AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Përfundon pa rezultat komisioni bipartizan për Reformën Zgjedhore

Dy vjet pas ngritjes së tij, komisioni për Reformën Zgjedhore pushoi së ekzistuari pa prodhuar asnjë rezultat konkret për ndryshime në Kod, duke ia kaluar stafetën tryezave politike mes socialistëve dhe grupit të njohur si Rithemelimi.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:12 | 21/03/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dy bashkëkryetarët e komisionit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Foto: LSA

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, i ngritur dy vite më parë me konsensus politik, përfundoi të enjten afatin e tij ligjor pa asnjë produkt konkret për të adresuar në ligjin zgjedhor rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Për dështimin e komisionit, të dy palët fajësuan njëra-tjetrën në seancën plenare, ku një pjesë e opozitës sulmoi mazhorancën se kishte bllokuar mundësinë për të pasur një rezultat me synimin për të bërë “pazare” politike me pjesën tjetër të opozitës.

“Sot ishte fundi i një përpjekjeje transparente para shqiptarëve për t’i dhënë shqiptarëve atë që meritojnë ata dhe jo atë që duan protagonistët e këtij pazari,” tha në seancë plenare kreu i PD-së zyrtare, Lulzim Basha.

Basha kontrollon aktualisht një grup të vogël deputetësh në Kuvend, por përfaqësohej në komisionin e reformës me bashkëkryetarin Enkelejd Alibeaj, i cili kishte humbur besueshmërinë e pjesës tjetër të opozitës, i njohur si grupi i “Rithemelimit”.

Alibeaj pranoi se komisioni dështoi që të dilnin në një produkt të përbashkët ligjor edhe pse PD-ja kishte bërë pjesën e saj duke sjellë projektligje konkrete për të adresuar ndryshimet ligjore.

“Prandaj dështoi se pritët pazar, por nuk keni për të pasur pazar nga ne,” iu drejtua ai kolegëve socialistë.

Kryetari i grupit socialist, Bledi Çuçi, shprehu keqardhjen që puna përfundoi pa një produkt të përbashkët. “Çfarë komisioni bipartizan konsensual mund të ngrihet mbi këtë premisë, kur pakica vjen me një draft, e dorëzon në Kuvend dhe thotë këto janë kushtet tona,” tha ai duke e cilësuar pikërisht këtë si shkak të “dështimit”.

Sipas tij, gjithsesi parlamenti do të presë rekomandimet e komisionit për të mbajtur një qëndrim.

Bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri pranoi se nuk ishte gjetur konsensus për propozimet e palëve dhe se komisioni do të dorëzojë në Kuvend një raport për punën që është bërë gjatë funksionimit të tij.

Pas dështimit të komisionit, pritet që reforma të diskutohet në një grup më të ngushtë negociatash mes PS-së në pushtet dhe opozitës së përfaqësuar nga grupimi i “Rithemelimit” që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, sipas një pakti mes tyre për të gjetur konsensus politik për çështje që kërkojnë votë të cilësuar në parlament.

Komisioni bipartizan për reformën zgjedhore u ngrit 2 vjet më parë, por nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret dhe vetëm ka kërkuar shtyrjen e afatit çdo 6 muaj në Kuvend.

Socialistët rrëzuan në vjeshtë një kërkesë të “Rithemelimit” për të ndryshuar bashkëkryetarin në komision për shkak të prishjes së balancave politike mes grupimeve brenda PD-së, vendim që u pasua me protestë të deputetëve opozitarë në Kuvend.

Për herë të fundit, Kodi Zgjedhor u ndryshua në vitin 2020 pas një marrëveshje të gjerë të partive politike dhe ndërmjetësimit të delegacionit të BE-së dhe ambasadave amerikane dhe britanike, por vetëm 1 muaj më pas, PS në aleancë me disa deputetë të opozitës e ndryshuan atë, duke imponuar një sistem zgjedhor të padakordësuar nga palët e tjera.

 

Etiketa: BashaBEBledi ÇuçiDamian GjiknurideputetEnkelejd AlibeajGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseKodi ZgjedhorKomisionKomisioni bipartizankushtetueseKuvendLulzim BashamarrëveshjeODIHROerd BylykbashiOSBEOSBE-ODIHRpakicaParaparlamentPartia SocialistePDPSPunaPunëraportReformaReforma zgjedhoreRithemelimiSali BerishaSHVendimVendimet
I mëparshmi

Prokurori Olgert Rumnici konfirmohet në detyrë

Tjetri

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Belerit për masën e arrestit

Tjetri
Burgosja e Fredi Belerit u bazua mbi një certifikatë me të dhëna të pavërteta

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Belerit për masën e arrestit

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.