AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mazhoranca dhe ‘Rithemelimi’ në prag të një marrëveshjeje në Kuvend

Përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës i thanë BIRN se kishin kryer bisedime për komisionet hetimore parlamentare, reformën zgjedhore dhe një reformë të mundshme në drejtësi – me rezultate ende të paqarta për publikun.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:04 | 11/03/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Foto: LSA

Grupimi më i madh i opozitës – “Rithemelimi” i drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mazhoranca e kryeministrit Edi Rama duket se janë në prag të një marrëveshje për ndërprerjen e protestës në Kuvend, pas një raundi bisedimesh të përfaqësuesve të tyre gjatë javës së kaluar.

Protagonistë nga të dyja palët i thanë BIRN se kishin zhvilluar bisedime mes tyre rreth tre çështjeve kyçe; ngritjen e të paktën dy komisioneve hetimore parlamentare, reformën zgjedhore si dhe ndryshime të mundshme ligjore për reformën në drejtësi.

Negociatat mes palëve synojnë të rikthejnë në Kuvend deputetët e opozitës, pas katër muajsh të tensionuar të aksionit opozitar për bllokimin e punimeve parlamentare për shkak të refuzimit të ngritjes së komisioneve hetimore dhe përfaqësimit në komisionin e reformës zgjedhore.

Në anën tjetër, ideja për ndryshime ligjore në sistemin e drejtësisë rikthehet disa muaj pasi një grup pune i përbashkët u tërhoq nga propozimet fillestare, pas kundërshtimit të ekspertëve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Socialistët duken të vendosur për ta rihapur çështjen e reformës në drejtësi, siç sugjeroi Kuvendi përmes një njoftimi të hënën pas takimit të kryeparlamentares Lindita Nikolla me të ngarkuarin me punë të SHBA-ve në Tiranës, David Wisner.

“Kryetarja Nikolla nënvizoi se Kuvendi po punon për avancimin e reformës në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe konsolidimin e institucioneve demokratike,” thuhet në njoftim.

I pyetur nëse ka kompromis për rikthimin e Kuvendit në normalitet, shefi i kabinetit të Nikollës, Kosta Bajraba i tha BIRN se “do të kemi”. Kuvendi njoftoi gjithashtu se të martën do të mbante mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve me rend dite “disa saktësime në kalendarin e punimeve për periudhën 18 mars – 5 prill 2024”.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi nuk nxitoi të komentonte para kohe, duke pritur zhvillimet në mbledhjen e së martës. Megjithatë, Bardhi i tha BIRN se ishte në bisedime me PS-në për të tre çështjet, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Socialistët, të betuar më parë se nuk do të negocionin me “non gratat”, po kujdesen që t’i paraqesin bisedimet si institucionale dhe jo politike.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali këmbënguli në një komunikim me BIRN se nuk ka negociata të fshehta, por “takime formale brenda institucioneve të Kuvendit”.

“Aty, në Konferencën e Kryetarëve e kudo tjetër, përfaqësuesit e opozitës janë jo vetëm të mirëpritur të paraqesin kërkesat e tyre, por edhe të detyruar të paraqiten nga misioni i tyre kushtetues,” tha Spiropali përmes një mesazhi telefonik.

E pyetur nëse pjesë e bisedimeve ishin edhe ligjet e drejtësisë, Spiropali tha se “çdo propozim që do të vijë nga institucionet e Kuvendit do të bëhet publik”.

Negociatat mes dy grupimeve të mëdha në parlament shihen me mosbesim nga partitë më të vogla.

Deputeti Dashamir Shehi, i pranishëm në njërin prej takimeve të thirrura nga Nikolla, i tha BIRN se takimi u fokusua tek kërkesat e opozitës për reformën zgjedhore dhe komisionet hetimore.

“Dy partitë e mëdha mund të kenë negociuar me njëra- tjetrën pas këtij takimi,” tha Shehi, duke shprehu mosbesim për reformën zgedhore. “Ato do të shohin interesat e veta,” shtoi ai.

Paketa ligjore e reformës në drejtësi u miratua 8 vjet më parë me nxitjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, duke sjellë si rezultat kryesor krijimin e Prokurorisë së Posaçme që po heton aktualisht politikanë të nivelit të lartë nga të dyja kahet e politikës. Lënia hapur e derës për ndryshime të mundshme ligjore rrezikon të shkaktojë shqetësime për fatin e mëtejshëm të institucioneve të reja të drejtësisë.

Etiketa: Bashkimi EuropianBashkimit EuropianBIRNbisedimeDashamir ShehiDavid WisnerdeputetEdi RamaElisa SpiropaliGazmend BardhiKomisionet hetimore parlamentareKosta BajrabakryetarKuvendKuvendiLindita Nikollamarrëveshjendryshime ligjorenegociatapaktParaparlamentPartisë DemokratikePSRamaReforma ne DrejtesiReforma zgjedhoreRithemelimiSali BerishaSHBAShtetet e Bashkuara të AmerikësShteteve të Bashkuara të AmerikësTiranë
I mëparshmi

Pas Strasburgut, KPA prish vendimin e vet të shkarkimit të Antoneta Sevdarit

Tjetri

Gjyqtari Hektor Sinanaj jep shpjegime për bilancet negative dhe konfliktin e interesit

Tjetri
Gjyqtari Hektor Sinanaj jep shpjegime për bilancet negative dhe konfliktin e interesit

Gjyqtari Hektor Sinanaj jep shpjegime për bilancet negative dhe konfliktin e interesit

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.