AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Socialistët bllokojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në mbrojtje të Olta Xhaçkës

Me forcën e kartonit të 72 deputetëve, Partia Socialiste vendosi të rrëzonte një vendim të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka – një vendim i paprecedentë që u cilësua “puç institucional” nga deputetët e opozitës.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
20:16 | 11/04/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla. | Foto : LSA

Në një votim të paprecedentë të enjten në mbrëmje, shumica parlamentare vendosi të bllokojë me forcën e kartonit zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i kërkonte Kuvendit të dërgonte për interpretim në këtë gjykatë shqyrtimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka.

Shumica parlamentare votoi me 72 vota kundër dërgimit në Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve, të cilët pretendonin se Xhaçka kishte shkelur Kushtetutën pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik nga qeveria.

Që nga nisja e procesit për shqyrtimin e kësaj çështje, mazhoranca doli në mbrojtje të Xhaçkës, duke zvarritur procesin dhe duke rrëzuar kërkesën e opozitës në Kuvend në nëntor 2022. Pasi opozita u ankua në Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit vendosi të shfuqizojë vendimin e Kuvendit si antikushtetues dhe i kërkoi që të vendoste për dërgimin pranë kësaj gjykate të mocionit te 1/10 së deputetëve.

Më shumë se 1 vit pas këtij vendimi, mazhoranca votoi sërish kundër.

Pas votimit, opozita e quajti sjelljen e mazhorancës një “puç institucional” dhe mbrojtje politike për deputeten Olta Xhaçka. Në të kundërt, Partia Socialiste e zhvlerësoi këtë çështje si “debat procedurial” dhe “vendim sovran” të deputetëve.

Gjykata Kushtetuese në vendimin nr.1/2023 vlerëson se në çdo rast kur paraqitet një mocion nga 1/10 e deputetëve apo Kryetari i Kuvendit, Kuvendi është i detyruar t’ia dërgojë çështjen Gjykatës Kushtetuese. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste i bënë një interpretim të tyrin vendimit të Kushtetueses, duke pretenduar se ky vendim nuk mund ta detyrojë deputetin si të votojë.

“Kuvendi është autoritet parësor për interpretimin e Kushtetutës për funksionet e veta,” tha Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit të Ligjeve, e cila po ashtu pretendoi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese ishin kontradiktore.

Ndërsa kryetari i grupit paramentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën se me këtë vendim po “minonte demokracinë”.

“Nëse rrëzoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ju po zhbëni një parim që askush nuk ka guxuar ta vërë në pikëpyetje në këto 33 vite dhe ky është një puç institucional,” tha Bardhi gjatë seancës plenare.

Në praktikën e mëparshme parlamentare, Kuvendi ka dërguar për interpretim në gjykatë mandatet e deputetëve kur ndaj tyre ka pasur akuza apo indicie se kanë shkelur nenin 70 të Kushtetutës që ndalon deputetët të përfitojnë nga të mirat publike.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka apeluar disa herë kur është pyetur për rastin “Xhaçka” që vendimet e kësaj gjykate janë përfundimtare dhe të zbatueshme. “Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor,” tha Zaçaj disa javë më parë e pyetur për moszbatimin nga ana e Kuvendit të vendimit për çështjen “Xhaçka”.

Etiketa: AkuzaArtan GaçiBashkëshortideputetGazmend BardhiGazment BardhiGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseHolta ZaçajInvestitor strategjikKlotilda BushkakushtetueseKuvendKuvendiKuvendi i ShqiperisemandatetMandati i deputetesmbrojtjeOlta XhaçkaOpozitaPartiaPartia SocialistePartisë DemokratikePartisë SocialisteQeveriaSHVendimVendimetVendimiVotavotim
I mëparshmi

Gjykata e Posaçme deklaron fajtore për terrorizëm 9 gra të riatdhesuara nga Siria

Tjetri

Shqipëria ndërton qendrën dhe kampin e emigrantëve ndërsa kritikat vazhdojnë

Tjetri
Shqipëria ndërton qendrën dhe kampin e emigrantëve ndërsa kritikat vazhdojnë

Shqipëria ndërton qendrën dhe kampin e emigrantëve ndërsa kritikat vazhdojnë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.