AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Prokurori Olgert Rumnici konfirmohet në detyrë

Komisioni nuk konstatoi probleme domethënëse për prokurorin e Beratit, Olgert Rumnici në asnjë prej kritereve të rivlerësimit dhe e konfirmoi atë në detyrë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:27 | 21/03/2024
në KPK, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Olgert Rumnici pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Prokurori i Beratit, Olgert Rumnici u konfirmua në detyrë të enjten më 21 mars, pak orë pasi u përball në seancë dëgjimore me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur nuk u evidenuan probleme domthënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Vendimi për konfirmimin e Rumnicit u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger.

Olgert Rumnici përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe punoi për gati një dekadë si prokuror pranë Prokurorisë së Beratit. Së fundmi ai është komanduar si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Komisioni nuk ka gjetur probleme në krijimin e pasurive të subjektit, konkretisht për një depozitë në shumën 800 mijë lekë në vitin 2015 me burim një pjesë të bursës nga Shkolla e Magjistraturës dhe krijimin e një gjendje cash në shumën 1.4 milion lekë me burim nga pagat.

Lidhur me cashin, Komisioni ka konstatuar se referuar deklarimeve të mëparshme subjekti duhej të kishte pasur rreth 1 milion e 520 mijë lekë gjendje cash dhe është pyetur për këtë diferencë në shumën rreth 120 mijë lekë.

Prokurori Rumnici shpjegoi në seancë se kishte deklaruar gjendjen faktike të cash-it që kishte disponuar. Për diferencën e konstatuar, ai shpjegoi se e kishte shpenzuar pak ditë para se të plotësonte deklaratën “veting” për ceremoninë mortore të babait të ndjerë.

Komisioni ka verifikuar adresat e banimit nga nuk janë gjetur probleme. Ndërkohë, në emër të babait ka rezultuar një kontratë furnizimi me energji elektrike për një objekt në Tiranë. Sipas relatores, Rumnici ka shpjeguar se objekti ka qenë në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe se prindërit e kanë pasur në përdorim për pak kohë, kur ai ishte ende fëmijë.

Sipas Çiftjas, nga hetimi KPK ka rezultuar se aktualisht objekti është në pronësi të dy personave të tjerë që nuk kanë lidhje me familjen e subjektit. Bazuar dhe në faktin se prindërit e kanë përdorur këtë pasuri për një kohë të shkurtër vite më parë, nuk janë gjetur probleme.

Analiza financiare e përgjithshme paraprake ka rezultuar me bilanc pozitiv.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, AKSIK ka dorëzuar raport pozitiv për subjektin duke e konsideruar të përshtatshëm. Sipas relatores, KPK ka verifikuar indiciet e disa prej institucioneve ligjzbatuese, por nuk janë gjetur të vërteta.

Në aspektin profesional, Rumnici dha shpjegime për gjetjet në disa çështje të hetuara prej tij. Lidhur me një konstatim për zgjatje të hetimeve për kryerjen e të njëjtave veprime hetimore, subjekti shpjegoi se ishin caktuar tre oficerë të policisë gjyqësore, të ndryshëm, pasi ishin transferuar në rrethe të tjera gjyqësore. Sipas Rumnicit, një akt ekspertimi ishte tërhequr kur ishte caktuar oficeri i tretë dhe hetimi ishte përfunduar për rreth 15 ditë.

Edhe për zgjatjen e hetimeve për 21 muaj për një tjetër çështje, subjekti shpjegoi se ishte transferuar në Shkodër për tre muaj dhe se kur ishte kthyer, i ishin dhënë për të ndjekur hetimet për rreth 230 çështje në të njëjtën ditë. Ai solli në vëmendje të Komisionit se duhej të kryente hetime nga fillimi, ndërkohë që brenda një dite i ishin caktuar për të ndjekur një numër i madh çështjesh.

Në vijim, subjekti dha shpjegime për pushimin një çështje. Sipas tij, konflikti i kallëzuesit me institucionin lidhur me pushimin nga puna dhe shlyerjen e pagave shte një çështje që duhej të zgjidhej administrativisht. Ai pohoi se është legjislatori ai që mund ta parashikojë si vepër penale.

Në përfundim, prokurori Olgert Rumnici kërkoi konfirmimin në detyrë.

Komisioni u tërhoq dhe në orën 15:00 të së enjtes shpalli vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit Rumnici.

 

Etiketa: Analiza financiareBrunilda Bekteshienergji elektrikeEtleda ÇiftjaGerrit SprengerGjyqhetimeHetimetKëshilltar ligjorKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKligjzbatueselulzim hamitajOlgert RumniciPagatParaprokurorProkuroreProkuroriProkuroria e Rrethit BeratPunaraportShkodërshkollaVendimiVetingVëzhguesit
I mëparshmi

Shantazhoi bashkëmoshataren në rrjetet sociale; arrestohet i riu në Lezhë

Tjetri

Përfundon pa rezultat komisioni bipartizan për Reformën Zgjedhore

Tjetri
PD-PS të hapur për ndryshime në sistemin e zgjedhjeve vendore

Përfundon pa rezultat komisioni bipartizan për Reformën Zgjedhore

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.