AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

KPA: Prokurori Avni Kraja nuk përmbushi kushtet për të arritur nivel të besueshëm për pasurinë

KPA e gjeti të drejetë shkarkimin e prokuorit të Tiranës, Avni Kraja për probleme në kriterin e pasurisë dhe bilancin negativ në vlerë të madhe, pavarësisht disa rezultateve të ndryshme në analizën financiare.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Analiza, KPA, Veting
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Trupa gjyqësore e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë një seance. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e ka gjetur të bazuar në ligj dhe në prova vendimmarrjen e Komisionit për shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Avni Kraja për probleme në kriterin e pasurisë, duke i rrëzuar pretendimet e ngritura në ankimin e tij në aspektin procedural, si dhe për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin e vetua. Megjithëse KPA ka arritur në rezultate të ndryshme në analizën financiare, bilanci negativ ka mbetur në vlerë të madhe, duke u konsideruar i mjaftueshëm për lënien në fuqi të shkarkimit të subjektit të rivlerësimit.

Avni Kraja u shkarkua nga KPK më 18 maj 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi mungesë të mëdha financiare për krijimin e pasurive, si dhe deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm. Po ashtu, u konstatua se Kraja nuk ka qenë bashkëpunues gjatë procesit të rivlerësimit, pasi nuk u është përgjigjur në kohë pyetësorëve si dhe nuk ka dhënë shpjegime shteruese.

Avni Kraja e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe përgjatë tre dekadave e ushtroi funksionin e prokurorit në Lushnjë, Krujë, në Shkodër dhe prej vitit 2010 në Prokurorinë e Tiranës.

Komisioni ka konkluduar se Kraja ka deklaruar në mënyrë të pasaktë dhe të paplotë burimet që kanë shërbyer për krijimin e një apartamenti me sipërfaqe 135.5 m2 të porositur në vitin 2007 në Tiranë. Në deklaratën veting ai ka shënuar si burime të ardhurat nga shitja e katit të tretë të një banese me sipërfaqe 160 m2 të ndërtuar në 2001-in në Tiranë në shumën 6.9 milionë lekë; një kredi në shumën 35 mijë euro; të ardhura të krijuara nga puna e tij dhe e bashkëshortes ndër vite; si dhe të ardhurat e përfituara nga një vendim gjyqësor në shumën 1 milion e 351 mijë lekë. Ai ka deklaruar se vlera përfundimtare e çmimit të blerjes është në shumën 105 mijë euro.

Sipas KPK, Kraja nuk ka deklaruar ndonjëherë pjesën takuese të një ndërtese në Tiranë, ku nga shitja e katit të tretë të kësaj pasurie të ketë përfituar 6.9 milionë lekë që sipas tij kanë shërbyer për pagesën e këstit të parë në shumën 40 mijë euro për apartamentin e porositur në 2007-ën. Po ashtu, është konstatuar se nuk është provuar me dokumentacion ligjor vlera e shitjes së katit të tretë të pretenduar nga subjekti, si dhe transferimi i shumës 6.9 milionë lekë nga vëllai i tij në cilësinë e blerësit, tek prokurori Kraja.

Subjekti i ka kundërshtuar konkluzionet e Komisionit për këtë pasuri, duke pretenduar se qëndrimi i KPK lidhur me vlerën nuk përputhet me provat e situatën faktike, se është ndërtuar me të ardhura të ligjshme dhe se kostoja e ndërtimit ka qenë më e ulët nga ajo e konsideruar. Për të ardhurat nga shitja e katit të tretë të një ndërtese në vlerën 6.9 milionë lekë, ka pretenduar se janë të ligjshme dhe duhen përfshirë në burimet për blerjen e apartamentit.

Në analizë të deklarimeve, Kolegji konstaton se subjekti ka modifikuar në vazhdimësi qëndrimet e tij lidhur me burimet e përdorura për krijimin e kësaj pasurie në raport me deklarimet në deklaratën “veting”, duke u përpjekur të përshtatë dhe shtojë burimet e përdorura, në funksion të nevojës për të justifikuar krijimin e saj me burime të ligjshme. Për rrjedhojë, është vlerësuar i drejtë qëndrimi i Komisionit, për të përfshirë në analizën financiare si burime të financimit të kësaj pasurie, vetëm ato të deklaruara nga subjekti në deklaratën vetting dhe jo ato të pretenduara prej tij në fazat e tjera të procesit. “[…]Aq më tepër kur edhe këto të fundit nuk përputhen me njëra-tjetrën”, vëren KPA.

Në vijim, Kolegji analizon mundësinë e subjektit për të financuar me burime të ligjshme katin e tretë të godinës në vitin 2001, pasuri për të cilën pretendon se e ka shitur dhe ka mbuluar një pjesë të çmimit të apartamentit. KPA e ka kryer analizën duke u bazuar në deklarimet e bëra në deklaratën “veting”, prej nga është konfirmuar e njëjta situatë negative si në Komision, në vlerën rreth 3.4 milionë lekë.

