AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Transferta nga Anglia, Prokuroria sekuestron troje dhe makina luksoze

Transfertat në vlera të konsiderueshme në disa vjet radhazi të kryera nga shtetas të huaj në Angli në favor të dy ish-bashkëshortëve në Shqipëri kanë ngjallur dyshime për pastrim parash që rrjedhin nga vepra penale.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:43 | 07/05/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Prokuroria e Tiranës njoftoi të martën më 7 maj sekuestrimin e disa pronave të paluajtshme, të shtatë automjeteve dhe të llogarive bankare të një personi nën hetim për pastrim të parave të dërguara nga shtetas anglez, pa ndonjë lidhje mes tyre.

Nga hetimi ka rezultuar se në llogaritë bankare të shtetasit A.M. dhe ish-bashkëshortes së tij, A.Xh., kanë mbërritur transferta në vlera të konsiderueshme nga viti 2007 e deri në vitin 2023.

“Dërgesat janë bërë nga shteti anglez dhe dërgues kanë qenë shtetas të huaj, ku midis tyre dhe përfituesve nuk provohet asnjë lidhje. Transfertat bankare në llogaritë e tyre janë bërë pa përshkrim veprimi,” citohet në njoftimin e prokurorisë.

Lidhur me këto transferta, A.M. ka deklaruar se shumat e depozituara në llogarinë e tij kanë qenë kapar për blerjen e një pasurie të paluajtshme në Durrës, e cila do të përdorej për të ndërtuar një resort turistik, ku të dy do ta kishin në bashkëpronësi.

Prokuroria vlerëson se duhet vendosur sekuestro preventive, pasi ekzistojnë indicie dhe prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi A. M. në bashkëpunim me ish-bashkëshorten e tij kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në këtë skemë dyshohet se është e përfshirë edhe një shtetase britanike, e cila ka kryer transferta për shtetasin nën hetim si dhe gjithashtu ka blerë pasuri në bashkëpronësi me të me vlera të konsiderueshme. Në transfertën e kryer për blerjen e një trualli, A. M. ka deklaruar se të ardhurat kanë qenë kursime familjare të përftuara si pasojë e emigrimit, ndërkohë që rezulton se ai është deportuar në vitin 2007 dhe këto para nuk i ka qarkulluar më parë në sistemin bankar, pavarësisht se ka 17 vite që është kthyer nga Anglia.

Për këto arsye, prokuroria thotë se ka kërkuar vendosjen e “Sekuestros preventive” mbi tre ngastra toke të llojit “arë” në Kamëz me sipërfaqe totale 1246 m2; dy troje me sipërfaqe totale 2000 m2; ndaj llgarive bankare të shtetasve A.M. dhe A.Xh.; si dhe ndaj shtatë automjeteve luksoze, mes tyre një Hummer H2; BMW X6 Xdrive dhe Range Rover Evoque.

 

Etiketa: AngliDurrësHetimKamëzMakinaParaPastrim parashProkuroriaProkuroria e Tiranëssekuestro preventiveTiranëTransferta
I mëparshmi

KPK u nda në vlerësimin e pasurisë së prokurorit Dritan Nushi

Tjetri

PS propozon një reformë të re anti-korrupsion

Tjetri
PS propozon një reformë të re anti-korrupsion

PS propozon një reformë të re anti-korrupsion

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.