AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Manastirliu bën fajtor pandeminë dhe tërmetin për rënien në rezultatet PISA

Sipas ministres së Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu, rënia drastike në rezultatet e testit ndërkombëtar PISA 2022 nuk ka ardhur për faj të politikave arsimore, por për shkaqe natyrore si, tërmeti dhe pandemia e Covid-19.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu | Foto: LSA

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu analizoi të enjten gjatë një interpelancë në Kuvend shkaqet që çuan në rënien e performancës së nxënësve 15-vjeçarë në testin ndërkombëtar PISA, duke i gjetur shkaktarët jashtë dikasterit që drejton dhe politikave arsimore të ndërmarra gjatë qeverisjes së PS-së.

Raporti i PISA për testimin e zhvilluar në vitin 2022 , u publikua në fillim të dhjetorit të vitit që shkoi, dhe vuri në dukje se rënia e rezultateve të Shqipërisë krahasimisht me rezultatet e arritura në vitin 2018 ishte “një anomalitet negativ”.

Manastirliu fajësoi kryesisht pandeminë e Covid-19 gjatë viteve 2020-2022 dhe një tërmet që goditi Shqipërinë në fund të vitit 2019, si shkaktarë për rezultatet e dobëta të nxënësve.

“Izolimi, mbyllja e shkollave, ishin sfidë në kohën e pandemisë, pavarësisht përpjekjeve për realizimin e mësimit online, por të mos harrojmë se ishte dhe tërmeti i Nëntorit që ndërpreu procesin mësimor në shkollat që u prekën”- tha ajo në Kuvend.

Sipas ministres, tërmeti dëmtoi shkollat dhe 50% e nxënësve që morën pjesë në këtë testim ishin nga qarqet që u prekën nga ky tërmet.

Një tjetër shkak, shtoi ajo, “është edhe mungesa e angazhimit të nxënësve”, duke iu referuar analizës që ministria e Arsimit ka bërë.

Manastirliu foli për një plan “agresiv” masash të ndërmarra për të përmirësuar performancën.

Ajo tha se ministria kishte zbatuar gjatë muajit prill një model pilot të testimit në 36 shkolla të vendit, si një nga masat e afatshkurtra të marra për përgatitjen e shkollave për testimin e ardhshëm në 2025-ën.

Sipas saj, ky testim paraprak kishte treguar rritje të ndërgjegjësimit të mësuesve dhe nxënësve për këtë testim.

Argumentet e Manastirliut u pritën me rezerva nga opozita.

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e cila e kishte thirrur në interpelancë, fajësoi për rezultatet e dobëta dështimin e politikave dhe reformave të qeverisë dhe mungesën e fondeve për arsimin.

“Ky është një raport që zhvesh propagandën dhe zhvesh njëherë e mirë dështimin në sistemin arsimor parauniveristar”, iu drejtua ajo ministres

Në raportin e rezultateve të fundit, Shqipëria renditej ndër vendet e fundit mes 80 vendeve në të cilat bëhet testimi PISA, ndërkohë që rezultatet e testimit tregonin edhe përkeqësim në krahasim me veten.

Prej vitit 2009 deri në vitin 2018, Shqipëria njohu vetëm rritje në rezultate, pavarësisht se renditja e saj krahasimisht me vende të tjera mbeti e keqe. Por të dhënat e testimit të fundit tregojnë se shumë nga ajo që ishte fituar në testimet paraardhëse u humb.

Bazuar në grafikët e raportit, rezultatet e Shqipërisë në matematikë dhe shkencë ranë poshtë atyre të arritura në vitin 2009. Në të dyja degët nxënësit kanë shënuar pak mbi nivelin e 350 pikëve. Rënia në shkencë është edhe më e madhe, pasi këtu rezultatet në vitin 2009 kanë qenë afër 400 pikëve. Rezultatet në lexim po ashtu nuk ishin më të mira, edhe pse në këtë degë rezultate ishin ende mbi nivelin e pikëve të marra në vitin 2009.

Testi PISA është një nismë mbarëbotërore nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD, për të matur aftësinë e nxënësve 15-vjeçarë për të përdorur njohuritë e tyre në matematikë, shkencë dhe lexim.

Testet eksplorojnë se sa mirë nxënësit mund të zgjidhin probleme komplekse, të mendojnë në mënyrë kritike dhe të komunikojnë në mënyrë efektive, duke dhënë një pasqyrë se sa mirë sistemet arsimore të vendeve të tyre i përgatitin ata për sfidat e jetës reale.

Etiketa: AnalizëCOVIDCOVID-19Ina ZhupaizolimKuvendMinistria e ArsimitOECDOgerta ManastirliuOpozitaOrganizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim EkonomikPDpilotPISAPSQarqetraportRaportiSHshkollashqipShqipëriatërmetTestimetzhvillimzhvillim ekonomik
Tjetri
Si u kthye Tirana në kryeqytetin e skemave mashtruese të investimeve

SPAK njofton rezultatet e një hetimi ndërkombëtar për mashtrime me Call Center

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.