AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Marrëveshja me PS rikthen opozitën në Kuvend

Mazhoranca dhe grupimi më i madh opozitar, i njohur si Rithemelimi, ranë dakord për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare si dhe të një komisioni të posaçëm me pjesmarrjen e të dyja palëve për miratimin e reformave me shumicë të cilësuar.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:50 | 12/03/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Foto: LSA.

Përfaqësuesit e opozitës u ulën pas pesë muajsh në tryezën e Konferencës së Kryetarëve të martën, pas një konsensusi me Partinë Socialiste që u mundëson atyre ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare lidhur me koncesionet në sektorin e shëndetësisë si dhe ndërhyrjet e mundshme në sistemin TIMS.

Pjesë e marrëveshjes është edhe reforma zgjedhore si dhe ngritja e një strukture të posaçme bipartizane brenda Kuvendit, përmes së cilës synohet të miratohen me konsensus reformat që kërkojnë një votim të cilësuar në Parlament.

Marrëveshja rikthen në Kuvend deputetët e grupimit të drejtuar nga ish-kryeministri në arrest shtëpie, Sali Berisha, i njohur si “Rithemelimi”, pas disa muajsh tensioni për shkak të refuzimit nga ana e mazhorancës së ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare si dhe përfaqësimit në komisionin e reformës zgjedhore.

Sipas përshkrimit që i bënë dy kryetarët e grupeve, Bledi Çuçi i PS dhe Gazmend Bardhi i PD, struktura e re parlamentare do të ketë në përbërje deputetë të “Rithemelimit” dhe Partisë Socialiste dhe do të funksionojë me vendimarrjen e të dyja palëve.

“Ramë dakord paraprakisht që për ligje apo çështje të tjera që kërkojnë një shumicë të cilësuar, 3/5 për t’u miratuar, t’i diskutojmë në bërthama më të vogla dhe prej aty pastaj do të shkojnë në vendimmarrje politike,” deklaroi Çuçi pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi e quajti një lajm të mirë reflektimin e mazhorancës, pesë muaj pas nisjes së aksionit opozitar, ndërsa shtoi se ishte rënë parimisht dakord për ngritjen e dy komisioneve hetimore si dhe ngritjen e një strukture të posaçme në parlament për ligjet që kërkojnë 3/5-at.

“Nënkomisioni ose struktura e posaçme do të funksionojë në paritet të plotë mes deputetëve të grupit të PS dhe atij të PD, me vendimarrjen e të dyja palëve dhe do të asistohet me ekspertizë ndërkombëtare,” sqaroi Bardhi.

Mes reformave të pritshme, socialistët duken të vendosur për të rihapur edhe çështjen e reformës në drejtësi dhe siç deklaroi zyra e shtypit e kryeparlamentares Lindita Nikolla të hënën, “Kuvendi po punon për avancimin e reformës në drejtësi dhe konsolidimin e institucioneve demokratike”.

Por Bardhi deklaroi të martën se nuk ka pasur asnjë diskutim gjatë negociatave për “asnjë çështje që prek drejtësinë”.

“Nuk ndodh kurrë që të ndërhyhet në një ligj që prek zbatimin e reformës në drejtësi, pa dakordësinë e bashkaautorëve të reformës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian,” tha Bardhi.

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, e quajti një detyrë kushtetuese arritjen e konsensusit për të punuar së bashku. “Kjo nuk është çështje pazari,” shtoi ajo.

Dakordësia mes mazhorancës dhe opozitës për rikthimin në normalitet të Kuvendit u përshëndet nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe delegacioni i Bashkimit Europian.

“Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit,” deklaroi ambasada e Shteteve të Bashkuara.

Sipas BE, një parlament funksional është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit të BE.

Etiketa: Arrestarrest shtëpieBashkimi EuropianBashkimit EuropianBEbesimBledi ÇuçiDelegacioni i Bashkimit EuropiandemokracideputetElisa SpiropaliGazmend BardhiKomisione hetimore parlamentareKoncesionetKonferenca e KryetarevekryetarkushtetueseKuvendKuvendiLigjLindita NikollaMarrëveshjaparlamentPartia SocialistePartisë SocialistePDPSReformaReforma ne DrejtesiReforma zgjedhoreRithemelimiSali BerishaSHshqipShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të Amerikësvotim
I mëparshmi

Hijet e rekrutimit të emigrantëve shqiptarë në industrinë e kanabisit

Tjetri

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Hektor Sinanaj

Tjetri
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Hektor Sinanaj

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Hektor Sinanaj

Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.