisë Bashkiake Nr. 5, Bashkia Lushnjë.

Etiketa: aksidentbashkiBashkiaBujar ÇelaBurgdeputetDorina AlushiElidon HoxhaElona GixhariEmriFierGjykataGjykata e FieritGjykatëGjykatësGjyqtareHetimHetimetInspektorLeonard GjiniLorena SalillariLushnjeMASMasamasa kufizuesendalimPartisë SocialisteProkuroriaProkuroria e FieritProkuroria e PosaçmeProkuroria e Rrethit FierPunëPunëtorPunëtorëRoland HoxhaSalillariSHshqipSigurimiSPAK
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Bezart Kaçkini – Gjykata Administrative Tiranë

Skeda e pasurisë së deklaruar – Bezart Kaçkini – Gjykata Administrative Tiranë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.