AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pas Strasburgut, KPA prish vendimin e vet të shkarkimit të Antoneta Sevdarit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi kërkesën e prokurores Antoneta Sevdari për rishikim të vendimit që e kishte shkarkuar atë nga detyra, pas verdiktit të Gjykatës së Strasburgut që e gjeti atë në shkelje të Koventës së të Drejtave të Njeriut. Me shumicë votash KPA vendosi të rishqyrtojë çështjen ndaj Sevdarit.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
14:38 | 11/03/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Antoneta Sevdari pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Vladimir Karaj.

Pasi dëgjoi parashtrimet e palëve një seancë jashtë të zakonshmes, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të hënën të prishë vendimmarrjen e tij për shkarkimin nga detyra të prokurores Antoneta Sevdari. Vendimi i KPA, siç u njoftua nga kryesuesja e trupës, Natasha Mulaj u mor me shumicë votash.

Vendimi i KPA u mor bazuar në kërkesën e Sevdarit për rishikim, pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ, gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në rastin e shkarkimit të saj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. GJEDNJ vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporcional”. Po ashtu, GJEDNJ rekomandoi se mënyra e duhur për rivënien në vend të drejtësisë në rastin e Sevdarit është rihapja e procesit në rrugët e brendshme.

Trupa që po e shqyrton çështjen ka kryesuese Natasha Mulaj, relator Sokol Çomon dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz. I pranishëm si vëzhgues ndërkombëtar ishte Ferdinando Buatier de Mongeot, i cili ka ndjekur edhe procesin e parë dhe ka kritikuar ashpër vendimin e KPA për shkarkimin e Sevdarit në vitin 2019, duke i cilësuar argumentet e sjella për shkarkim si “mutacion gjenetik” të ligjit.

Gjatë seancës, Sevdari paraqiti vendimin e GJEDNJ-së si provë në çështjen e saj dhe kërkoi specifikisht prishjen e vendimit, rigjykimin e çështjes në themel ose rihapjen e procesit. Në kërkesë Sevdari kërkoi lënien në fuqi të vendimit të KPK, që do të thotë edhe rikthimin e saj në detyrë.

Në parashtrime, që u lexuan nga avokatja Romina Zano, Sevdari kërkoi që Kolegji të shqyrtonte vetëm sanksionin që ishte vendosur ndaj saj, sipas përcaktimeve të bëra nga GJEDNJ.

“Në këtë rast rishikimi është i veçantë, sepse ka si shkak përcaktimet e GJEDNJ-së, sipas të cilës nuk mund të ketë hetim të ri rreth fakteve, por vetëm rishikim të sanksionit të aplikuar mbi këto fakte, sanksion i cili ka rezultuar joproporcional,” tha Zano në parashtrime.

Duke iu referuar vendimit të GJEDNJ-së dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Zano parashtroi se në rastin konkret nuk mund të kishte rihetim dhe se vendimi duhej të bazohej në kërkesën për rishikim dhe konkluzionet e gjetura si shkelje nga GJEDNJ.

“Meqenëse shkaku i rishikimit nuk lidhet me nevojën e saktësimit të fakteve të reja,  Kolegji duhet të pranojë kërkesën për rishikim dhe të vendosë edhe për zgjidhjen në themel të çështjes, duke vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.42 date 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit,  sepse shkaqet që çuan në marrjen e masës disiplinore të shkarkimit, të analizuara të gjitha nga GJEDNJ, janë  joproporcionale me qëllimet legjitime të procesit të rivlerësimit, për marrjen e masës disiplinore ndaj ankueses”, u tha në parashtrimet e Sevdarit.

Komisionerja Publike, Irena Nino në parashtrimet e saj ia la në dorë KPA-së vendimmarrjen, por e pyetur nga relatori i çështjes Sokol Çomo specifikisht për rishikimin Nino tha se kërkesa e Sevdarit “duhet pranuar”.

KPA vendosi të dëgjojë palët për themelin e çështjes më 17 prill 2024.

 

Etiketa: Albana ShtyllaAntoneta SevdariFerdinando BuatierGJEDNJGjykataGjykata Europiane e te Drejtave te njeriutGjykata Evropiane e të Drejtave të NjeriutGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseHetimIna RamaIrena NinoKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKPAKPKkushtetueseMASNatasha MulajProkuroreRamaRezarta  SchuetzrishikimRomina ZanoShkarkimSokol ÇomoVendimi
I mëparshmi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Bezart Kaçkini

Tjetri

Mazhoranca dhe ‘Rithemelimi’ në prag të një marrëveshjeje në Kuvend

Tjetri
Mazhoranca rrëzon kalendarin e PD për vetingun e politikës

Mazhoranca dhe 'Rithemelimi' në prag të një marrëveshjeje në Kuvend

protesta parlament

‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm

17:57 | 27/07/2026
photo 2026 07 27 15 36 16

Kuvendi miraton borxhin 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret

16:35 | 27/07/2026
delina 2

Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?

08:54 | 27/07/2026
Pacientët dhe taksapaguesit paguajnë kostot shtesë të zjarrit në urgjencën e QSUNT

Debati për donacionet rikthen në fokus financimin e sistemit shëndetësor

09:38 | 26/07/2026
Mjedisorët kundërshtojnë përfshirjen e qytetit gjerman në aeroportin e Vlorës

Kush fiton nga pasiguria?

06:58 | 25/07/2026
photo 2026 07 23 10 13 02

Nëna e një të riu me autizëm kthehet në simbol pasi përballet me gazin lotsjellës në protestë

18:33 | 24/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.