AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Belerit për masën e arrestit

Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës së Fredi Belerit për shfuqizimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, duke i çmuar të pabazuara pretendimet e tij për proces të parregullt ligjor me anë të të cilit i është kufizuar e drejta për të kryer betimin pasi fitoi shumicën e votave për drejtimin e Bashkisë së Himarës.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:27 | 21/03/2024
në Lajme
0
586
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kandidati i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Foto kortezi: OMONIA.

Gjykata Kushtetuese vendosi të enjten më 21 mars të rrëzojë kërkesën e Alfred Belerit për shfuqizimin si të papajtueshme me Kushtetutën të vendimeve të Gjykatave të Posaçme të të dyja shkallëve dhe të Gjykatës së Lartë, për caktimin dhe lënien në fuqi të masës së sigurimit personal ndaj tij, “Arresti në burg”.

“Kërkuesi, në thelb, ka pretenduar se gjatë procesit për vendosjen ndaj tij të masës së sigurisë personale, gjykatat kanë zhvilluar një proces të parregullt ligjor, me anë të të cilit i kanë cenuar të drejtën për t’u zgjedhur për shkak të kufizimit të lirisë personale, si pasojë e vendosjes së masës ‘Arresti në burg’”, sqaron Gjykata Kushtetuese në njoftimin e saj dhe shton se për këtë arsye Beleri ka pretenduar se është vënë në pamundësi që të paraqitet personalisht për kryerjen e betimit si Kryetar i Bashkisë së Himarës pasi u shpall fitues në zgjedhjet vendore të vitit 2023, e për rrjedhojë gjendet në pamundësi të ushtrimit të këtij mandati të fituar.

Beleri ka pretenduar se masa e sigurimit e vendosur ndaj tij nuk është proporcionale në raport me nevojat e hetimit, duke argumentuar se vepra penale për të cilën ai akuzohet dënohet me burgim deri në 5 vjet. Tjetër pretendim ka qenë për cenimin e parimit të barazisë para ligjit dhe mosdiskriminimit, pasi nuk është trajtuar në mënyrë të barabartë në raport me shtetas të tjerë që ndodhen në të njëjtën gjendje. Gjithashtu, kërkuesi ka pretenduar cenimin e parimit të prezumimit të pafajësisë për shkak se gjykatat kanë rënduar pozitën e tij si i pandehur duke shtuar argumentet e prokurorisë dhe përforcuar arsyetimin për masën e sigurimit “Arresti në burg”.

Gjykata Kushtetuese çmon se subjekti nuk legjitimohet për pretendimin për cenimin e parimit të barazisë përpara ligjit dhe mosdiskriminimit. Në lidhje me pretendimin për kufizimin e lirisë personale në cenim të parimit të proporcionalitetit, gjykata ka vlerësuar me shumicë votash, se kufizimi i lirisë personale është vendosur nga gjykatat e zakonshme për një qëllim të ligjshëm që është garantimi i mbarëvajtjes dhe integritetit të procesit penal në ngarkim të Belerit. Gjykata vlerësoi, gjithashtu, se masa e sigurimit personal “Arresti në burg”, e vendosur nga gjykatat e zakonshme, nuk duket joproporcionale në kontekstin e rrethanave të çështjes.

Gjykata ka rrëzuar me shumicë votash pretendimin për cenimin e të drejtës për t’u zgjedhur. Megjithëse gjykata vlerëson se vendosja e masës së sigurimit personal “Arresti në burg” në ngarkim të Belerit, pamundëson kryerjen e procedurës së betimit nga ana e tij si kryetar i zgjedhur i bashkisë së Himarës dhe, për pasojë përbën edhe një kufizim të së drejtës së tij për t’u zgjedhur. Por, është arritur në përfundimin se kufizimi i lirisë personale të Belerit është bërë për një qëllim të ligjshëm dhe se kufizimi është proporcional në raport me këtë qëllim, nga për rrjedhojë shumica nuk ka gjeti cenim të së drejtës së kërkuesit për t’u zgjedhur.

Lidhur me pretendimin për cenimin e parimit të prezumimit të pafajësisë për shkak të rëndimit të pozitës nga gjykatat më të larta me anë të argumenteve për lëninen në fuqi të masës së soigurisë, çmohet se nuk mund të qëndrojë pasi nuk ka pasur rëndim të masës së sigurisë.

Alfred Beleri u deklarua fajtor për “Korrupsion aktiv në zgjedhje” nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe u dënua me 2 vjet burg. Pandeli Kokaveshi, i akuzuari si bashkëpunëtor i tij, u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, masë që u pezullua dhe u vendos në shërbim prove për tre vjet.

Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Vlorës në orët e para të mëngjesit të 12 majit 2023, vetëm dy ditë përpara datës kur do të votohej për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive. Sipas organit të akuzës, rezultonte se i pandehuri Beleri ka ofruar nga 50 euro për tetë vota. Po ashtu, Beleri u akuzua se i kishte dhënë paratë nëpërmjet të pandehurit tjetër, Pandeli Kokaveshi.

Alfred Beleri ishte kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar përballë kryebashkiakut socialist të Himarës, Jorgo Goro, i cili garonte për mandatin e tij të katërt. Megjithëse i arrestuar, Beleri u shpall fitues i zgjedhjeve të 14 majit për Himarën.

Gjykata e gjeti të drejtë kërkesën e SPAK dhe e shpalli fajtor Belerin, pavarësisht pretendimeve të tij e të përfaqësuesve ligjorë për process të paregullt ligjor dhe të ndikuar politikisht.

 

Etiketa: Alfred BeleriBashkia HimarëBetimiBurgEuroGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykata KushtetueseGjykatëGjykatëshimarëJorgo GoroKorrupsionKorrupsion aktivKorrupsion në zgjedhjekryetarkushtetueseMASMasaMasa e arrestitPandeli KokaveshiParaPunëPunëtorraportSHSPAKVlorëVotazgjedhjeZgjedhjet
I mëparshmi

Përfundon pa rezultat komisioni bipartizan për Reformën Zgjedhore

Tjetri

‘Qeverisja e hapur’ e Shqipërisë mbetet në letër, ndërsa ka pak rezultate të prekshme

Tjetri
‘Qeverisja e hapur’ e Shqipërisë mbetet në letër, ndërsa ka pak rezultate të prekshme

‘Qeverisja e hapur’ e Shqipërisë mbetet në letër, ndërsa ka pak rezultate të prekshme

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.