Qëndrimi i Komisionit për të mos njohur këtë shumë si të ardhur të ligjshme është gjetur i drejtë nga KPA, por me arsyetim të ndryshëm. Kolegji arsyeton se deklarata noteriale që pasqyron vullnetin e palëve për shitjen e katit të tretë nga subjekti tek i vëllai, nuk plotëson kushtet për të qenë një kontratë shitjeje e pasurisë së paluajtshme, por nga përmbajtja e saj, ajo rezulton se ka tiparet e një marrëdhënieje juridike që mund të kualifikohet si një premtim shitje në të ardhme.

“Pavarësisht këtij arsyetimi, situata ligjore është marrë në shqyrtim nga Komisioni dhe Kolegji, në kushtet kur subjekti i rivlerësimit kishte realizuar kontratën e shitblerjes së kësaj pasurie, në vitin 2021, dhe kishte plotësuar në këtë mënyrë, një prej kushteve të legjislacionit tatimor, sipas të cilit e ardhura e krijuar duhej t’i nënshtrohej pagimit të detyrimeve tatimore”, vëren KPA dhe arsyeton se kjo e ardhur, pavarësisht kohës kur është krijuar efektivisht, duhej t’I nënshtrohet pagimit të detyrimit tatimor, që mund të realizohej në kohën e nënshkrimit të kontratës së shitblerjes.

Sipas KPA, përfitimi i kësaj shume nuk provohet sipas pretendimeve të subjektit, përpara se të kryente pagesën e apartamentit. Megjithatë, edhe nëse do të konsiderohej, nuk mund të legjitimohej sipas kërkesave të legjislacionit të vetingut.

“[…]Në vlerësimin e Kolegjit, veprimet e subjektit të rivlerësimit tregojnë se deklarata noteriale e datës 09.11.2007, ka shërbyer vetëm për të justifikuar transferimet e fondeve që subjekti do të bënte në funksion të blerjes së apartamentit në rrugën “{***}”, dhe jo për t’i kaluar realisht vëllait të subjektit pronësinë mbi katin e 3-të të objektit në rr. “{***}”, pasi nëse do të ishte ky qëllimi apo të kishte ekzistuar ky vullnet, subjekti do të kishte nënshkruar kontratën e shitjes së pjesës takuese të këtij objekti menjëherë pasi ishte regjistruar si pronar në tetor të vitit 2016 dhe do t’u nënshtrohej detyrimeve tatimore të kohës së lidhjes së kësaj kontrate”, vlerëson KPA dhe arrin në përfundimin se shuma prej 6.9 milionë lekësh nuk mund të konsiderohet si burim për blerjen e apartamentit në 2007-ën. Nisur dhe nga analiza e burimeve të tjera, është konstatuar pamundësi edhe për krijimin e kësaj pasurie.

Në vijim KPA vlerëson se Kraja ka bërë deklarim të pasaktë për likuiditetet cash në shumën 1 milion e 450 mijë lekë të shënuara në deklaratën “veting”; për truall në Tiranë të përfituar me trashëgimi nga i ati, pasuri për të cilën KPk ka konkluduar se subjekti nuk ka dhënë shpjegime e për rrjedhojë nuk mund të arrihej në konkluzion lidhur me ligjshmërinë e krijimit të kësaj pasurie.

Mgjithëse për blerjen e një automjeti KPA ka arritur në rezultate të ndryshëm nga Komisioni për sa i përket analizës financiare, për arsye të identifikimit të vlerave të ndryshme të gjendjes së likuiditetit në fillim të vitit dhe gjendjes së likuiditeteve në datën e kryerjes së shpenzimeve, sërish është konstatuar pamundësi.

Edhe nga analiza financiare e përgjithshme e kryer në KPA është konstatuar vlerë negative e ndryshme nga ajo e konkluduar në Komision, nga 13.2 milionë në 12.5 milionë lekë, sërish bilanci negativ në vlerë të madhe ka bindur Kolegjin se shkarkimi i prokurorit Avni Kraja ishte i drejtë dhe duhej lënë në fuqi, pasi nuk përmbush kushtet për të arritur një nivel të besueshëm për pasurinë.

 

Etiketa: Analiza financiareAnalizëAvni KrajaEuroGjyqKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisionKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAKPKkrediLigjProkuroriPunaraportSHShkarkimshkarkimiShkodërTiranëVendimVetingVetinguVetting
Tjetri
Rikthehet konsensusi politik në komisionin hetimor për TIMS

Rikthehet konsensusi politik në komisionin hetimor për TIMS

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.